Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
AXHENDA/ Kryeministri Rama pret nesër në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian
Vizita realizohet në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi. Samiti vjen gjashtë muaj pas atij të fundit në Bruksel, duke riafirmuar angazhimin e Bashkimit Europian për forcimin e marrëdhënieve me Ballkanin Perëndimor.
1 June 2026, 20:31Nga E. D
Edi Rama, Antonio Costa
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të presë ditën e nesërme Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa. Ky i fundit viziton Tiranën si pjesë e një serie vizitash diplomatike në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor.
Vizita realizohet në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi. Samiti vjen gjashtë muaj pas atij të fundit në Bruksel, duke riafirmuar angazhimin e Bashkimit Europian për forcimin e marrëdhënieve me Ballkanin Perëndimor.
Programi i vizitës në Tiranë përfshin:
11:15 – 12:00: Takim bilateral mes dy delegacioneve
12:15 – 12:45: Konferencë e përbashkët për shtyp
Gazetarët që do të jenë të pranishëm në konferencë duhet të fillojnë procedurat për akreditim përpara mbajtjes së saj./Dosja.al