17 February 2025, 21:11
Nga N.F
Ceremonia
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në "Facebook" shkruan se krijimi i shtetit të Kosovës është një nga historitë më të fuqishme dhe shembullore, të përparimit të vetëdijes së një populli për liri dhe këmbënguljes së tij për shtet. Ai u shpreh se Kosova është shtëpia që strehon pa dallime kulturore dhe shoqërore, etnike dhe fetare.
Kurti shkruan që e bekuar qoftë rruga e Republikës së Kosovës krah Shqipërisë, bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet aleate evropiane dhe të tjera perëndimore. Ai shton që e ndritur qoftë e ardhmja e Kosovës në paqe dhe përparim.
"Në historinë moderne të Evropës, krijimi i shtetit tonë është një nga historitë më të fuqishme dhe shembullore, të përparimit të vetëdijes së një populli për liri dhe këmbënguljes së tij për shtet. Republika jonë njëmend është shteti më i ri në kontinentin e vjetër, por mund të jetë shteti me historinë më të gjatë të përpjekjes për krijimin e tij. Sot është shtëpia e popullit tonë te e cila strehohemi dhe jetojmë të gjithë ne, pa dallime kulturore dhe shoqërore, etnike dhe fetare, me bashkëpjesëmarrje dhe të barabartë.
Lavdi dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës. E bekuar qoftë rruga e Republikës së Kosovës krah Republikës së Shqipërisë, bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet tona aleate evropiane dhe të tjera perëndimore. E ndritur qoftë e ardhmja jonë dhe e gjithë fëmijëve tanë, në paqe dhe përparim. Urime 17 Shkurti! Urime 17 vjet pavarësi!

kurti 17-vjetori i pavaresise se kosoves
Politike
17 February 2025, 20:27
r.ll
pamje nga seanca plenare
TIRANË- Në seancën e sotme plenare pas disa orësh diskutimesh, opozita dhe mazhoranca bashkoi votat n&eum...
Politike
17 February 2025, 20:04
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri së fundmi ka bërë një pasqyrim në lidhje me mb...
Politike
17 February 2025, 19:48
N.F
Rama dhe Meloni
TIRANË- Komisioneri i Punëve të Brendshme dhe Migracionit, Magnus Brunner është shprehur së fundmi se Ko...
Politike
17 February 2025, 19:56
r.ll
kuvendi
TIRANË- Kuvendi ka rrëzuar amendamentin e paraqitur nga Partia Demokratike për njohjen e dokumenteve biometrike të vendit...
Politike
17 February 2025, 19:40
r.ll
giorgia meloni
ROMË- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni është zotuar se do të çojë përpara planin për ...
Politike
17 February 2025, 19:38
N.F
Osmani dhe Erdogan
KOSOVË- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka uruar ditën e sotme presidenten Osmani me rastin e 17-vjetorit t&eu...
Politike
17 February 2025, 19:04
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Kryetari i Komisionit Qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, i ka nisur një letër k...
Politike
17 February 2025, 18:33
r.ll
kuvendi
TIRANË- Opozita dhe mazhoranca kanë bashkuar votat në miratimin e shkarkimit nga detyra të kryetarit dhe të gjithë a...
Politike
17 February 2025, 18:23
r.ll
kuvendi
TIRANË- Kuvendi ka miratuar me 108 vota pro dhe asnjë kundër ndryshime në Kodin Zgjedhor.
“107 vota pro elektroni...
Politike
17 February 2025, 18:22
N.F
Spiropali
TIRANË- Në seancën e sotme është hequr nga rendi i ditës votimi për Avokatin e Popullit. Kreu i Partis&eu...