29 May 2023, 13:08
Nga m.s
Erion Braçe
TIRANË- Në Komisionin e Ekonomisë është raportuar puna vjetore e Autoritetit të Konkurrencës. Deputeti i PS-së Erion Braçe tha në Komisionin e Ekonomisë se nuk ka konkurrencë për naftën, kur ka vetëm një shitës e një blerës. Po kështu ai kërkoi që të ketë hetime për këtë çështje si dhe për tregun e shërbimeve spitalore private. Sipas tij, për sa kohë është një treg sensitiv, duhet monitorim dhe hetim.
“E dini që tani ka një broker që blen naftën në bursë dhe e sjell në Shqipëri? Lihet në depozita pa çmim dhe çmimi del ditën kur del malli. A e kuptoni se s’ka konkurrencë kur ka një shitës? Një blerës dhe një shitës. Si mund të ketë konkurrencë kur çmimi është ai që sjell brokeri, dhe kjo s’ju ka rënë në sy fare? Hetoni e hetoni dhe këtë skemë nuk e cënon askush? A e kuptoni që kemi konkurrencë nga depozitë deri te pompa. Konkurrenca është kufizuar me 20% të tregut. E rëndësishme është ndjekja e tregjeve dhe atyre që blejnë.
Të fitosh aq shumë para e të vendosësh atë gjobën te tregu i drithit, nuk është e rëndë. E fundit, sugjerimi që kam është për një treg të rritur jashtë mase, tregu i shërbimeve spitalore private. Është përqendruar përtej çdo limiti.
Aq sa konkurrenca atje nuk ekziston më. Do ishte shumë e rëndësishme sa kohë që ka të bëjë me shëndetin, edhe ata që paguajnë atje hallexhinj janë. Njoh unë plot që i drejtohen privatit, dhe pse janë thjesht bujq. Sa kohë që është treg kaq sensitiv, meriton monitorim dhe hetim. Shkoni e shihni faturat nga Covid-i, e do vini duart në kokë”, tha Braçe.
autoriteti i konkurrences erion brace
Politike
29 May 2023, 12:57
A.B
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD do të futet në një fazë tjetër, atë të mbledh...
Politike
29 May 2023, 12:54
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se është bërë përpjekje antikushtetuese nga mafia...
Politike
29 May 2023, 12:47
m.s
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe, foli në Komisionin e Ekonomisë për Autoritetin e Konkurrenc&eum...
Politike
29 May 2023, 12:36
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Gjatë mbledhjes së sotme me kryetarët e degëve, kandidatët e opozitës në zgjedhjet lokale si d...
Politike
29 May 2023, 12:24
A.B
Mbledhja
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mblodhi ditën e sotme 61 kandidatët e 'Bashkë Fitojmë' në ...
Politike
29 May 2023, 11:57
m.s
Ina Zhupa
TIRANE- Deputetja e PD-së Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat foli në lidhje me një projektvendim të K...
Politike
29 May 2023, 11:43
m.s
Jorida Tabaku
TIRANË- Në Komisionin e Ekonomisë, deputetja e PD-së Jorida Tabaku ngriti një sërë çështjesh ...
Politike
29 May 2023, 11:24
A.B
Denar Biba
TIRANË- Kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, raportoi ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë, ku k...
Politike
29 May 2023, 11:16
m.s
Autoriteti i Konkurrencës
TIRANË-Autoriteti i Konkurrencës ka bërë bilancin e vitit 2022, ku thuhet se janë marrë 9...
Politike
29 May 2023, 11:01
m.s
Albana Vokshi
TIRANE- Deputetja e PD-së Albana Vokshi, në një deklaratë nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kallëzuar kryeb...