28 May 2023, 13:10
Nga A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj projektvendimit që po përgatit qeveria për shkrirjen e Akademisë së Albanologjisë dhe bashkimin e saj në Akademinë e Shkencave. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se ky është një akt antikombëtar dhe antiligjor i kryeministrit Rama.
REAGIMI I BERISHËS:
Shkrirja e Akademisë Albanologjike, një akt antikombëtar e antiligjor i Edi Ramës. Të dashur miq, Edi Rama po ndërmerr një sulm të hapur kundër albanologjisë, gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës, identitetit tonë kombëtar. Ai në kundërshtim me ligjet e Arsimit të Lartë dhe të Akademisë së Shkencave ka pergatitur me ministren e tij të arsimit një vendim për shkrirjen e Akademisë Albanologjike, qendrave dhe instituteve të saja dhe dorëzimin e tyre tek Skendër Gjinushi. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim antishqiptar dhe antiligjor të Edi Ramës si një goditje asgjesuese për studimet e gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës dhe kërkoj anullimin e tij të menjëhershëm. Këtu më poshtë keni raportimin e mediave për këtë akt antiligjor! #sb
Qeveria po përgatit vendimin për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Sipas projektit të propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të gjitha asetet, si pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të këtij institucioni, i kalojnë në varësi, Akademisë e Shkencave. Qendra Kërkimore e Enciklopedisë Shqiptare dhe Botimeve dhe personeli akademik, aktualisht pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, sipas propozimit, duhet të riorganizohen si njësi të kërkim-studimit deri 31 Dhjetor të vitit 2023.
Akademia e Studimeve Albanologjike u krijua në mars të vitit 2008 në kuadër të ristrukturimit e të modernizimit të sistemit universitar dhe akademik shqiptar. Akademia u formua nga bashkimi i katër Instituteve: i Arkeologjisë, Gjuhësi dhe Letërsi, Historisë dhe Kulturës. Gjithashtu janë dhe 2 njësi kërkimore, studimi i Artit dhe Enciklopedia Shqiptare./Dosja.al
sali berisha
Politike
28 May 2023, 12:51
A.B
Edi Rama
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në një takim me banorët e Gjirokastrës...
Politike
28 May 2023, 12:41
A.B
Edi Rama
GJIROKASTËR- 'Mos u vetëkënaqni'- ishte ajo që u tha ditën e sotmekryeministri Edi Rama drejtuesve socialist në Gjir...
Politike
28 May 2023, 12:12
A.B
Edi Rama dhe turistet
GJIROKASTËR- Turi i falenderimeve i kryeministrit Edi Rama u ndal sot në Gjirokastër. Teksa ishte duke inspektuar puni...
Politike
28 May 2023, 12:13
a.l
Bajram Begaj
ITALI- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj gjatë qëndrimit të tij në Itali, ka zhvilluar një vizitë...
Politike
28 May 2023, 11:47
A.B
Rama me banoret
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Lazarat për të vijuar turin e falë...
Politike
28 May 2023, 11:09
A.B
Silvi Bardhi
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme skemën e bërë publike nga emisioni 'Piranjat' për manipuli...
Politike
28 May 2023, 09:58
A.B
TROPOJË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim vizitoi sërish Tropojën. Ditën e djeshme, ajo u takua me banorët e zonës e madje ko...
Politike
27 May 2023, 23:01
I.A
Edi Rama
TIRANË- Këngëtarja Elhaida Dani ishte e ftuar në podcasting e rradhës “Flasim”, të kryeministrit Edi Ram...
Politike
27 May 2023, 19:44
I.A
Lulzim Basha
SHKODËR- Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë thirrje për protesta masive në Shqipë...
Politike
27 May 2023, 18:58
I.A
Lulzim Basha
SHKODËR- Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë sot një takim me të rinjtë në Sh...