2 December 2025, 22:20
Nga E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, i mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime gjatë një mbledhjeje të KQZ-së të martën pasdite.
Vendimi u kritikua nga Serbia dhe nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë, i cili tha se është "i zhgënjyer dhe i shqetësuar thellësisht". Lista Serbe mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ishin zëshëm kundër certifikimin të kësaj partie dhe ishin të vetmit që votuan kundër. Kurteshi tha gjatë mbledhjes se “e kam thënë gjithmonë se kjo parti punon kundër interesave të Kosovës”.
Anëtarët e partive të tjera politike shqiptare në KQZ abstenuan nga votimi. OSBE-ja theksoi se është "seriozisht e shqetësuar për rritjen e polarizimit politik brenda KQZ-së, i cili reflektohet në sjelljen gjatë votimit që duket se udhëhiqet nga interesa partiake, e jo nga kritere ligjore dhe parime demokratike".
"Sjellje e tillë minon paanshmërinë dhe besueshmërinë që janë thelbësore për një organ të pavarur të administrimit të zgjedhjeve", tha ajo.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, e cilësoi si "plotësisht të papranueshëm" vendimin e KQZ-së.
“Kjo tregon jo vetëm mungesën e kapaciteteve demokratike, por edhe një qëndrim plotësisht të papranueshëm ndaj një tërë komuniteti kombëtar”, tha Gjuriq në Uashington në një bisedë me gazetarë nga Serbia.
Kreu i diplomacisë së Serbisë shtoi se shpresën se, me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, ky vendim do të të rishikohet, ashtu si në zgjedhjet e mëparshme. Kjo është hera e tretë që KQZ-ja nuk e certifikon fillimisht këtë parti, pasi ngjashëm veproi edhe për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në të dy rastet e mëhershme, PZAP-ja ia kishte rrëzuar vendimin e KQZ-së. Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe i fitoi 9 prej 10 ulëse të garantuara për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa, ajo i fitoi të gjitha 10 komunat me shumicë serbe në zgjedhjet lokale të tetorit, duke u rikthyer në pushtet pasi i kishte braktisur institucionet e Kosovës më 2022.
Gjatë mbledhjes të martën, KQZ tha se 24 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, aplikuan për zgjedhjet e këtij muaji. Në këtë mbledhje, ajo i certifikoi 22 subjekte politike./REL
lista serbe kqz
Politike
2 December 2025, 22:01
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Bersisha zhvilloi një takim në njësinë nr.9 në Tiran...
Politike
2 December 2025, 21:47
E. D
pamje nga takimi
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Bersisha zhvilloi një takim me qytetarët e njësisë nr.9 në Tir...
Politike
2 December 2025, 21:14
E. D
Klevis Balli
TIRANË- Demokrati Klevis Balliu ka deklaruar se mazhoranca po bën gjithçka që të mbrojë hajdutë...
Politike
2 December 2025, 19:59
E. D
Edi Rama
VJENË- Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Vjenës, për të marrë pjesë në Konferencën “...
Politike
2 December 2025, 19:58
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se forcat demokratike në Europë dhe në botë...
Politike
2 December 2025, 19:45
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se PD do të bëjë një analizë të shk&eum...
Politike
2 December 2025, 19:34
E. D
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti demokrat, Saimir Korreshi u ndal tek problematikat në zonën e lushnjes, si pasojë e përmbytjeve. ...
Politike
2 December 2025, 19:21
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se është zotuar para qytetarërve se do ta mbroj votën ...
Politike
2 December 2025, 19:20
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Deputeti i PS-së, Ardit Bido është "përplasur" me Kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Ba...
Politike
2 December 2025, 19:09
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar arrestimin e arrestimin e Federica Mogherinit, r...