15 April 2026, 11:18
Nga E. D

LUSHNJE- Pas zjarrit të një dite më parë në kompleksin “Arlis” në Tiranë, një tjetër problem serioz është denoncuar mëngjesin e sotëm nga deputeti Saimir Korreshi, i cili ka publikuar pamje nga reparti zjarrfikës në Lushnjë.
Në videon e bërë publike, shfaqen kushte të degraduara të ambienteve të repartit, duke ngritur shqetësime të forta mbi gatishmërinë dhe kapacitetet reale për përballimin e emergjencave.
Pamjet tregojnë një godinë të amortizuar, me mure të dëmtuara dhe infrastrukturë të lënë pas dore. Oborri siç shihet nga pamjet të jep ndjesinë e një mjedisi të frikshëm, me bar të rritur dhe mbetje të shpërndara, ndërsa mjetet dhe pajisjet janë të vjetruara dhe krejtësisht jashtë funksionit.
Ky denoncim vjen vetëm pak orë pas një prej zjarreve më shqetësuese në kryeqytet, duke rikthyer në vëmendje gjendjen e shërbimeve zjarrfikëse në vend dhe mungesën e investimeve në një sektor jetik për sigurinë e qytetarëve.
Situata e paraqitur ngre pikëpyetje serioze mbi standardet dhe reagimin në raste emergjence, duke e kthyer këtë çështje në një alarm publik që kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse./Dosja.al
saimir korreshi
Politike
15 April 2026, 10:37
E. D
GJKKO
TIRANË- Është shtyrë seanca gjyqësore në GJKKO ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj,...
Politike
15 April 2026, 10:16
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me zjarrin që shkrumboi pallatin 12-katësh në kompleksin "Arlis" pranë QS...
Politike
15 April 2026, 09:24
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Sot mbahet seanca e radhës e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe për të pand...
Politike
15 April 2026, 09:18
E. D
Edi Rama, Eric Adams
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka ndarë foto nga momenti i dhënies së pasaportës shqiptare kryetarit të ...
Politike
15 April 2026, 09:10
E. D
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është paraqitur në Gjykatën e Posaçme. ...
Politike
14 April 2026, 21:27
E. D
Edi Rama
TIRANË- Shkallët e jashtme të Pallatit të Kongreseve u veshën me tapet të kuq, ndërkohë që simboli i ...
Politike
14 April 2026, 21:14
E. D
Besfort Lamallari
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka vizituar në spital, tetë personat, të cilët mbetën...
Politike
14 April 2026, 20:53
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Inspektorati i Përgjithshëm, Dashnor Sula ka urdhëruar të ngrihet një grup pune për ver...
Politike
14 April 2026, 20:55
E. D
pamjet
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me zjarrin në kompleksin "Arlis", pranë QSYT në Ti...
Politike
14 April 2026, 20:52
E.d
Anuela Ristani
TIRANË- Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka deklaruar se nuk ka humbje jete si pasojë e...