Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gazeta thekson se Hyseni drejtonte SHISH-in prej vitit 2023 dhe emërimi i saj ishte shoqëruar më herët me kritika për shkak të shtetësisë kosovare dhe funksionit të mëparshëm si numri dy i shërbimeve të inteligjencës së Kosovës.
TIRANË- Goditja e SPAK ndaj ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni po bën bujë në mediat ndërkombëtare. Agjencia franceze e lajmeve AFP e përshkruan çështjen si një tjetër skandal korrupsioni që prek qeverinë e Edi Ramës.
Në artikull, AFP vë në dukje edhe përmasat politike dhe institucionale të çështjes. Gazeta thekson se Hyseni drejtonte SHISH-in prej vitit 2023 dhe emërimi i saj ishte shoqëruar më herët me kritika për shkak të shtetësisë kosovare dhe funksionit të mëparshëm si numri dy i shërbimeve të inteligjencës së Kosovës.
Artikulli i plotë i AFP:
Kreu i shërbimeve të inteligjencës shqiptare iu dorëzua autoriteteve të martën, pas lëshimit të një urdhër-arresti ndaj saj nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Prokurorët që hetojnë çështjet e korrupsionit në Shqipëri njoftuan më herët gjatë ditës se kishin lëshuar një urdhër-arresti për Vlora Hysenin, në kuadër të një hetimi për korrupsion, ku është përfshirë edhe një zyrtar i lartë i policisë. Një zëdhënës i policisë deklaroi të martën në mbrëmje për AFP-në se Hyseni ishte dorëzuar pranë autoriteteve shqiptare në pikën kufitare të Morinës, mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) bëri të ditur në një njoftim se kishte urdhëruar pezullimin dhe vendosjen në arrest shtëpie të Hysenit, e dyshuar për nxjerrje të informacioneve konfidenciale. Sipas njoftimit të prokurorisë, është arrestuar gjithashtu drejtuesi i sektorit të Institutit të Policisë Shkencore.
“Askush nuk është mbi ligjin”
Mediat lokale kishin raportuar më herët se Vlora Hyseni nuk ndodhej në vend. Ky është skandali i fundit i korrupsionit që prek qeverinë e kryeministrit Edi Rama, i cili prej disa muajsh përballet me protesta kundër një projekti të diskutueshëm për ndërtimin e një kompleksi turistik në jug të vendit, të mbështetur nga Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump.
“Çdokush prezumohet i pafajshëm deri në dhënien e një vendimi përfundimtar, por askush nuk është mbi ligjin, në asnjë rrethanë dhe për asnjë arsye”, deklaroi Rama në rrjetin social X, duke shtuar se drejtuesja e shërbimeve të inteligjencës ishte “shkarkuar nga detyra” me efekt “të menjëhershëm”.
Bajram Begaj, firmosi të martën në mbrëmje dekretin për shkarkimin e Hysenit nga detyra e drejtores së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Hyseni drejtonte prej vitit 2023 Shërbimin Informativ të Shtetit shqiptar.
Emërimi i saj ishte kritikuar
Emërimi i saj kishte shkaktuar kritika në Shqipëri për shkak të shtetësisë së saj kosovare dhe detyrës së mëparshme si numri dy i shërbimeve të inteligjencës së Kosovës, nga ku ishte shkarkuar.
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili u shkarkua në fillim të këtij viti, u paraqit gjithashtu të martën në mëngjes në SPAK, në kuadër të së njëjtës çështje. Hetimi përfshin gjithashtu Ermal Beqirajn, i cili u arrestua në Francë në fund të gushtit, si dhe biznesmenin Ergys Agasi, i arrestuar më 26 gusht./Dosja.al
Ina Zhupa TIRANË- Arrestimi i drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka ngritur shqetësime të fo...
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Goditja e SPAK ndaj kreut të SHISH, Vlora Hyseni, shkaktoi debate në Komisionin e Ligjeve mes opozitës dhe ...
Genta Vangjeli TIRANË- PD denoncoi sot rastin e Albi Sulës, një 30-vjeçar që prej tre vitesh përballet me problem...
Vlora Hyseni TIRANË- Demokratët Evropianë (PDE/EDP) kanë reaguar pasi SPAK i caktoi masën e sigurisë arrest në...
Kaja Kallas dhe Albin Kurti BRUKSEL- Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas ka zh...
Vlora Hyseni TIRANË- Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit, p...
Sali Berisha VLORË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë për situatën demografike në vend, varf&eum...
Sali Berisha VLORË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita duhet të hyjë në një fazë të re t...
Sali Berisha VLORË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se demokratët janë ata që do ta shpëtojn&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi ditën e djeshme në selinë e PD-së një t...