27 April 2025, 20:36
Nga N.F
Tedi Mula
TIRANË- Tedi Mula, një nga emrat më të rinj në politikë dhe kandidat për deputet në qarkun e Tiranës, ka rrëfyer arsyet e kandidimit nën logon e Partisë Social Demokrate të Tom Doshit. Në një intervistë për emisionin “Profil”, për Euronews Albania Mula ka shprehur ambiciet që ka për të ardhmen në politikë, si dhe krenarinë për mbiemrin që mban dhe përfaqëson.
Ai thotë se familja Mula ka kontribuar për artin shqiptar dhe ndihet krenar për këtë, duke u shprehur se ata ishin të suksesshëm në art, dhe ai do të ndjekë hapat e Avniut dhe Invës për të qenë i suksesshëm në politikë, duke nderuar këtë mbiemër dhe këtë traditë familjare.
“Avni Mula e quajmë si të parin tonë dhe pas tij fillon rendi hierarkik. Avni Mula dihet, është nderi i kombit, pastaj kemi figura si Inva, e cila na ka bërë të ndjehemi krenarë si brenda dhe jashtë vendit. Unë ndihem krenar për këtë mbiemër që mbaj, pasi për gjatë këtyre viteve familja jonë nuk është përgojuar kurrë dhe eci me krenari përpara.
Të mbash këtë mbiemër është një përgjegjësi e madhe, pasi të gjithë paraardhësit tanë kanë bërë maksimumin duke kontribuar në fushën e artit, dhe siç kanë bërë ata duke na bërë krenarë në pjesën e artit, unë do të mundohem që të bëj maksimumin që të bëj të gjithë krenarë dhe të jemi të suksesshëm edhe në politikë. Të gjithë më kanë dhënë mbështetje shumë të madhe dhe janë optimistë për rrugëtimin tim në politikë. Përveç familjarëve dhe të afërmve, nuk mund të lë pa përmendur shokët dhe miqtë, të cilët po më japin mbështetje shumë të madhe,” tha Tedi Mula.
tedi mula
Politike
27 April 2025, 20:17
N.F
Foto
TIRANË- Së fundmi nëpër media të ndryshme janë publikuar sondazhe në lidhje me zgjedhjet e 11 majit dhe mbësht...
Politike
27 April 2025, 20:14
N.F
Berisha
KUÇOVË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme takim me qytetarë të Kuçovës. Gjatë ...
Politike
27 April 2025, 19:34
N.F
Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Vlorë. Gjatë fjalës ...
Politike
27 April 2025, 18:43
N.F
Marigo
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me gratë dhe vajzat në Vlorë. Para se ai të mba...
Politike
27 April 2025, 18:26
N.F
Rama
VLORË- Kryeministri Edi Ram gjatë fjalës së tij në takim me gratë dhe vajzat në Vlorë ka theksuar se në z...
Politike
27 April 2025, 18:08
N.F
Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me gratë dhe vajzat në Vlorë ka folur në lidh...
Politike
27 April 2025, 18:00
N.F
Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme po zhvillon një takim me gratë dhe vajzat në Vlorë. Gjatë fjalës s&eu...
Politike
27 April 2025, 17:45
N.F
Foto
KAVAJË- Kandidati i 'Aleancës për Shqipërinë Madhështore', Rudin Hylviu ka njoftuar ditën e sotme se ka v...
Politike
27 April 2025, 16:00
N.F
Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpërndarë një mesazh audio për qytetarët teksa ka p...
Politike
27 April 2025, 15:38
N.F
Selia e PD-së
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar së fundmi në lidhje me verifikimet e nisura ditën e sotme nga Prokur...