LIVE UPDATES
Politike

"S’kam gjë me ata që protestojnë, por me ata që…"/ Rama për ZDF: Nuk mund tu them jo 4 miliardëve

Gjatë intervistës, Rama e ka mbrojtur projektin e planifikuar të resortit turistik në Zvërnec, duke theksuar se shteti nuk është palë në marrëveshjen mes pronarëve dhe investitorëve dhe se çdo zhvillim do të varet nga respektimi i ligjit dhe standardeve mjedisore.

4 July 2026, 18:31 Nga E. D
"S’kam gjë me ata që protestojnë, por me ata
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për ZDF, ku ka folur për protestat, konfliktin mes politikës, mbrojtjes së natyrës dhe investimeve, si edhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Gjatë intervistës, Rama e ka mbrojtur projektin e planifikuar të resortit turistik në Zvërnec, duke theksuar se shteti nuk është palë në marrëveshjen mes pronarëve dhe investitorëve dhe se çdo zhvillim do të varet nga respektimi i ligjit dhe standardeve mjedisore.

I pyetur për identitetin e investitorëve dhe rolin e shtetit, Rama tha se prona ku planifikohet investimi është private dhe se zhvillimi i saj bazohet në marrëveshje mes pronarëve dhe investitorëve. Sa i përket deklaratave se qeveria ka ndryshuar ligjet për të lehtësuar ndërtimin në zonat e mbrojtura, Kryeministri i hodhi poshtë këto pretendime.

Rama u pyet edhe për mbështetjen e qeverisë për projektin, ku theksoi se Shqipëria nuk mund tu thotë jo 4 miliardëve. Në fund të intervistës, Rama foli edhe për protestat kundër projektit, duke thënë se respekton qytetarët që protestojnë, por kundërshton ata që mendojnë se kanë të drejtë tu japin leksione të tjerëve.

Intervista e Plotë për ZDFheute: 

ZDFheute: Zoti Kryeministër, duam të kuptojmë më mirë strukturën dhe planet e investitorëve që po planifikojnë një resort pushimi në Zvërnec, pranë lagunës. Deri tani nuk është plotësisht e qartë kush janë investitorët dhe cili është roli i shtetit. A mund ta sqaroni?

Rama: Nuk e di se çfarë informacioni keni, por ka disa përgjigje të thjeshta. Së pari, prona është private. Së dyti, pronat private në Shqipëri zhvillohen në bazë të marrëveshjeve mes pronarëve dhe investitorëve të mundshëm. Së treti, ende nuk ka një plan përfundimtar, sepse procesi po ndiqet me shumë kujdes nga institucionet tona, për të garantuar që projekti do të respektojë rregullat dhe standardet që janë të rëndësishme për ne. Nuk e di çfarë keni zbuluar ju.

ZDFheute: Përsa i përket rolit të shtetit, kemi konstatuar se janë ndryshuar disa ligje që kanë lehtësuar kufizimet për mbrojtjen e natyrës. Është zvogëluar zona e mbrojtur për të mundësuar ndërtimin e një aeroporti dhe janë lejuar ndërtime në një zonë që më parë ishte e mbrojtur. Kritikët thonë se në këtë mënyrë shteti ka lehtësuar investimin dhe për rrjedhojë ka një rol të drejtpërdrejtë.

Rama: Nuk është bërë asnjë ndryshim për të hapur mundësinë e ndërtimit në zonat e mbrojtura ku ndërtimet nuk lejohen. Zonat e mbrojtura në Shqipëri kanë status të veçantë. Mbrojtja e tyre bazohet në kategoritë e Bashkimit Evropian dhe në parimin e praktikave më të mira. Kjo do të thotë se jo të gjitha zonat kanë të njëjtin nivel mbrojtjeje ndaj ndërhyrjeve dhe zhvillimit; ka kategori të ndryshme.

ZDFheute: Megjithatë, pikërisht në qendër të zonës së mbrojtur kanë nisur punime disa javë më parë. Ju thoni se deri tani ka vetëm plane dhe nuk ka leje ndërtimi. Ne ishim në qendër të lagunës dhe i pamë punimet.

Rama: Nuk ka leje ndërtimi për atë zonë. Nga ana tjetër, sipas ligjit shqiptar, prona private mund të rrethohet. Mund të jepet edhe një leje e përkohshme për punime përgatitore, përfshirë vlerësimin e ndikimit në mjedis.

ZDFheute: Por si mund të nisin punimet, siç thoni ju, kur të drejtat e pronësisë nuk janë sqaruar ende? Siç e dini, Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka shfuqizuar në të paktën dy raste fitimin e pronësisë dhe i ka kthyer çështjet në gjykatat më të ulëta.

Rama: Kushdo mund të ketë pretendime, por që një pretendim të marrë vlerë ligjore duhet të konfirmohet nga gjykata. Deri atëherë, një pretendim nuk mjafton për të ndalur gjithçka derisa gjykata të vendosë ndryshe, sepse institucionet shtetërore veprojnë mbi bazën e dokumenteve, jo pretendimeve. Derisa një titull pronësie nuk është i juaji, nuk mund të kërkoni që prona të mos zhvillohet vetëm sepse pretendoni se duhet t’ju përkasë juve.

ZDFheute: A nuk jeni ju, si Kryeministër, përgjegjës për transparencën politike?

Rama: Transparenca është krejtësisht e dukshme. Është shumë e lehtë ta shohësh, por nëse nuk do ta shohësh, sigurisht që ajo bëhet e padukshme. Si Kryeministër i këtij vendi, unë nuk ju tregoj histori. Janë të tjerët ata që tregojnë histori.

Versioni im është ky: Ka tituj të ndryshëm pronësie. Ekziston një marrëveshje mes pronarëve dhe investitorëve. Ky proces ka nisur.

Ka kërkesa nga autoritetet shqiptare për respektimin e rregullave dhe për vlerësimin e ndikimit në mjedis. Kjo histori bazohet në fakte. Pjesa tjetër bazohet në interpretime.

ZDFheute: Do të thotë kjo se ju vazhdoni ta mbështesni projektin?

Rama: Nuk mund t’i themi thjesht jo një investimi me vlerë mbi katër miliardë euro. Dhe nëse rezultati përfundimtar nuk është i kënaqshëm, atëherë nuk do të vazhdojmë me të.

ZDFheute: Ndërkohë, kjo çështje ka marrë edhe dimension politik. Çdo ditë shqiptarët protestojnë kundër projektit në lagunë, kundër mungesës së transparencës dhe korrupsionit. Ata e quajnë lëvizjen “Revolucioni i Flamingove”. Si i shihni këto protesta?

Rama: Nuk kam asgjë kundër njerëzve që protestojnë. Unë kundërshtoj ata që mendojnë se kanë të drejtë t’u japin leksione të tjerëve. Ata protestojnë sepse kanë të drejtë ta bëjnë dhe sepse kanë shqetësimet e tyre. Kanë të drejtë të shprehin mendimin, të protestojnë, të kritikojnë dhe madje të jenë kundër meje.

Siç e shihni, Zvërneci nuk është më në qendër të protestave. Kjo temë ka dalë prej javësh nga axhenda. Flamingot kanë mbetur si simbol, sepse janë një simbol i fortë, por njerëzit kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë. Dhe unë i kuptoj. Nuk po flas për ta. Lëvizja protestuese përbëhet nga dy pjesë. Nga njëra anë janë qytetarët e zakonshëm. Për ta kam shumë respekt dhe përpiqem të kuptoj çfarë i shqetëson. Nga ana tjetër janë organizatorët, ata që i drejtojnë dhe i kontrollojnë këto protesta. Pikërisht atyre u referohem kur flas për “udhëzime”. Janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...