25 August 2026, 19:51
Nga D.S
LDK
KOSOVË- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ukë Rugova, ka deklaruar se shpreson që gjatë kësaj jave të arrihet një dakordësi për emrin e presidentit konsensual të vendit. Ai sqaroi se vetë nuk është kandidat për këtë post në këtë fazë, duke theksuar se Kosova ka emra të tjerë të përgatitur për t’i shërbyer shtetit.
“Besoj që shpejt do të kemi një emër të një presidenti konsensual. Uroj që të jetë gjatë kësaj jave, ashtu siç e tha edhe kongresisti DeGuardi, dhe besoj që si popull kemi mjaft emra të përgatitur për të qenë president. Unë nuk jam, atë e vendos dikush tjetër, por vet nuk jam në këtë fazë. Ne jemi në shërbim të popullit të Kosovës dhe jemi të gatshëm për të gjitha, por jo në këtë fazë. Besoj që ka emra të tjerë më të mirë e më të përgatitur për t’i shërbyer në këtë fazë Kosovë”, ka thënë Rugova.
Deklarata vjen në një kohë kur LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje po vazhdojnë diskutimet për çështjen e presidentit. Ndonëse në fillim të bisedimeve LDK-ja pati insistuar që ky post t’i takonte kësaj partie si balancë demokratike, palët tashmë kanë bërë të ditur se kanë harmonizuar qëndrimet.
Pas takimit të fundit mes Albin Kurtit, Lumir Abdixhikut, Vjosa Osmanit dhe Lutfi Hazirit, përfaqësuesit politikë u deklaruan se janë pajtuar për profilin e kryetarit të ardhshëm të shtetit dhe se në takimin e radhës do të hyjnë me emra konkretë./Dosja.al
kosove ldk lvv
Politike
25 August 2026, 18:30
D.S
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngritur akuza të forta përm...
Politike
25 August 2026, 15:54
D.S
Shoqata e Bashkive
TIRANË- Reforma Administrativo-Territoriale u vu sot përballë dëgjesës me Kongresin e Autoriteteve Lokale ...
Politike
25 August 2026, 13:18
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar kandidaturën e mundshme të Erion Braçes p&eu...
Politike
25 August 2026, 13:02
I.A
Edi Rama
POGRADEC- Kryeministri Edi Rama ka zbardhur diskutimet e zhvilluara gjatë takimit me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarq...
Politike
25 August 2026, 12:34
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës për incidentin e vitit 1998, kur kryeminis...
Politike
25 August 2026, 12:33
I.A
TIRANË- Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente Kongresit të Autoritetev...
Politike
25 August 2026, 12:23
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria ka nevojë për vendosjen e një min...
Politike
25 August 2026, 12:19
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, zhvilloi konferencën e radhës me gazetarët ditën e sot...
Politike
25 August 2026, 09:58
I.A
Erion Brace
TIRANË- Deputeti Erion Braçe i është rikthyer ambicies së tij për të garuar për Bashkinë e ...
Politike
25 August 2026, 07:39
I.A
Është ëndërr për çdo arkitekt: një drejtues qeverie që e konsideron të rëndësishme arkitekturën,...