29 September 2026, 13:49
Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në Samitin për turizmin në Bruksel tha se në fokus të Shqipërisë është edhe turizmi luksoz. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se falë punës së përkushtuar ndër vite, imazhi i Shqipërisë ndryshoi dhe se sot nuk është më “gropa e zezë e Europës”, por perla e Europës.
Duke folur për infrastrukturën, Rama pranoi se Shqipëria nuk ka infrastrukturën më të mirë në Europë, por vuri në dukje zhvillimin e sektorit të aviacionit. Ai tha se aeroporti i Tiranës ka lënë pas aeroportin e Beogradit për disa vite sa i përket numrit të pasagjerëve, duke e cilësuar këtë si një ndryshim të rëndësishëm. Kryeministri nuk la pa përmendur edhe protesuesit, ku me ironi tha se Shqipëria do të ketë edhe një aeroport për flamingot.
“Kemi njerëz mikpritës, ushqim të shijshëm. Brenda një javë mund të përjetosh shumë gjëra dhe jemi shumë të lumtur që shohim kaq shumë turistë spanjollë që mbërrijnë dhe që duan të kthehen. Objektivi ynë është bota sepse po zbulojmë që të gjitha pjesët e botës po marrin pjesë në këtë rritje. Kur nisëm këtë udhëtim numëronin 2 mln turistë, paraardhësi im ishte turist kur u kthye në Shqipëri. Por vitin e kaluar përfunduam me afro 12 mln të huaj, jo vetëm europianë, jo japonezë, izraelitë, kinezë, vizitorë nga Lindja e Mesme. Ne nuk kemi infrastrukturën më të mirë në Europë. Por kemi një aeroport që i kemi lën pas fqinjët tanë për të 5 apo 6 vit. Flasim për aeroportin e Beogradit që ka qenë një aeroport i madh. Së shpejti do të hapim aeroport të ri në Vlorë. Por punojmë për aeroport të 3 në jug ë do jetë sezonal. Ne do të kemi edhe një aeroport për flamingot”, tha Rama.
edi rama
Politike
29 September 2026, 13:45
E. D
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama, është i ftuar në Samitin e Euronews 2026, për të folur për të ardhmen e tu...
Politike
29 September 2026, 13:03
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka refuzuar që të komentojë akuzat e SPAK për ish-kre...
Politike
29 September 2026, 11:54
I.A
Edi Rama
SHBA- Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar një video përmbledhëse nga ditët e para të debatit të P&eu...
Politike
29 September 2026, 11:26
I.A
Adriana Kalaja
TIRANË- Avokatja Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK, ministren e Shëndetësisë Klodiana Spahiu, për prete...
Politike
29 September 2026, 11:20
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka ankimuar në Gjykatë Kushtetuese dënimin e tij, ndërkoh&e...
Politike
28 September 2026, 14:52
I.A
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Këshilli...
Politike
29 September 2026, 10:39
E. D
Laura Pohumi, bashkëorganizatore e protestave "Flamingot e Frankfurtit"
TIRANË- Gazeta gjermane Hessenschau u ka bërë jehonë ...
Politike
29 September 2026, 09:47
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Komisioni Evropian do të propozojë kufizimin e disa të drejtave për anëtarët e ardhshëm të...
Politike
29 September 2026, 09:22
E. D
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin e Euronews p&eu...
Politike
28 September 2026, 22:52
E. D
Kuvendi i Kosovës kritikoi vendimin e shkallës së parë kundër ish-krerëve të UÇK-së
GJERMANI- Parlamenti i K...