4 August 2025, 12:28
Nga E. D
Vjosa Osmani
KOOSVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar për thirrjet anti-shqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut – Rumani. Osmani tha se këto thirrje janë të papranueshme. Ajo theksoi se edhe më shqetësues mbetet fakti që zyrtarët më të lartë shtetërorë në Shkup nuk kanë reaguar ndaj kësaj gjuhe urrejtëse e përjashtuese, duke lënë hapësirë për retorika që minojnë tolerancën ndëretnike dhe harmoninë që vendi synon të ndërtojë në rrugën e tij drejt familjes evropiane.
Osmani gjithashtu iu bëri thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrin masa të menjëhershme kundër organizatorëve të këtyre thirrjeve, përgjegjësve dhe atyre që nxisin e përhapin urrejtje, duke dënuar çdo formë të gjuhës së urrejtjes , mbrojtur parimet e bashkëjetesës dhe tolerancës, si vlera bazë të një shteti që synon integrimin në BE.
“Thirrjet antishqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes në Kumanovë janë të papranueshme dhe cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, që duhet të jenë themel i çdo shoqërie demokratike me aspirata evropiane. Shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre si dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër. Sporti duhet të jetë mjet bashkimi, jo platformë për ideologji të errëta që ngjallin kujtime të dhimbshme dhe kërcënojnë paqen. Republika e Kosovës do të mbrojë me vendosmëri dinjitetin e shqiptarëve, kudo që ata jetojnë”, tha presidentja Vjosa Osmani.
vjosa osmani
Politike
4 August 2025, 12:04
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka informuar përmes një postimi në rrjetet sociale se mbi 27 mijë tekste mësimore jan&...
Politike
4 August 2025, 11:40
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, pas daljes nga ambientet e SPAK ka komentuar hetimet e nisura nga Avokati i Popullit p&e...
Politike
4 August 2025, 10:48
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për mediat pasi doli nga SPAK, theksoi se çdo gjykat&e...
Politike
4 August 2025, 10:32
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot pas daljes nga ambientet e SPAK se kreu i këtij institucioni mbron gjyq...
Politike
4 August 2025, 10:23
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha pas daljes nga ambientet e SPAK se kreu i këtij institucioni u deklaro...
Politike
4 August 2025, 10:20
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Pas daljes nga ambientet e SPAK kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka treguar para mediave shënimin që la...
Politike
4 August 2025, 10:07
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaç...
Politike
4 August 2025, 09:42
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pritet të paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme...
Politike
4 August 2025, 08:26
M.B
Pjesë nga videoja
BERAT- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamjet nga punimet që po zhvillohen për pë...
Politike
3 August 2025, 21:14
E. D
foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar për incidentin n&eum...