Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
"U ktheva jo si politikan, por si misionar"/Berisha videomesazh: Të dielën të votojmë ndryshimin! Do të luftoj për Shqipërinë Madhështore
Në postimin e tij Berisha thekson se në politikë është kthyer jo si një politikan, por si një misionar, duke u angazhuar për të luftuar për vendin dhe kombin shqiptar.
7 May 2025, 15:16Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një videomesazh në rrjetet sociale katër ditë para zgjedhjeve. Në postimin e tij Berisha thekson se në politikë është kthyer jo si një politikan, por si një misionar, duke u angazhuar për të luftuar për vendin dhe kombin shqiptar.
Kryedemokrati shprehet gjithashtu se për sa kohë Zoti i jep forcë dhe frymë, ai do të vazhdojë të luftojë për Shqipërinë dhe për të ardhmen e saj. Më tej Berisha u bëri thirrje shqiptarët që të bashkohen dhe të ndalin të keqen duke votuar ndryshimin më 11 maj.
Postimi i Plotë:
Kurrë nuk heshta! U ktheva jo si politikan, por si misionar! Për sa kohë të më japë Zoti forcë dhe frymë do luftoj për vendin dhe kombin tim!
Ftoj shqiptarët të ndalim të keqen. Ditën e diel të bashkohemi, të votojmë ndryshimin për të bërë “Shqipërinë Madhështore”.