5 January 2023, 16:54
Nga k.m.
Tualant Balla dhe Armando Subashi
TIRANË- Partia Demokratike i ka konfirmuar të gjithë kandidatët për zgjedhjet lokale të 14 majit, ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka konfirmuar vetëm disa, duke nënkuptuar shumë të tjerë. Deklarata e fundvitit e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, la të kuptojë se në Elbasan do të garojë për një mandat të dytë kryetari aktual i bashkisë, Gledian Llatja, ndërsa Shkodra me Benet Becin. Ndërsa në një prononcim për MCN, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla që mbulon zonën e Fierit ka lënë të kuptohet se për 14 majin në këtë Bashki do të garojë sërish Armando Subashi.
“Bashkia Fier është një bashki model në Shqipëri. Puna e bërë në këtë bashki është mbresëlënëse. Pasi kalova nga Elbasani në Fier, e kam shkelur çdo cep dhe kam pasur mundësi ta ndjek ndër vite dhe mund t’ju konfirmoj që në bashkinë Fier kryhet një punë serioze në shërbim të komunitetit dhe Subashi ka një meritë të pazëvendësueshme,”- tha Balla në fjalën e tij.
Armando Subashi u zgjodh në krye të Bashkisë së Fierit në zgjedhjet lokale të vitit 2015, e më pas në ato të vitit 2019, ndërsa tani kërkon mandatin e tretë. Por gjatë kohës që ka qenë në detyrë nuk kanë qenë të pakta akuzat ndaj tij. Armando Subashi ka qenë në qendër të kritikave të opozitës dhe konkretisht LSI-së për inceneratorin e Fierit, por më shumë zhurmë ka bërë denoncimi i socialistit Petro Koçi në SPAK. Në deklarata publike, Koçi tha se persona të lidhur me krimin kishin lidhje me pushtetin dhe përfitonin tendera, duke nënkuptuar Subashin, të cilin nuk e përmendi kurrë me emër.
tualant balla armando subashi zgjedhjet lokale 14 maj 2023
Politike
5 January 2023, 16:07
A.B
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një statistikë ku vendi ynë renditet si vendi i dytë në rajon për shkallën ...
Politike
5 January 2023, 15:24
I.A
Sali Berisha
MAMURRAS- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar protestën e banorëve në Mamurras ditën e sotme për kamionë...
Politike
5 January 2023, 13:57
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje të reja nga mbledhja me ministrat e cila po zhvillohet në vilën '31'. Rama ...
Politike
5 January 2023, 13:07
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka premtuar ndërtimin e tre stadiumeve të reja. Në një postim në Facebook, teksa ndodh...
Politike
5 January 2023, 12:11
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se 984 laboratorë ‘smart’ do të ndërtohen brenda vitit 2024. Në...
Politike
5 January 2023, 10:38
F.M
Lefter Koka
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), ka l&...
Politike
5 January 2023, 10:33
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se viti 2022 është viti i rekordeve të eksporteve bujqësore. Në një po...
Politike
5 January 2023, 09:17
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar të tjera foto nga mbledhja dy ditore që po zhvillon me ministrat në Vilën 31 n...
Politike
5 January 2023, 08:38
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mban ‘shënime’ për projektet e tij të ardhshme, por jo ashtu siç mendoni ju. ...
Politike
4 January 2023, 23:30
k.m.
Foto nga mbledhja
TIRANË- Zbulohen detaje të reja lidhur me mbledhjen e kryeministrit Edi Rama me minisrat e tij tek “Vila 30”. Lidhu...