Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
I pyetur nëse Veliaj ‘u lëshua’ nga kryeministri dhe mazhoranca socialiste, pasi në rastin e Belinda Ballukut, deputetët e shumicës në Kuvend nuk votuan kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të saj, Rama tha se janë dy raste të kundërta.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, tha se Tirana është një shembull absurd. Gjatë podkastit "Flasim", Rama tha se kryeqyteti nuk mund të drejtohet me kryetarin në qeli dhe kjo sipas Ramës e ka dëmtuar punën në Tiranë.
Kryeministri e krahasoi rastin e Veliajt me dy raste të tjera në Hungari e Turqi, të cilat sipas tij janë cilësuar shkelje të të drejtave të njeriut nga Gjykata e Strasburgut. I pyetur nëse Veliaj ‘u lëshua’ nga kryeministri dhe mazhoranca socialiste, pasi në rastin e Belinda Ballukut, deputetët e shumicës në Kuvend nuk votuan kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të saj, Rama tha se janë dy raste të kundërta.
“Tirana është një shembull absurd. Ka 2 raste të ngjashme, njëri rast në Hungari dhe njëri në Turqi. Strasburgu i ka rrëzuar të dyja rastet si shkelje të të drejtave të njeriut. Që kryetari i zgjedhur i kryeqytetit të rrijë i mbyllur në paraburgim dhe t’i të mos kesh asnjë mundësi të bësh zëvendësim, sepse Kushtetuesja tha ‘është në detyrë’, ky është një absurd. Kryeqyteti po e vuan mungesën e drejtimit.
Unë e shoh në raportet me bashkinë sesa e pamundur është. Deputetët e Tiranës janë të frustruar në kulm. Unë s’jam dakord me Braçen sepse je në shumicë qeverisëse, por nga ana tjetër është se ato probleme që ngre janë probleme që lidhen me bashkinë. Bashkia nuk ka kokë. Është një eksperiment social politik e ekonomik ky që një kryeqytet të drejtohet pa kokë. Por mendoj se SPAK është një nga gjërat më të mira që i ka ndodhur Shqipërisë në këto 35 vite.
Në rastin e Belinda Ballukut SPAK hyri në territorin tim si kryeministër, tonin si shumicë parlamentare dhe të presidentit që e ka dekretuar. Në rastin e kryetarit të bashkisë unë nuk kam qenë dakord personalisht, por s’kam asnjë mundësi dhe arsye të them jo, kjo nuk mund të ndodhë se po shkelni një vizë? Ça vije po shkelin, ata kanë të drejtë ta bëjnë këtë gjë. Ça do të thotë që u la, do bënim demonstratë ne. Ky është perceptim i njerëzve që e shohin në mënyrë perverse gjënë dhe që do i bënin këto gjëra po të ishin në vendin tim”, theksoi Rama./Dosja.al
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë podkastit "Flasim" në lidhje me hetimet e Prokurorisë së Posaçme dhe ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në podkastin e tij "Flasim" tha se nuk është në politikë për tu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar çështjen e transaksionit për pronat në Zvërnec, pas ndërhyrj...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se edhe ish-kryeministrat Sali Berisha dhe Fatos Nano kanë dashur të sjellin investitorë t...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se investimi për një ujësjellës dhe linjën elektrike në ishulli...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për dy çështjet më të bujshme, Sazanin dhe Zvërneci, tha se ja...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar dështimin me qytetarët, duke thënë se është një qeveri q&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për protestat, që prej 104 ditësh po kërkojnë largimin e tij. Duke ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me deklaratat e kryedemokratit, Sali Berisha, i cila ka thënë se i...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për fëmijërinë e tij ka treguar se nuk ka qenë asnjëherë i ...