Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Për deklaratat e Ahmetajt se Rama priste në zyrën e tij krerë të grupeve kriminale është pyetur edhe vetë kryeministri, i cili ka mohuar deklaratat e ish-zëvendësit të tij.
TIRANË- I shumëkërkuari nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të dosjes hetimore për abuzimet në AKSHI, Ergys Agasi, është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Agasi është një emër i shumëpërfolur për lidhjet e tij me politikën dhe eksponentë të krimit.
Agasi u quajt nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në një dokumentar të RAI3 si “koordinator mes kryeministrit Edi Rama dhe grupeve kriminale”. Për deklaratat e Ahmetajt se Rama priste në zyrën e tij krerë të grupeve kriminale është pyetur edhe vetë kryeministri, i cili ka mohuar deklaratat e ish-zëvendësit të tij.
Pjesë nga intervista me RAI 3:
Rai3: Po, a është e vërtetë apo jo që ju keni takuar figura të krimit të organizuar shqiptar.
Rama: Do ju them diçka, se është ajo çka e bëri të neveritshëm reportazhin tuaj.
Rai3: Megjithatë, unë jam këtu për të dëgjuar mendimin tuaj.
KM: Do t’ju them këtë. Që nga romakët, civilizimi ynë e ka zgjidhur këtë problem. I takon barra atij që akuzon të paraqesë provat, jo të akuzuarit, sepse, nëse unë ju akuzoj tani ose nëse ju bëj një pyetje të pafajshme, po që është e rëndë: “Më falni, mos ju ka paguar gjë Becchetti?” Ju takon juve ta vërtetoni apo më takon mua ta vërtetoj?
Atëherë, nëse unë jua bëj këtë pyetje, ju do thoni: “Sigurisht që jo.” Po nuk është kjo mënyra për të ushqyer publikun, sepse, ndërkohë, po t’jua bëj këtë pyetje, publiku do të nisë të mendojë me vete, “ëhëëë”, pasi, përgjithësisht, qenia njerëzore është shumë herë më e prirur të tërhiqet gënjeshtrat sesa të vërtetat. Në shumicën e rasteve, të vërtetat janë të mërzitshme, nuk përbëjnë lajm; gënjeshtrat ndërkohë janë argëtuese, përbëjnë lajm dhe, pastaj, të gjithë politikanët janë të korruptuar, të gjithë politikanët janë kriminelë. Atëherë, pse jo, edhe krerët e organizatave kriminale kanë ardhur këtu dhe unë vizatoj, ndërkohë që ata më vinin përpara hartat e tyre të trafiqeve. Do ishte një film i bukur.
Rai3: Sigurisht, një detaj specifik për figurën e Erebus (zoti i krimit) Agasit, domethënë Erebus Agasi mund të jetë paksa ai që ka raporte...
Rama: Më fal, po si mundemi të bëjmë ne një intervistë, me ju që përfaqësoni një program të famshëm në Itali, që ka bërë edhe hetime, të cilat kanë bërë zbulime befasuese, pra shërbimi publik, dhe me mua që jam Kryeministri i Shqipërisë, e këtu e sjellim bisedën në një nivel kaq të ulët dhe flasim për njerëzit. Domethënë, marrim emra njerëzish, të cilët as nuk janë të pranishëm, nuk kanë poste e tituj, njerëz që kanë jetët e tyre, nuk është e mundur.
Rai3: Unë ju bëj një pyetje, përgjigjja juaj mund të jetë bindëse.
KM: Përgjigjja ime është kjo: “Nuk është në shërbim të publikut të marrësh emrat e njerëzve, që kanë jetët e tyre, që janë në punën e tyre, të cilët nuk kanë lidhje kurrkund me punën tuaj, me punën time, që është një punë me peshë, ku flitet vërtet për gjera me peshë, e bëhen pastaj objekt.
Rai3: Po edhe media shqiptare flasin për Agasin si njeriu hije i pushtetit tuaj. Është kështu apo jo?
KM: Jo. Mediat shqiptare nuk bëjnë dallim. Unë midis “Report” dhe homologes së tij në Shqipëri zgjedh Report-in. Domethënë, për mua neveria e Report-it është mjaltë krahasuar me neverinë e homologes suaj këtu në Shqipëri. Mediat shqiptare nuk janë një argument për këtë. Unë, kur flas me ju, duke qenë se më përmendët arkitektët, flas me dikë që përfaqëson kategorinë që, le të themi, është krijuar nga Montanelli, jo kategorinë e krijuar nga Enver Hoxha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar përmes një stazusi në rrjetet sociale, pas arrestimi...
Gazmend Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar me tone të forta pas ven...
Glauk Konjufca KOSOVË- Numri dy i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se partia e tij, Lëvizja Vet&e...
Cinco dhe Edi Rama BELGJIKË- Nga një biznesmen i njohur në jetën e natës në Shqipëri, te një prej emrave të do...
Glauk Konjufca KOSOVË- Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar para me...
KOSOVË- Subjekti politik, Aleanca ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë të K...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sërish ministrat e kabinetit dhe drejtuesit politikë të qarqeve, vet&eum...
Demokratët e Komitetit të Gjyqësorit në Dhomën e Përfaqësuesve po zgjerojnë hetimin e tyre ndaj Jared Kushner, dhë...
Kosove KOSOVË- Misioni i NATO-s në Kosovë nuk ka mandat për të vendosur nëse ura kryesore mbi lumin Ibër - që ...
Ermal Beqiraj TIRANË- Biznesmeni 44-vjeçar shqiptar, Ermal Beqiraj, do të vijojë të qëndrojë në paraburgim ...