LIVE UPDATES
Editorial

Shembëtira informative e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ndërkaq, rritja e ndjeshme e interesit sjell, në mënyrë po të vetëkuptueshme dhe të pashmangshme, edhe rritjen po aq të ndjeshme të nevojës për informacion të palëve të interesuara, nga njëra anë, ku përfshihen edhe gazetarët dhe media, si dhe qytetarët, dhe, nga ana tjetër, të vullnetit dhe të gatishmërisë për transparencë të institucioneve shtetërore për të dhënë informacion në përputhje me kuadrin kushtetues dhe ligjor ekzistues.

15 September 2022, 12:28 Nga Shpëtim Doda
Shembëtira informative e Ministrisë për Evropën dhe
Foto ilustrim

Nisja zyrtarisht e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në korrik shenjon fazën më të rëndësishme në proceset integruese të vendit në Bashkimit Evropian. Nisja e kësaj faze ka sjellë në mënyrë sa të vetëkuptueshme, aq të pashmangshme, një rritje të ndjeshme të interesit të thuajse të tërë aktorëve të vendeve anëtare për të patur një pasqyrë të gjendjes reale të aspekteve të përfshira në 35 kapitujt e paketës së anëtarësimit.

Pjesë e këtij interesi të shtuar janë edhe tre projektet hulumtuese në të cilat jam i përfshirë së bashku me tre gazetarë të një grupi mjaft të njohur mediatik me qendër në Bruksel, një prej të cilave lidhet me administratën publike, duke synuar, më konkretisht, që të pasqyrojë realitetin dhe problematikat e ndeshura në lidhje me parimet e administratës publike, me standardet, si dhe me kriteret e rekrutimit dhe të karrierës në administratën publike, pjesë këto të raportit mbi Shqipërinë që i parapriu vendimit të korrikut (Albania 2021 Report, 2.1. 2). Ndërkaq, rritja e ndjeshme e interesit sjell, në mënyrë po të vetëkuptueshme dhe të pashmangshme, edhe rritjen po aq të ndjeshme të nevojës për informacion të palëve të interesuara, nga njëra anë, ku përfshihen edhe gazetarët dhe media, si dhe qytetarët, dhe, nga ana tjetër, të vullnetit dhe të gatishmërisë për transparencë të institucioneve shtetërore për të dhënë informacion në përputhje me kuadrin kushtetues dhe ligjor ekzistues.

Mbas përzgjedhjes së institucioneve, vendosëm të nisnim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke qenë se fjala është për institucionin që përfaqëson vendin dhe qeverinë shqiptare në arenën ndërkombëtare. Në kuadër të këtij projekti, por edhe si QYTETAR i Republikës së Shqipërisë, mbështetur në Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (neni 10 dhe 13), në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (neni 23, pika 1), dhe Ligjin 119/2014 “E Drejta për Informimit”, në datë 18.08.2022, i drejtova Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) kërkesën e parë – ndërkohë që do të ketë disa syresh – për të më përcjellë informacion në lidhje me:

1) Emërimin Drejtore e Përgjithshme Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse pranë MEPJ e znj. Ilda Dega, në një kohë që zonja në fjalë kishte mbushur moshën e daljes në pension, si dhe arsyet se përse asnjë nëpunës tjetër i administratës shtetërore apo i MEPJ në moshë aktive nuk u emërua në këtë detyrë.

2) Procedurat e ndjekura në përzgjedhjen në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të MEPJ e z. Gazmend Turdiu, shoqëruar me dokumentacionin përkatës.

3) Kriteret e përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të MEPJ, formën e emërimit (me konkurrim, apo me emërim ex cathedra), autoritetin emërues, si dhe bazën ligjore.

4) Procedurat e emërimit në postet diplomatike jashtë vendit, kriteret e përzgjedhjes, formën e emërimit, dhe bazën ligjore.

Përkundër pritshmërive tona, në vend të vullnetit dhe gatishmërisë për të bërë transparencë dhe për të na përcjellë informacionin e kërkuar, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme zgjodhi të strehohej përfund një shembëtire të thellë dhe të errët informative, pikërisht të asaj shembëtire, ekzistencën e të cilës e përmendi këto ditë edhe vetë kryeministri Rama në përgjigjen ndaj pyetjes “ku ishe ti?” që i drejtuan qytetarët pas luftës që i shpalli objekteve të ndërtuar pa leje; dhe në vend të zbatimit të ligjit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme zgjodhi qartësisht dhe shëmtisht që të kthehet në një institucion në të cilin i vetmi ligj që respektohet dhe zbatohet, është mosrespektimi dhe shkelja flagrante e vetë Ligjit, duke i shkuar pas të njëjtës logjikë të njohur, asaj të manovrave alla Chaplin për të mbuluar një shkelje të ligjit përmes një shkeljeje tjetër, e këtë shkelje përmes një shkeljeje tjetër, e kështu me radhë, derisa shkelja e ligjit kthehet në i vetmi ligj që respektohet dhe i vetmi rregull që ndiqet. Sidoqoftë, grupi ynë i punës është i përgatitur dhe i vendosur t’i shkojë deri në fund projektit në fjalë, duke ndjekur hapat dhe rrugën e parashikuar nga kuadri ligjor shqiptar dhe evropian.

Pas ankimimit pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, po përgatitemi që t’i drejtohemi edhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale të BE-së në Bruksel, pasi nëse mali nuk shkon te Muhamedi, është Muhamedi që shkon te mali; nëse informacioni nuk vjen tek ne, shkojmë ne tek informacioni, edhe nëse do të na duhet të zbresim si Talesi, jo në fund të pusit, por në fund të shembëtirës së thellë e të errët informative të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Pritja pafundësisht e Godosë, deri në kufijtë e absurdit, është një histori e të shkuarës dhe një histori e tejkaluar tashmë.

Ndërkohë, kjo sjellje e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila bie haptazi ndesh me sjelljen që duhet të ketë institucioni që përfaqëson shtetin dhe qeverinë shqiptare në arenën ndërkombëtare, është një indicie e fortë e ekzistencës së shkeljeve ligjore në çështjet për të cilat kemi kërkuar informacion, pasi është më se e njohur se shkelja ligjore dhe terri informativ janë gjenetikisht e strukturalisht të lidhur; sa më e rëndë shkelja ligjore, aq më e thellë shembëtira në të cilën përfundet, më e thellë se tuneli sabatian dhe më e korkolepsur se labirinti borgesian, dhe aq më i trashë është terri informativ me të cilin mbështillet nga shkelësit e ligjit. Nga ana tjetër, ky është një rast i mirë për kryeministrin Rama për t’i treguar qytetarëve shqiptarë se tashmë ka arritur të dalë prej asaj shembëtire të thellë dhe të errët informative më të cilën gjendej i përfundur deri ditën kur zbuloi ekzistencën e objekteve të ndërtuara pa leje. Le të shpresojmë dhe të presim me durim. Shpresimi dhe durimi për të tilla gjëra, ndonëse kanë një kufi, e rëndësishme është se nuk na mungojnë aspak.

shpetim doda

Sondazh

Editorial 12 September 2022, 16:32 Meri Lika

Lideri dhe ne

Meri Lika Para pak kohësh nisa të lexoj librin e Federico Finchelstein, historian argjentinas, “Nga fashizmi tek populizmi në histori&...

Editorial 12 September 2022, 14:00 Blerton Abazi

Siguria e brishtë kibernetike në rajon

Blerton Abazi Pandemia Covidit-19 ka ndikuar edhe në sjelljet tona të përditshme, sidomos në përdorimin e shërbimeve digjital...

Editorial 7 September 2022, 09:48 Shaban Murati

Vdiq ballkanizmi i “Ballkanit të Hapur”

Shaban Murati Sapo mbushi një vit, nisma e presidentit serb e “Ballkanit të hapur” pësoi dështimin e parë dhe ndë...

Editorial 3 September 2022, 10:22 Ben Blushi

Duke kërkuar spiunët rusë në Gramsh

Fotoja e Ben Blushit Një nga dëmet e shumta që Putini i ka bërë rusëve, është se ata duken të këqinj edhe...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin