25 August 2026, 22:02
Nga D.S
Ermal Beqiraj
TIRANË- Biznesmeni 44-vjeçar shqiptar, Ermal Beqiraj, do të vijojë të qëndrojë në paraburgim në burgun e Beauvais në Francë, pasi Gjykata e Apelit në Amiens rrëzoi kërkesën e tij për lirim.
Arrestimi i tij erdhi pasi fluturoi me avionin e tij privat mbi hapësirën e mbrojtur të centralit bërthamor të Penly, ndërsa tashmë përballet edhe me kërkesën zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri për ekstradimin e tij.
Media franceze, raporton se, prapa kësaj kërkese qëndron SPAK-u, i cili e heton Beqirajn për mashtrim të organizuar dhe ka identifikuar asete milionëshe me origjinë të dyshimtë kriminale në territorin francez.
Mësohet se, ndër pronat e bllokuara përfshihen llogari bankare prej mbi 2 milionë eurosh, dy apartamente, automjete, një avion privat, si dhe kështjella historike Château d’Auteuil, e blerë për rreth 2.6 milionë euro.
Pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes se ndalimi ishte i paligjshëm dhe deklaratës së vetë biznesmenit se nuk po arratisej por kishte zgjedhur të jetonte në Francë, gjykata vendosi ta mbajë atë në qeli. Me këtë vendim, Beqiraj do të presë në paraburgim përfundimin e procedurave ligjore që pritet të çojnë në ekstradimin e tij drejt drejtësisë shqiptare./Dosja.al
ermal beqiraj gjykata franceze spak gjykata e apelit
Politike
25 August 2026, 19:51
D.S
LDK
KOSOVË- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ukë Rugova, ka deklaruar se shpreson që gjatë kësaj jave t&e...
Politike
25 August 2026, 18:30
D.S
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngritur akuza të forta përm...
Politike
25 August 2026, 15:54
D.S
Shoqata e Bashkive
TIRANË- Reforma Administrativo-Territoriale u vu sot përballë dëgjesës me Kongresin e Autoriteteve Lokale ...
Politike
25 August 2026, 13:18
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar kandidaturën e mundshme të Erion Braçes p&eu...
Politike
25 August 2026, 13:02
I.A
Edi Rama
POGRADEC- Kryeministri Edi Rama ka zbardhur diskutimet e zhvilluara gjatë takimit me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarq...
Politike
25 August 2026, 12:34
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës për incidentin e vitit 1998, kur kryeminis...
Politike
25 August 2026, 12:33
I.A
TIRANË- Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente Kongresit të Autoritetev...
Politike
25 August 2026, 12:23
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria ka nevojë për vendosjen e një min...
Politike
25 August 2026, 12:19
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, zhvilloi konferencën e radhës me gazetarët ditën e sot...
Politike
25 August 2026, 09:58
I.A
Erion Brace
TIRANË- Deputeti Erion Braçe i është rikthyer ambicies së tij për të garuar për Bashkinë e ...