LIVE UPDATES
Aktualitet

Përplasja për pushtet mes qeverisë dhe opozitës paralizon GJK në Poloni/ Gjyqtarët e zgjedhur nga koalicioni i Tuskut tentojnë të marrin drejtimin. E djathta polake flet për “grusht shteti"

Megjithatë, fundi i krizës, e cila e ka bërë praktikisht të paaftë për të funksionuar gjykatën më të rëndësishme të Polonisë, duket më larg se kurrë. Rreth 1000 çështje të pazgjidhura janë grumbulluar tashmë në sirtarët e Gjykatës. Për disa mosmarrëveshje pritet prej më shumë se dhjetë vjetësh një vendim. Këtë vit, gjyqtarët kushtetues nuk kanë arritur madje të hartojnë as buxhetin e tyre për vitin 2027. Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian konstatoi që në vitin 2025 se Gjykata Kushtetuese polake "nuk ishte as e pavarur dhe as e paanshme”.

3 November 2026, 09:25 Nga E. D

Përplasja për pushtet mes qeverisë dhe opozitës paralizon

POLONI- Gjykata Kushtetuese e Polonisë, "Trybunał Konstytucyjny”, është shndërruar në epiqendrën e një beteje të ashpër për pushtet mes qeverisë proevropiane të qendrës së majtë të kryeministrit Donald Tusk dhe opozitës konservatore të djathtë, e cila mbështetet nga presidenti Karol Nawrocki. Me një manovër juridike, të premten (30.10.2026), gjyqtarët e zgjedhur nga koalicioni i Tuskut morën drejtimin e Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë, fundi i krizës, e cila e ka bërë praktikisht të paaftë për të funksionuar gjykatën më të rëndësishme të Polonisë, duket më larg se kurrë. Rreth 1000 çështje të pazgjidhura janë grumbulluar tashmë në sirtarët e Gjykatës. Për disa mosmarrëveshje pritet prej më shumë se dhjetë vjetësh një vendim. Këtë vit, gjyqtarët kushtetues nuk kanë arritur madje të hartojnë as buxhetin e tyre për vitin 2027. Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian konstatoi që në vitin 2025 se Gjykata Kushtetuese polake "nuk ishte as e pavarur dhe as e paanshme”.

Gjyqtarët "e vjetër” kundër atyre "të rinj”

Në Gjykatën Kushtetuese me 15 anëtarë, sot përballen në mënyrë armiqësore gjyqtarët "e vjetër” dhe ata "të rinj”. Shtatë prej tyre vijnë ende nga koha kur qeveriste partia konservatore e djathtë Ligj dhe Drejtësi, PiS (2015-2023); tetë të tjerë u zgjodhën nga parlamenti pas kalimit të pushtetit te qeveria e qendrës së majtë në dhjetor 2023.

Por Bogdan Swieczkowski, president i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-politikan i PiS-it, refuzon të lejojë pesë prej gjyqtarëve të rinj të ushtrojnë detyrën në Gjykatë. Argumenti i tij është se ata nuk e kanë bërë betimin para presidentit Nawrocki, por vetëm para kryetarit të parlamentit.

Për muaj të tërë, pesë gjyqtarët e rinj mbetën në pritje në ambientet e Gjykatës, pa detyra dhe pa pagesë. Të premten në mbrëmje ata kaluan në ofensivë: gjyqtarja "e re” me vjetërsinë më të madhe, Anna Korwin-Piotrowska, e shpalli veten drejtuese të Gjykatës dhe urdhëroi "me efekt të menjëhershëm” pezullimin për një muaj nga detyra të Swieczkowskit dhe zëvendësit të tij, Bartlomiej Sochanski. Të dyve iu ndalua gjithashtu hyrja në godinën e Gjykatës.

Presidenti i shkarkuar i Gjykatës kundërshton

Por Swieczkowski nuk e pranon pezullimin dhe këmbëngul se vazhdon të jetë president i Gjykatës Kushtetuese. Me mbështetjen e simpatizantëve të PiS-it, të cilët prej javësh qëndrojnë në kamp para selisë së Gjykatës Kushtetuese, ai u përpoq të kalonte gardhin e ndërtesës, por u pengua nga forca të shumta policore.

Politikanë të shumtë nga e djathta konservatore deri te e djathta ekstreme, mes tyre edhe kreu i PiS-it Jaroslaw Kaczynski, u shfaqën në vendngjarje dhe e shfrytëzuan situatën për dalje politike. "Rrëzojeni Tuskun”, brohoritën protestuesit.

"Që nga sot Polonia po bëhet një shtet policor”, shkroi Kaczynski në X, duke paralajmëruar se rruga e ndjekur nga qeveria çon "drejtpërdrejt në autoritarizëm dhe totalitarizëm”.

Zhvillimet detyruan presidentin Nawrocki të ndërhynte. Kreu i shtetit ndërpreu fluturimin e tij drejt Afrikës dhe u kthye në Varshavë.

"Gjatë kësaj nate u shkel rendi kushtetues i Polonisë dhe një organ shtetëror u mor me forcë”, deklaroi Pawel Szefernaker nga zyra e presidentit.

"Po përballemi me një krizë shumë të rëndë kushtetuese në Poloni. Ajo është pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të paligjshme dhe të dhunshme të qeverisë Tusk”, tha për Deutsche Welle në Varshavë këshilltari i presidentit për politikën e jashtme, sekretari i shtetit Marcin Przydacz.

"Presidenti është i detyruar të reagojë sa herë që shkelet Kushtetuta polake dhe legjislacioni”, theksoi Przydacz.

"Ky është një grusht shteti”, deklaroi më tej nënkryetari i PiS-it, Tobiasz Bochenski. Në një intervistë për TVN të hënën, ai e krahasoi situatën me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme ushtarake nga gjenerali Wojciech Jaruzelski në dhjetor 1981.

Kur Nawrocki hyri në ndërtesën e Gjykatës, ndodhi një incident që palët e interpretojnë në mënyra të ndryshme. Korwin-Piotrowska, e cila së bashku me gjyqtarë të tjerë kishte dashur ta përshëndeste kreun e shtetit para hyrjes, i tha televizionit TVN se Nawrocki ishte përplasur me të dhe ishte përpjekur të kalonte me forcë pranë saj. Pamjet filmike tregojnë presidentin duke i shtyrë gjyqtarët mënjanë.

Ndërsa zëdhënësi i Nawrockit, Rafal Leskiewicz, akuzoi Korwin-Piotrowskan dhe gjyqtarë të tjerë se kishin cenuar integritetin fizik të kreut të shtetit. Ai paralajmëroi ngritjen e një kallëzimi penal. Edhe Przydacz tha për DW-në se Nawrocki ishte "sulmuar fizikisht dhe ishte penguar”. Sipas tij, çështja duhet t'i kalojë prokurorisë.

 
Kryeministri Tusk u del në krah gjyqtarëve
Kryeministri Donald Tusk u rreshtua të shtunën në mbrëmje në krah të gjyqtarëve dhe mbrojti ndërhyrjen e policisë për mbrojtjen e Gjykatës.

"Shteti demokratik duhet të jetë i fortë”, tha ai në një fjalim televiziv.

"Sulmi ndaj Gjykatës dhe gjyqtarëve të saj është një tjetër kapitull në procesin e shkatërrimit të shtetit të së drejtës në Poloni nga PiS-i dhe presidentët Duda dhe Nawrocki”, vazhdoi Tusk.

Kryeministri theksoi se ishte i bindur se Gjykata Kushtetuese tani do të fillonte të funksiononte ashtu siç duhet. Qeveria do t'u garantonte gjyqtarëve sigurinë dhe kushtet e nevojshme të punës. Edhe ministri i Drejtësisë, Waldemar Zurek, u shpreh optimist. "Pas disa javësh do të zhvillohen procedurat e para dhe do të shqyrtohen çështjet e para në themel”, tha ai.

Anna Korwin-Piotrowska ka thirrur për këtë të martë (3.11.2026) një mbledhje plenare të gjyqtarëve kushtetues. Gjykata duhet të miratojë buxhetin e saj. Që mbledhja të ketë kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje, duhet të marrin pjesë dy të tretat e gjyqtarëve.

Gjyqtarët "e rinj” kishin shpresuar deri tani se do të arrinin të tërhiqnin në anën e tyre disa nga kolegët "e vjetër”. Megjithatë, pas ngjarjeve të së premtes, gjasat për këtë duken më të vogla se kurrë. Nëse nuk arrihet kuorumi, ngërçi do të vazhdojë.

Në qarqet juridike, veprimet e gjyqtarëve kushtetues janë objekt debatesh. Katër ish-presidentë të Gjykatës Kushtetuese u dolën në mbështetje gjyqtarëve që ndërmorën këto hapa. Sipas tyre, gjyqtarët e zgjedhur në mënyrë të ligjshme kishin marrë masat e nevojshme për të rikthyer në funksionim Gjykatën, e cila mbron të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Veprimet e presidentit Nawrocki përbëjnë një "shkelje të paprecedentë të autonomisë së Gjykatës”, deklaruan Marek Safjan, Jerzy Stepien, Bohdan Zdziennicki dhe Andrzej Zoll.

Ndryshe nga ata, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Poloni kritikoi masat ndaj presidentit të Gjykatës, Swieczkowski. Sipas Komitetit, baza ligjore e pezullimit është "e dyshimtë”. Organizata paralajmëroi për një "precedent të rrezikshëm”.

Nawrocki fton palët për konsultime: A është i mundur një "reset”?

Pas përshkallëzimit të situatës gjatë natës nga e premtja në të shtunë (30-31.10.2026), Nawrocki u përpoq të ulte tensionet. Ai ftoi përfaqësuesit e partive politike për bisedime.

Pas takimeve, kreu i partisë së majtë "Së Bashku” (Razem), Adrian Zandberg, foli për një "reset” si një zgjidhje të mundshme të krizës.

Sipas këtij koncepti, të gjithë gjyqtarët aktualë të Gjykatës Kushtetuese duhet të japin dorëheqjen. Anëtarët e rinj të Gjykatës më pas duhet të zgjidhen me një shumicë prej tri të pestash ose dy të tretash të parlamentit.

Por kjo do të kërkonte një kompromis mes koalicionit qeverisës dhe opozitës, gjë që duket pak e mundshme.

"Kriza e Gjykatës Kushtetuese komprometon të gjithë klasën politike në Poloni, pa përjashtim dhe pavarësisht shkallës së fajit”, shkruan të hënën kryeredaktori i gazetës së përditshme Rzeczpospolita, Pawel Kapusta.

"Ejani në vete”, apelon gazetari, duke propozuar një tryezë të rrumbullakët, në të cilën juristë të njohur të përpiqen të gjejnë një rrugëdalje nga kriza./DW

apolonia tusk ana pisonero

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin