29 January 2026, 12:58
Nga D.S
Foto Ilustruese
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar të enjten se një grup i dytë i të dyshuarve është duke u marrë në pyetje si pjesë e hetimit të zgjeruar mbi dyshimet për manipulim të votave në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit të cilat nxitën rinumërim të plotë të votave.
Në njoftim në Facebook, Prokuroria theksoi se mori informacione shtesë lidhur me dyshimet për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës pas rinumërimit të votave në Prizren.
Ajo nuk tregoi për numrin e të dyshuarve që janë duke u marrë në pyetje në stacionin policor në rajonin jugor të vendit, por tha se ata dyshohen për vepra penale si, shkelja e të drejtave të votimit, korrupsioni zyrtar, si dhe shkelja e detyrës zyrtare.
Ky është operacioni i dytë që autoritetet për zbatim të ligjit e ndërmarrin në Prizren – vendin ku dyshohet se ka pasur më së shumti manipulim votash – pasi javën e kaluar i ndaluan mbi 100 të dyshuar.
Nga mbi 100 të ndaluar në atë aksion, 22 komisionerë dhe një vëzhgues u dërguan në paraburgim për një muaj.
Dyshimet për manipulim të votave të zgjedhjeve të dhjetorit kanë hedhur dyshime serioze mbi procesin zgjedhor, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyrua ta bëjë rinumërimin e plotë të votave, pasi kishte gjetur mospërputhje të mëdha në votat për kandidatët për deputetë.
Komisioni bëri të ditur ditë më parë se pret ta përfundojë rinumërimin në fundjavë, pasi tashmë janë rinumëruar rreth 90 për qind e votave.
Rinumërimi në Prizren ka përfunduar tashmë dhe ai tregon një dallim në votat për kandidatët për deputetë para dhe pas rinumërimit.
Të paktën katër kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës u janë hequr nga mbi 2.000 votat secilit në këtë komunë, përfshirë njërit mbi 6.000, pasi komisioni vërtetoi në rinumërim se atyre u ishin shtuar votat e paqena.
Edhe kandidatëve nga partitë e tjera si ajo në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, u janë hequr vota pas rinumërimit në këtë komunë, por në numër diçka më të vogël.
Në këtë video shpjegojmë se si u manipuluan votat e kandidatëve për deputetë
Operacioni i ri në Prizren vjen po ashtu një ditë pasi 15 kryesues zgjedhorë u ndaluan për 48 orë gjatë një aksioni të ngjashëm në Malishevë. Në shënjestër të aksionit në këtë komunë në pjesën qendrore të Kosovës ishin 18 kryesues dhe 50 komisionerë që kishin marrë pjesë në numërim të votave të zgjedhjeve të dhjetorit.
Ndërkohë, përveç Prizrenit dhe Malishevës, autoritetet janë duke kryer hetime edhe në Ferizaj e Drenas.
Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit i fitoi zgjedhjet e 28 dhjetorit duke marrë mbi 51 për qind të votave.
Rinumërimi nuk pritet të ndikojë në rezultatin e partive dhe Kurti mund ta formojë qeverinë e re pas certifikimit të rezultateve përafërsisht në fillim të shkurtit.
Në Kosovë manipulimi i votave është vepër penale e dënueshme me burgim.
Megjithatë, së voni organizata joqeveritare, ÇOHU, e publikoi një hulumtim që tregoi se mbi 90 për qind e rasteve për manipulime zgjedhore përfundojnë me dënime me kusht ose gjoba./REL
prokuroria ne prizren zgjedhjet ne kosove
Politike
29 January 2026, 12:57
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se gjatë qëndrimit në sallën e parlamentit në S...
Politike
29 January 2026, 12:50
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paraqitur para mediave aktivitetin që kishte zhvilluar gjatë një vizite në Stra...
Politike
29 January 2026, 12:20
D.S
Pirro Vengu
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se, sot rreziqet nuk vijnë vetëm nga armët klasike. Në Komisio...
Politike
29 January 2026, 12:15
I.A
Astrit Kalaja
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar një kërkesë institucioneve shtetërore, Kuven...
Politike
29 January 2026, 11:41
I.A
Eglantina Zëre
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizu...
Politike
29 January 2026, 11:04
D.S
Konferenca e Kryetareve
TIRANË- Pritet të mblidhet sot në orën 12:30 Konferenca e Kryetarëve për të shqyrtuar proje...
Politike
29 January 2026, 11:04
I.A
Diella
SHBA- Një tjetër artikull nga mediat ndërkombëtare i është kushtuar ministres virtuale 'Diella', për faktin se ag...
Politike
29 January 2026, 10:22
D.S
Ilir Meta
TIRANË- Mbahet sot seanca paraprake për Ilir Metën. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndodhet prej më shum&e...
Politike
29 January 2026, 10:01
D.S
Edi RAMA
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se, do krijohen kushte tërësisht të reja për fëmijët jetimë. N&eum...
Politike
28 January 2026, 22:47
E. D
foto ilustruese
VLORË- Lagjia “Pavarësia” në Vlorë ka mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e sotme, pas...