Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Socialistët përplasen te Komisioni i Ligjeve, Gjiknuri: Muhabet leshi, më jep fjalën ose do iki. Manja: Ik, merru me Oerdin(VIDEO)
Gjatë mbledhjes, Gjiknuri kërkoi të merrte fjalën për të sqaruar qëndrimin e tij pas një votimi, por kërkesa e tij u kundërshtua nga Manja, i cili i kërkoi të qëndronte te pozicioni i abstenimit.
14 July 2026, 12:11Nga I.A
Komisioni i Ligjeve
TIRANË- Diskutimet në Komisionin e Ligjeve për ndryshimet në ligjin për tokat bujqësore janë shoqëruar me një debat të tensionuar mes dy deputetëve socialistë, Damian Gjiknuri dhe Ulsi Manja. Gjatë mbledhjes, Gjiknuri kërkoi të merrte fjalën për të sqaruar qëndrimin e tij pas një votimi, por kërkesa e tij u kundërshtua nga Manja, i cili i kërkoi të qëndronte te pozicioni i abstenimit.
Debati mes tyre u përshkallëzua, me Gjiknurin që kërkoi disa herë të merrte fjalën, ndërsa Manja i kërkoi të vijonte procedurën.
Pjesë nga debati:
Ulsi Manja: Kush është dakord në tërësi?
Damian Gjiknuri: Ma jep fjalën të jap shpjegim.
Ulsi Manja: Jo jo rri tek abstenimi ti.
Damian Gjiknuri: Se u keqkuptove edhe ti.
Damian Gjiknuri: Ej, do ma japësh fjalën apo të ik fare?