Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Bardhi e cilësoi këtë lëvizje si një "akt të paprecedentë" dhe akuzoi KLGJ-në se po merr përsipër kompetenca që i takojnë vetëm Kuvendit të Shqipërisë.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar me tone të forta pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për të përcaktuar vetë pagat e trupës gjyqësore.
Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Bardhi e cilësoi këtë lëvizje si një "akt të paprecedentë" dhe akuzoi KLGJ-në se po merr përsipër kompetenca që i takojnë vetëm Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas kryetarit të grupit të PD-së, ky ngërç i rëndë institucional vjen si pasojë e refuzimit të vazhdueshëm të mazhorancës dhe qeverisë për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, vendime të cilat shfuqizuan dispozitat për pagat e magjistratëve me efekt nga 31 korriku 2026.
Reagimi i plotë:
"Refuzimi i vazhdueshëm i Qeverisë dhe i mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese ka vënë seriozisht në rrezik funksionimin demokratik të shtetit dhe respektimin e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.
Që nga 1 gushti 2026, sistemi gjyqësor në vend ka mbetur pa një bazë të qartë ligjore për të justifikuar trajtimin financiar të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës. Dispozitat ligjore përkatëse janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese me efekt nga 31 korriku 2026.
Sot, me një akt të paprecedentë, sistemi gjyqësor, përmes Këshillit të Lartë Gjyqësor, ka përcaktuar pagën e vet, duke marrë përsipër kompetenca që i takojnë ligjvënësit. Ky akt ngre pikëpyetje serioze mbi kushtetutshmërinë e tij dhe mbi ekzistencën e një baze të ligjshme për një vendimmarrje të kësaj natyre.
Krijimi i këtij ngërçi institucional dhe përplasja ndërmjet kompetencave kushtetuese të pushteteve jo vetëm që mund, por edhe duhet të shmangen. Rruga e vetme për ta zgjidhur këtë situatë është respektimi dhe zbatimi i plotë, i menjëhershëm dhe pa ekuivok i vendimeve të detyrueshme të Gjykatës Kushtetuese.
Kuvendi i Shqipërisë duhet të veprojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë për ta trajtuar dhe zgjidhur këtë çështje. Kjo është edhe më e domosdoshme përballë refuzimit të Këshillit të Ministrave për të përmbushur përgjegjësinë e përcaktuar nga Këshilli i Legjislacionit të Kuvendit të Shqipërisë që më 4 maj 2026.
Mosveprimi i Kuvendit dhe moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përbëjnë një shkelje të rëndë të parimeve kushtetuese dhe të shtetit të së drejtës, me pasoja serioze për funksionimin e institucioneve dhe besimin e qytetarëve te demokracia. Ky qëndrim dëmton rëndë edhe frymën e luajalitetit kushtetues që duhet të udhëheqë marrëdhëniet ndërmjet pushteteve në një shoqëri demokratike.
Nuk mund të ketë shtet të së drejtës kur vendimet e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen të zbatohen sipas interesit politik. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë rekomandime dhe as mundësi për t’u zbatuar kur i leverdis mazhorancës. Ato janë detyruese. Respektimi i tyre është detyrim kushtetues, jo zgjedhje politike.", u shpreh Bardhi./Dosja.al
Glauk Konjufca KOSOVË- Numri dy i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se partia e tij, Lëvizja Vet&e...
Cinco dhe Edi Rama BELGJIKË- Nga një biznesmen i njohur në jetën e natës në Shqipëri, te një prej emrave të do...
Glauk Konjufca KOSOVË- Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar para me...
KOSOVË- Subjekti politik, Aleanca ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë të K...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sërish ministrat e kabinetit dhe drejtuesit politikë të qarqeve, vet&eum...
Demokratët e Komitetit të Gjyqësorit në Dhomën e Përfaqësuesve po zgjerojnë hetimin e tyre ndaj Jared Kushner, dhë...
Kosove KOSOVË- Misioni i NATO-s në Kosovë nuk ka mandat për të vendosur nëse ura kryesore mbi lumin Ibër - që ...
Ermal Beqiraj TIRANË- Biznesmeni 44-vjeçar shqiptar, Ermal Beqiraj, do të vijojë të qëndrojë në paraburgim ...
LDK KOSOVË- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ukë Rugova, ka deklaruar se shpreson që gjatë kësaj jave t&e...
Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngritur akuza të forta përm...