10 July 2026, 21:26
Nga E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reguar lidhur me vlerësimet negative të cilët qytetarët kanë lënë në disa prej bizneseve në Tiranë dhe më gjerë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se me ndihmën e Google-it faqeve të sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara.
Kryeministri shton se rreth 10 mijë llogari të hapura enkas kanë organizuar dhe orkestruar një sulm ndaj bizneseve turistike, hoteleve, bujtinave dhe restoranteve duke u hequr vlerësimet pozitive të fituara nga klientët.
Në fund, ai thotë se policia po vijon me hetimin e asaj që ai e quan 'skemë kriminale', ndërsa e ka cilësuar këtë ngjarje si një “sulm të organizuar” ndaj sipërmarrjeve shqiptare.
“Jehona e një TURPI ALLA SHQIPTARÇE arriti deri në majën e piramidës së Google, ku autoritetet tona kërkuan ndihmë për të nxjerrë një sërë sipërmarrjesh nga BLOZA E TERRORIT DIGJITAL të ushtruar prej pengmarrësve të protestës së flamingove, të cilët përmes 10 mijë llogarive të hapura enkas organizuan dhe orkestruan një SULM TË PADËGJUAR KRIMINAL mbi hotele, bujtina, restorante, duke u hequr me DHUNË yjet e mbledhura nga përshtypjet pozitive të klientëve
Pra, logjika e hurit dhe drurit që i ka dhënë protestës ngjyrën e sorrave e zërin e korbave: Nuk duam investorë të huaj, nuk duam biznese vendase, duam litar, burg, zjarr – tip naziskinësh me qeleshe e komunistash me flamur në qafë, laro e balo të duartrokitur me pasion nga dështakëzemërakë të rënë nga vakti, plot urrejtje, ligësi e mediokritet të pangushëllueshëm
Policia vijon me hetimin e skemës kriminale, ndërkohë që me ndihmën e Google-it faqet e sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara me punë e mund të madh.” shkruan Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
10 July 2026, 21:20
D.S
Michel Tarran
TIRANË- Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, vlerësoi karakterin paqësor dhe qytetar të p...
Politike
10 July 2026, 20:00
E.d
Pamje
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar qëndrimin e kryeministrit Rama gjatë samitit të NATO-s n&...
Politike
10 July 2026, 18:28
E.d
Kanye West
ITALI – Koncerti i këngëtarit me famë botërore Kanye West, për të cilin qeveria shqiptare ka akorduar 4.25 m...
Politike
10 July 2026, 18:10
D.S
Monika Kryemadhi
TIRANË- Monika Kryemadhi ka hedhur akuza të forta ndaj SPAK dhe ish-kreut të tij, Altin Dumani, duke pretenduar se het...
Politike
10 July 2026, 17:38
E.d
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se me 14 korrik, do të zhvillohet Konferenca e IX Ndërqeveritare në Bruksel, ku ...
Politike
10 July 2026, 16:44
E.d
Foto ilustruse
Shqipëria dhe Mali i Zi do t’i mbyllin kapitujt e radhës në bisedimet e tyre me Bashkimin Evropian për anëtar...
Politike
10 July 2026, 16:17
D.S
Enea Karakaçi
PUKË- Segmenti rrugor Qafë Qelë – Koman, me një gjatësi prej afro 31 kilometrash, ju nënshtr...
Politike
10 July 2026, 14:42
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas veprimit skandaloz të lajmëruar ditën e djeshme&nbs...
Politike
10 July 2026, 13:30
E. D
pamjet nga protesta
TIRANË- Gazeta holandeze “De Volkskrant” i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen prej rreth d...
Politike
10 July 2026, 13:21
E. D
Gazment Bardhi
STRASBURG- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se zëri i qytetarëve që ...