3 June 2026, 08:19
Nga D.S

VLORË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka bërë një hap pas, duke liruar llogaritë bankare të kompanisë nga Katari që është e angazhuar në projektin turistik të Zvërnecit. 24 orë më parë, këto llogari ishin bllokuar fillimisht si pjesë e një hetimi mbi dyshimet për një skemë të tjetërsimit të pronave në këtë zonë bregdetare.
Mësohet se llogaritë e zhbllokuara i përkasin kompanisë së vëllezërve miliarderë nga Katari, Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat. Sipas të dhënave, ky vendim i shpejtë i organit të akuzës u mor për të shmangur një përballje të mundshme ligjore në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Pavarësisht lirimit të llogarive bankare, SPAK po i vijon hetimet sa i përket ligjshmërisë së pronësisë mbi tokën.
Ky zhvillim pason edhe një paralajmërim të bërë publik më herët nga Kryeministri Edi Rama, i cili i bëri thirrje SPAK-ut që të mos pengojë investitorët e huaj me bllokime, por të vazhdojë hetimet e nevojshme për çështjet e pronësisë pa cenuar projektet.
Në kuadër të të njëjtit hetim për kalimin e dyshuar të pronave shtetërore në duar private, SPAK ka sekuestruar edhe llogaritë bankare të kompanisë "Albania Land Development". Po ashtu, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë ushtruar kontroll ndaj një prej administratorëve të kësaj kompanie, Redi Struga, si pjesë e veprimeve hetimore që po zhvillohen për këtë dosje./Dosja.al
spak protesta e zvernecit investimet ne zvernec
Politike
2 June 2026, 22:15
D.S
Rama- Costa
ITALI- Vizita e presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa në Tiranë ka marrë vëmendjen e disa mediave t&...
Politike
2 June 2026, 19:55
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kreu i qeverisë ka deklaruar se, të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipë...
Politike
2 June 2026, 19:36
D.S
TIRANË-Kreu i qeverisë solli në vëmendje edhe shembullin e ish-kryeministrit Fatos Nano, duke vlerësuar qasjen e tij pas daljes nga b...
Politike
2 June 2026, 19:35
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se PS bëri ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit dhe u përb...
Politike
2 June 2026, 19:22
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se suksesi dhe fitoret e njëpasnjëshme të partisë vijnë nga aftësia...
Politike
2 June 2026, 18:46
D.S
foto nga protesta
TIRANË- Situata në protestë është tensionuar pasi një pjesë e protestuesve kanë tentuar t&e...
Politike
2 June 2026, 17:40
D.S
Denisa Kela
TIRANA- Drejtuesja e Departamentit të Inovacionit dhe Inteligjencës Artificiale në PD, Denisa Kela ka deklaruar se, kr...
Politike
2 June 2026, 16:15
D.S
komisioni i shendetesise
TIRANË- Terapia hormonale për transgjinorët ka shkaktuar debate të ashpra në Komisionin e Shënd...
Politike
2 June 2026, 15:48
D.S
protesta per zvernecin
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikua një video nga protesta e të hënës para zyrës së t...
Politike
2 June 2026, 14:29
E. D
SHBA- Ivanka Trump, vajza e Presidentit Donald Trump dhe gruaja e investitorit Jared Kushner, ka ndarë detaje të reja rreth planit në ishu...