Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Duke iu referuar deklaratave të bëra nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, Bardhi u shpreh se qeveria Rama dhe mazhoranca po planifikojnë të përqendrojnë sistemin shëndetësor në një dorë të vetme, duke djegur në këtë mënyrë konkurrencën e lirë.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Rama se po planifikon një aferë korruptive në sistemin e shëndetësisë. Duke iu referuar deklaratave të bëra nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, Bardhi u shpreh se qeveria Rama dhe mazhoranca po planifikojnë të përqendrojnë sistemin shëndetësor në një dorë të vetme, duke djegur në këtë mënyrë konkurrencën e lirë.
Bardhi u shpreh se deputetët e PS-së janë kthyer thjesht në kartonë, që ngrenë duart, sipas asaj që do kryeministri.
“Siç është katandisur ky parlament, nuk ka më dilema se ky parlament do të vijojë kokëulur të votojë vetëm ligjet e Edi Ramës, programet e Ramës për Shqipërinë si tokë e djegur, ku mundësitë për shqiptarët e ndershëm digjen me votën e kartonave. Ju e keni bërë prej 13 vitesh. Kjo mazhorancë e Edi Ramës ka noterizuar kapjen e shtetit. Po e bëni dhe tani, duke refuzuar zbatimin e Kushtetutës, zbatimin e vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese. Refuzoni të zhbëni ligjin për t’i hequr Ramës mundësinë e zhvatjes së tokës publike të Ramës për llogari të disa biznesmenëve. Me ligjin e investimeve strategjike i keni dhënë Ramës mundësinë të zhdukë 2.1 milionë metër katrorë tokë publike.
Vetëm dje në mbrëmje, ish-zv.kryeministri juaj shpalosi para shqiptarëve hartën e kapjes së shtetit. Rama merr vendimet, njerëzit e tij me emra të ndryshëm bëjnë pazare. Kompanitë shtetërore përdoren për të akumuluar pasuritë. Drejtësia vazhdon të ndëshkojë ndonjë vartës, por nuk prek atë që është koka, që është Edi Rama. A ishit ju që votuat ligjin për krijimin e KAYO-s? Ju i dhatë kompanisë shtetërore prodhimin e armëve, pastaj KAYO u vendos nën përdorimin e mikut të Ramës, Yeffet. Është ky Roni që u dëgjua edhe mbrëmë që bënte pazare armësh me shtetas ukrainas, dhe ju heshtni.
Është i njëjti Ron që, sipas ish-ministrit tuaj, Rama donte t’i jepte menaxhimin e borxhit publik. Ju jeni të gatshëm të çoni skenarin e ri për grabitje. Pyesni sallën se për çfarë ju duheni ju Ramës këtë sesion. Skandali i Ramës po përgatit tani, këtë herë me shëndetin e shqiptarëve. Modeli KAYO i raketës do të përdoret edhe për shëndetësinë. Nuk bëhet fjalë për një tender të vetëm, por për të gjithë sistemin. Sipas të dhënave të EUROSTAT-it, shqiptarët, në vend të shëndetësisë falas, tani paguajnë më shumë lekë se çdo vend tjetër i rajonit”, tha Bardhi./Dosja.al
Pamje TIRANA- Deputetja tashmë e pavarur, Marjana Koçeku është e pranishme në seancën e parë plenare pë...
Evis Kushi TIRANË- Evis Kushi pritet të jetë nënkryetarja e re e Kuvendit. Propozimi është bërë nga Parta Socialist...
Pamje TIRANA- Seanca e parë plenare për sesionin e ri parlamentar sapo ka nisur në Kuvend, ndërsa jashtë godinës së...
Foto ilustruse TIRANA- Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së ka përfunduar dhe në mbyllje të saj ka vendosur të paraqes...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti,...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pas akuzave të ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj l...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria po përgatitet për një program kombëtar në fushën e I...
TIRANË- Gazeta austriake, ‘Kurier’ i ka kushtuar vëmendje protestave që prej 100 ditësh zhvillohen në Tiranë ku...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se çështja e pagave të magjistratëve...
TIRANË- Pamjet e mësipërme tregojnë ceremoninë e madhe të kryeministrit Edi Rama për të prezantuar mjetet e para ushta...