Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Zgjedhjet e 11 Majit/ Meta thirrje qytetarëve nga burgu: Regjistrohuni për të votuar dhe bëhuni pjesë e ndryshimit
Nga qelia e burgut, Meta është shprehur optimist për fitore më 11 Maj, ndërsa fton të gjithë qytetarët brenda dhe jashtë Shqipërisë që të votojnë, pasi sipas tij vota e tyre është ndryshimi i vendit.
3 March 2025, 11:49Nga B.Z
Ilir Meta
TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Nga qelia e burgut, Meta është shprehur optimist për fitore më 11 Maj, ndërsa fton të gjithë qytetarët brenda dhe jashtë Shqipërisë që të votojnë, pasi sipas tij vota e tyre është ndryshimi i vendit.
Reagimi i Metës:
Të dashur bashkëatdhetarë në diasporë! Regjistrimi juaj masiv derimë tani është frymëzues! Pjesëmarrja juaj e jashtëzakonshme në takimet e opozitës është garanci për Fitoren tonë më 11 Maj! Vetëm edhe pak orë na ndajnë nga afati përfundimtar për regjistrimin e votuesve nga jashtë! Mos e humbni këtë mundësi historike! Më 11 Maj, zëri juaj duhet të dëgjohet fort! Regjistrohuni, Regjistrohuni, Regjistrohuni tani për të votuar dhe bëhuni pjesë e Ndryshimit! Regjistrimi bëhet këtu: https://diaspora.kqz.gov.al Shqipëria pret votën tuaj! Shqipëria pret Ndryshimin!