18 June 2024, 11:54
Nga N.F
Tabaku
TIRANË- Deputetja Jorida Tabaku ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me seancën që po mbahet në Kushtetuese mbi paditë për taksimin e profesioneve të lira. Tabaku gjatë fjalës së saj u shpreh se Gjykata Kushtetuese dëgjoi palët ndërsa koncepti kryesor sipas saj është të mbrohet puna, shtresa e mesme dhe ata që punojnë.
Tabaku theksoi se para GJK argumentuan se ligji është antikushtetues, cenon sigurinë juridikë, ka një trajtim preferencial dhe tregon që efektet mbi bizneset janë shkatërruese duke cuar në 11 mijë biznese. Sipas saj ky ligj është fytyra dhe pamje e asaj që qeveria ka treguar në këto vite, favorizimi i pakicës dhe taksimi i shumicës.
“Sot ligji i tatimeve është ndryshuar 23 herë. Kjo krijon pasiguri juridike dhe trajtim preferencial për një grup pakice. Favore fiskale që po jepen që nuk përbëjnë shumicën, ndërkohë që 30 mijë profesionistë po paguajnë një tatim të padrejtë.
Ne sot provuam që ky ligj është antikushtetues, cenon sigurinë juridikë, ka një trajtim preferencial dhe treguan që efektet mbi bizneset janë shkatërruese duke cuar në 11 mijë biznese që janë shkatërruar dhe rritje të çmimeve.
Ky ligj është fytyra dhe pamje e asaj që qeveria ka treguar në këto vite, favorizimi i pakicës dhe taksimi i shumicës. Grupi Parlamentar i PD do ta mbrojmë këtë shkresë që është e diskriminuar.
Argumenti i qeverisë janë qesharake, se ka abuzim me taksat, duhet të rrisim taksat, se ka paaftësi të drejtorisë së tatimeve duhet të rrisim taksat, se nuk e zbatojnë dot ligjin që kanë ngritur vetë duhet të rrisin taksat”, tha nder te tjera Tabaku.
jorida tabaku gjykata kushtetuese
Politike
18 June 2024, 11:26
N.F
Ledina Alolli
TIRANË- Ish-deputetja e PD-së për qarkun e Korçës, Ledina Alolli është paraqitur ditën e sot...
Politike
18 June 2024, 11:05
N.F
Berisha dhe Malltezi
TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqësore për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin...
Politike
18 June 2024, 10:19
N.F
Belind Këlliçi
TIRANË- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ditën e so...
Politike
17 June 2024, 22:06
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha sot se Shqipërisë dhe shqiptarëve i duhet nj&e...
Politike
17 June 2024, 21:44
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha sot se i dëgjon gjithmonë këshillat e partner&...
Politike
17 June 2024, 21:31
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është pyetur për një pakt mes Edi Ram&...
Politike
17 June 2024, 21:20
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha sot se vendimi i Gjykatës së Apelit për vul&eu...
Politike
17 June 2024, 21:04
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme u ka bërë t...
Politike
17 June 2024, 20:54
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme ka ka vlerësuar ...
Politike
17 June 2024, 20:46
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot, lidhur me humbjen në Apel për çështjen e hyrjes...