6 February 2025, 22:29
Nga r.ll
xama, veliaj
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka folur mbëmjen e sotme për hetimet që zhvillohen ndaj Erion Veliajt nga SPAK. Xama tha se hetimet duket se janë zbehur, ndërkohë që për rastin e aferës së inceneratorit, që përfshin aferën me dherat, SPAK nuk ka dashur të shohë provat dhe të hetojë. Gazetarja tha në emisionin "Të Paekspozuarit" se të dhënat tregojnë lidhje të qarta mes Mërtirit, Zotos dhe Bashkisë së Tiranës, që kanë qenë në koordinim të plotë për këtë aferë.
"U duk që hetimet e SPAK lidhur me pasurinë e zotit Veliaj ishin intensive që pas kontrolleve të datës 6 dhjetor. Pamë një janar shumë të vrullshëm, ku çdo ditë paraqitej në SPAK një person i lidhur me Veliajn. Shohim se ka një zbehje. Por unë jam kundër hetimit të individit si emër. Jam gjithmonë pro hetimit të veprave korruptive që sjellin dëme kolosale për buxhetin e taksapaguesve.
Këtu dua të ndalem te inceneratori. Afera me dherat në Bashkinë e Tiranës, në bashkëpunim me pronarët de jure dhe de facto, Mërtiri dhe Zoto, e implikon kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Sipas burimeve konfidenciale, kam parë dokumenta që e vërtetojnë, ishte ngritur një njësi e posaçme që identifikonte çdo leje ndërtimi dhe çdo gropë pallati që hapej në territorin e Bashkisë së Tiranës. Kur nuk lidhej akt marrëveshje me Integrated Energy, skuadra e Mërtirit dhe Zotos, njoftonin Bashkinë për të shkuar dhe për të gjobitur ndërtuesit. Bëhet fjalë për ndërtues shumë të rëndësishëm që dridheshin para kësaj skuadre që operonte si në një shtet më vete, me çmime të vendosura të dherave sipas interesave të Mërtirit dhe Zotos, me bekimin e Bashkisë së Tiranës.
Ajo që implikon më tej Veliajn, është se kompania Igor Electric, merrte tarifa të diferencuara. Çdo gjë ishte e organizuar, të gjitha fijet të çojnë te kryetari i Bashkisë së Tiranës. U bënë katër vjet. Nuk mund të ndodhte pa një koordinim nga lart. SPAK refuzon të shohë provat dhe të hetojë", tha Xama.
erion veliaj ola xama
Politike
6 February 2025, 22:24
N.F
shehaj, lapaj
TIRANË- Përplasja mes kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe kreut të "Shqipëria Bëhet", Adritati...
Politike
6 February 2025, 22:16
r.ll
edi rama
DURRËS- Një mbledhje e zhvilluar në degën e Partisë Socialiste në fillim të kësaj javë, ku i pranish&...
Politike
6 February 2025, 22:12
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kryetari i Grupit Parlamentar të saj Gazment...
Politike
6 February 2025, 21:47
N.F
Sorensen
BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se ka zhvilluar të enjten biseda ta n...
Politike
6 February 2025, 21:15
N.F
Salianji
TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për aktivitetet e kryemin...
Politike
6 February 2025, 18:25
N.F
Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë ditën e sotme një njoftim të r...
Politike
6 February 2025, 18:47
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pasi presidenti amerikan Donald Trump ndërpreu programet ...
Politike
6 February 2025, 18:03
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për televizionin lokal “Istogu Chanel”, ë...
Politike
6 February 2025, 17:09
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Rainer Zitelmann, një autor gjerman në një pjesë të librit të tij "Origjina e varfëris&eu...
Politike
6 February 2025, 16:57
r.ll
klevis balliu
TIRANË- Koordinatori i rajonit të Tiranës, Klevis Balliu ka mbajtur sot një deklaratët për mediat ku shprehet ...