21 May 2024, 15:10
Nga M.B
Artemis Malo
MILANO- Teksa në Milano zhvillohej një event kulturor, disa anëtarë të komunitetit shqiptar atje kanë takuar rastësisht zv. Ministren e Jashtme, Artemis Malo. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Arlinda Lleshi, anëtare e komunitetit shqiptar në Itali ka shkruar se gjatë takimit me zv. ministren, i treguan kësaj të fundit për aktivitetin e tyre që kishte të bënte me të drejtën e votës së diasporës.
Leshi shkruan se zv. ministrja fillimisht i përgëzoi dhe më pas vijoi me narrativën zyrtare se diaspora duhet të regjistrohet fillimisht para se të ketë të drejtën e votës.
Ajo shton se Malo u sugjeroi që ta linin këtë kauzë dhe të bënim diçka më të mirë si për shembull të nisnim një fushatë për regjistrimin e diasporës. Lleshi po ashtu shkruan se ky është një argument i pavlefshëm, sa për të konfuzuar opinionin publik me teknikalitete.
"Në një event kulturor të komunitetit shqiptar në Milano, takuam rastësisht zv. Ministren e Jashtme, Artemis Malo, që është përgjegjëse për diasporën. Sapo kishim ardhur nga protesta dhe u afruam që t’i tregonim për aktivitetin tonë. Ajo foli shumë e s’tha gjë, siç e kanë ves ‘rilindasit’ e rrejshëm. Fillimisht na përgëzoi, pastaj përsëriti bajatshëm narrativën zyrtare se diaspora duhet të regjistrohet fillimisht para se të ketë të drejtën e votës.
Në fund, na sugjeroi që ta linim këtë kauzë dhe të bënim diçka më të mirë, të nisnim një fushatë për regjistrimin e diasporës. Zv. Ministrja pra na sugjeron që ta bëjmë ne punën që presupozohet të bëjë ajo. Me rëndësi të përsëritet se nuk është i nevojshëm regjistrimi i adresës së emigrantëve përmes Gjendjes Civile, siç pretendon qeveria.
Ky është një argument kot sa për të konfuzuar opinionin publik me teknikalitete. I vetmi regjistrim që emigrantët duhet të bëjnë është në KQZ disa muaj para zgjedhjeve për t’u identifikuar si votues nga jashtë. Pyetni Kosovën si bëhet po patët paqartësi", shkruan Arlinda Lleshi.
vota e diaspores
Politike
21 May 2024, 15:05
B.Z
Belinda Ballu gjatë inspektimit të punimeve
TIRANË - Puna për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, me degëzim...
Politike
21 May 2024, 14:50
B.Z
Albana Vokshi
TIRANË - Kryetarja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi, ka komentuar mbledhjen që...
Politike
21 May 2024, 14:07
I.A
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj duket se zhgënjeu shqiptarët me sjelljen e tij institucionale gjatë vitit të kalua...
Politike
21 May 2024, 13:05
N.F
Dhurata Çupi dhe Erinda Ballanca
TIRANË- Në seanën e sotme të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, deputetja e PD, Dhurata &C...
Politike
21 May 2024, 12:44
N.F
Mbledhja
TIRANË-Mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ka nisur me debate. Në këtë mblehdje është...
Politike
21 May 2024, 12:32
S.B
Gent Sejko
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko foli në Komisionin për Ekonominë dhe Financat...
Politike
21 May 2024, 12:23
I.A
Protesta
TIRANË- Ish-kandidati për Bashkinë Tiranë Belind Këlliçi ka paralajmëruar se në ditët në vijim...
Politike
21 May 2024, 12:16
N.F
Gjokutaj
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi kanë dërguar sërish ...
Politike
21 May 2024, 12:09
I.A
Asllan Dogjani
TIRANË- Opozita ka thirrur sërish një protestë gjatë ditës së sotme përpara bashkisë së Ti...
Politike
21 May 2024, 12:01
N.F
Teliti
TIRANË- Kreu i këshilltarëve opozitarë, Dorjan Teliti ka marrë pjesë në protestën e sotme të opozit&eum...