6 April 2026, 13:35
Nga I.A
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se takimi me kryeministrin Albin Kurti është zhvilluar në frymë diskutimi për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët lidhur me zgjedhjen e presidentit. Pas takimit, Abdixhiku theksoi se LDK-ja vazhdon të mbajë qëndrimin se pushteti nuk duhet të përqendrohet në një parti të vetme.
“LDK vazhdon të besojë që të tri pozitat nuk mund t’i takojnë një partie politike. Për çështje tjera kemi dakordim për konfidencialitet mes palëve”, tha Abdixhiku.
Ai bëri të ditur se aktualisht nuk ka ende marrëveshje konkrete, por po vazhdojnë përpjekjet për një zgjidhje përmes dialogut.
“Po provojmë të gjejmë zgjidhje të përbashkët konsensuale me takime dhe do ta ndjekim këtë rrugë sa herë të mundemi për të shmangur zgjedhjet", u shpreh ai para mediave.
Abdixhiku shtoi se diskutimet deri tani janë fokusuar në parimet bazë të procesit, e jo në emra konkretë.
“Njëherë duhet të merremi rreth parimeve të procesit, pra a duhet të kemi një situatë ku të gjitha pozicionet institucionale i takojnë një partie politike, e më pas nëse jo, si do të duket kjo marrëveshje. Ende nuk kemi diskutime konkrete për pozicione. Diskutuam për natyrën dhe modalitetet e kësaj zgjidhjeje, nuk kemi emra konkret, nuk kemi arritur në atë fazë”, tha kreu i LDK-së.
Kreu i LDK-së paralajmëroi se nëse nuk ka progres në javët në vijim, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.
“Po përpiqemi për zgjidhje derisa ka takime. Nëse nuk bëjmë asgjë për tri javët e ardhshme, zgjedhjet i kemi të pashmangshme", tha ai./Dosja.al
lumir abdixhiku albin kurti
Politike
6 April 2026, 11:50
I.A
Kurti dhe Abdixhiku
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka nisur të hënën një takim me Lumir Abdixhikun, kryetarin ...
Politike
6 April 2026, 11:02
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Rama të ballafaqohen për çështjen “Partizani&rdq...
Politike
6 April 2026, 10:53
I.A
Sali Berisha
TIRANË- SPAK ka reaguar së fundmi lidhur me kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për t&e...
Politike
6 April 2026, 10:39
I.A
Sali Berisha
Kreu i PD, Sali Berisha, ka shtuar listën e akuzave ndaj gjyqtares së dosjes “Partizani”, Irena Gjoka. Pasi e denoncoi ...
Politike
6 April 2026, 10:25
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të mas&e...
Politike
6 April 2026, 10:13
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.&nbs...
Politike
5 April 2026, 21:19
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dalë sot me një deklaratë kontradiktore sa i përket besimit të tij. Teksa po jepte...
Politike
5 April 2026, 19:17
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka dhënë një mesazh pas takimeve të strukturave të PS në nj...
Politike
5 April 2026, 21:02
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se nuk është ndjerë kurrë rehat për të folur pë...
Politike
5 April 2026, 20:24
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për librin e tij me të ri të titulluar “Në Sofr&e...