LIVE UPDATES
Bota

Turqia papritur një ishull stabiliteti? DW: Me ulje të mëdha taksash dhe stimuj ekonomikë, Ankaraja synon të tërheqë investitorë të huaj

Si pasojë e luftës në Iran, në mbarë botën mbizotëron pasiguri në planifikim.

14 May 2026, 14:55 Nga D.S
Turqia papritur një ishull stabiliteti? DW: Me ulje të mëdha
Turqi

TURQI-  Lufta në Iran po shkakton pasiguri në tregje. Megjithatë, Turqia po e shfrytëzon këtë moment dhe, me lehtësime të mëdha tatimore, po synon investitorët dhe kapitalin e huaj. Si pasojë e luftës në Iran, në mbarë botën mbizotëron pasiguri në planifikim.

Shumë shtete druhen nga një inflacion i zgjatur dhe mungesa e burimeve. Ndërkohë që vendet e Gjirit përpiqen të ruajnë imazhin e tyre si "strehë të sigurta”, Turqia kalon në ofensivë: Me ulje të mëdha taksash dhe stimuj ekonomikë, Ankaraja synon të tërheqë veçanërisht investitorë dhe pasuri nga jashtë.

Paketa përkatëse ligjore u shpall nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan që në fund të prillit. Në fillim të majit ajo u paraqit në parlament dhe u miratua nga komisioni përkatës. Qëllimi është ta bëjë Turqinë më konkurruese ndërkombëtarisht dhe ta pozicionojë si një vend tërheqës për kapitalin e huaj dhe fuqinë punëtore të kualifikuar.

Ligji u drejtohet personave dhe kompanive që gjatë tre viteve të fundit nuk kanë qenë të regjistruar si tatimpagues në Turqi, duke u premtuar atyre përfitime të konsiderueshme. Ata që regjistrojnë pasuritë e tyre jashtë vendit valuta, ar apo letra me vlerë në Turqi deri më 31 korrik 2027, do të përfitojnë një përjashtim 20-vjeçar nga tatimi mbi të ardhurat për fitimet e realizuara jashtë.

Përveç kësaj, për këtë grup norma e tatimit për trashëgimi dhe dhurata ulet në vetëm një për qind. Aktualisht këto norma janë në varësi të shumës midis një dhe dhjetë për qind për trashëgimi dhe midis dhjetë dhe 30 për qind për dhurata. Edhe pasuritë e brendshme që nuk janë deklaruar pranë autoriteteve tatimore deri më tani mund të deklarohen pa pasoja penale në kushte të caktuara, për shembull nëse investohen për një periudhë të caktuar në obligacione shtetërore vendase ose në instrumente të ngjashme.

Ulje drastike e tatimit mbi fitimin për eksportuesit

Edhe tregtia e jashtme synohet të gjallërohet. Në mars u shënua një rënie prej 6,4 për qind. Për këtë arsye qeveria synon të ulë tatimin mbi fitimin për kompanitë vendase. Për eksportuesit prodhues norma ulet nga 25 në nëntë për qind, ndërsa për eksportuesit e tjerë në 14 për qind.

Përveç kësaj, qeveria synon ta zhvillojë Qendrën Financiare të Stambollit në një qendër konkurruese ndërkombëtare sipas modelit të Singaporit apo Hong Kongut. Kompanitë me seli në metropolin turk do të përfitojnë përjashtim të plotë nga taksat për fitimet nga tregtia ndërkombëtare tranzite. Edhe korporatat globale që zhvendosin selitë e tyre rajonale atje do të mbeten pa taksa për 20 vjet.

Reduktim masiv i burokracisë për investitorët

Për ta bërë investimin më tërheqës, qeveria synon të ulë ndjeshëm burokracinë. Koordinimin e merr drejtpërdrejt presidenca. Parashikohet krijimi i një platforme qendrore digjitale që trajton në mënyrë të përmbledhur dhe të përshpejtuar të gjitha proceset – nga themelimi i kompanive, te lejet e punës dhe të qëndrimit e deri te vlerësimet mjedisore.

Gjatë shpalljes së paketës ligjore, Erdoğan deklaroi se Turqia nuk është më vetëm një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit apo Veriut dhe Jugut. Ajo është një nyje e pazëvendësueshme për korridoret energjetike dhe tregtare në rajon. Krizat e viteve të fundit, sipas tij, janë menaxhuar me sukses nga Ankaraja, prandaj Turqia sot është "një ishull stabiliteti”. "Turqia është një kandidate premtuese për t'u bërë një nga qendrat e reja të fuqisë në një botë shumëpolare në ndryshim”, shtoi Erdoğan.

Megjithatë, pavarësisht planeve ambicioze, ekspertë të taksave si Emre Şirin shprehin dyshime. “Është thjesht një përpjekje për të tërhequr para të freskëta. Nuk ka më para dhe burime që mund të shfrytëzohen”, thotë ekonomisti dhe vlerësuesi i pasurive të paluajtshme nga Stambolli. Sipas tij, qeveria po përdor çdo mjet të mundshëm për të tërhequr kapital.

Përjashtimet nga taksat për kompanitë e huaja dhe periudhat e gjata pa taksa për pasuritë e importuara janë masat e fundit në kushte dëshpëruese. "Që anija të mos përplaset në breg”, shton Şirin. Sipas tij, investimet e huaja direkte pothuajse nuk po hyjnë më në vend, ndërsa kompanitë vendase ose falimentojnë ose largohen.

Një tjetër kritikë nga vëzhguesit është se në këto masa origjina e pasurive, si vendase ashtu edhe të huaja, verifikohet vetëm pjesërisht. Kjo, sipas tyre, hap mundësi për rrjedha financiare kriminale. Ministri i Financave Mehmet Şimşek e kundërshton këtë dhe u referohet sukseseve të mëparshme të programeve të ngjashme.

Qeveria e AKP-së i ka zbatuar këto rregullime tashmë shtatë herë. Në vitin 2008 u realizua për herë të parë një program i tillë; sipas qeverisë, atëherë u deklaruan pasuri me vlerë 31 miliardë dollarë amerikanë. Kjo solli kthimin e kapitalit të qytetarëve turq nga jashtë dhe forcimin e tregut, sipas ministrit të Financave Şimşek.

A do të bëhet Stambolli një alternativë ndaj Gjirit?

Pasiguria në rajonin e Gjirit Persik e shkaktuar nga lufta në Iran ka ngritur shpresa në Turqi për investime shtesë – veçanërisht si një alternativë ndaj vendeve të Gjirit. Megjithatë, ekonomisti Sinan Alçın, themelues i 4ware Research dhe kryetar i platformës Ekonomi Istanbul, e konsideron këtë pak të mundshme. Për të tërhequr investime të huaja direkte në shkallë të gjerë, Turqia duhet të forcojë besimin në shtetin ligjor dhe të bëjë përparim në çështje si liria e shtypit, tha ai në prill në një intervistë për DW. Shumë vëzhgues ndajnë këtë mendim dhe nuk i shohin masat e planifikuara si zgjidhje të qëndrueshme, por kërkojnë reforma të thella strukturore.

Turqia ndodhet tashmë prej gjashtë vitesh në një krizë ekonomike. Me politikën e interesave të ulëta të Erdoğanit, vendi ra në krizë në vitin 2019 dhe që atëherë ka përjetuar vazhdimisht norma inflacioni dyshifrore. Muajin e kaluar inflacioni arriti në 32,4 për qind – ndërsa në maj 2024 përkohësisht madje mbi 75 për qind. Ekonomistët e pavarur gjithashtu dyshojnë në të dhënat zyrtare të institutit turk të statistikave. Grupi kërkimor ENAG vlerëson se inflacioni së fundmi ka qenë mbi 55 për qind. Gjatë fundjavës së kaluar, presidenti turk zëvendësoi me dekret kreun e institutit kombëtar të statistikave. Edhe pavarësia e bankës qendrore turke ka qenë objekt debatit ndërkombëtar prej vitesh./DW

 

turqia ankaraja

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes