LIVE UPDATES
Aktualitet

SHBA-ja sulmon ishullin iranian, por Trump minimizon mundësinë e një lufte të re

Sulmet ndodhën vetëm disa orë para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, më 3 nëntor, dhe në një kohë kur Trump mban një qëndrim më të butë publik ndaj Iranit. Pasi për javë të tëra paralajmëroi se SHBA-ja mund të niste një ofensivë të re ushtarake kundër Iranit pas zgjedhjeve, Trump, të hënën, e përjashtoi mundësinë e një sulmi të menjëhershëm dhe sinjalizoi se mund të arrihej një marrëveshje përmes diplomacisë. I pyetur nga gazetarët nëse po shqyrtonte mundësinë e sulmeve ndaj Iranit pas zgjedhjeve, Trump u përgjigj: “Jo”.

3 November 2026, 09:10 Nga E. D

SHBA-ja sulmon ishullin iranian, por Trump minimizon mundësinë e

IRAN- Shtetet e Bashkuara sulmuan më 2 nëntor ishullin strategjik iranian të Keshmit, konfirmuan zyrtarët amerikanë. Ky është sulmi i fundit në një varg operacionesh ushtarake kundër Iranit, të cilat nuk u bënë publike më parë. Operacionet vazhduan, ndonëse presidenti amerikan, Donald Trump, e minimizoi mundësinë e shpërthimit të një lufte të re në shkallë të gjerë.

Sulmet ndodhën vetëm disa orë para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, më 3 nëntor, dhe në një kohë kur Trump mban një qëndrim më të butë publik ndaj Iranit. Pasi për javë të tëra paralajmëroi se SHBA-ja mund të niste një ofensivë të re ushtarake kundër Iranit pas zgjedhjeve, Trump, të hënën, e përjashtoi mundësinë e një sulmi të menjëhershëm dhe sinjalizoi se mund të arrihej një marrëveshje përmes diplomacisë. I pyetur nga gazetarët nëse po shqyrtonte mundësinë e sulmeve ndaj Iranit pas zgjedhjeve, Trump u përgjigj: “Jo”.

Megjithatë, zyrtarë të administratës amerikane i thanë gazetës The Wall Street Journal se Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar dhe se po shqyrton mundësi të ndryshme. Kjo tregon një dallim mes deklaratave publike të presidentit, që sugjerojnë ulje të tensioneve me Iranin, dhe operacioneve ushtarake amerikane që vazhdojnë.

Sipas gazetës The Wall Street Journal, e cila citon zyrtarë amerikanë, sulmi i fundit ishte pjesë e një serie sulmesh të kufizuara që SHBA-ja kreu në fshehtësi kundër Iranit, gjatë javëve të fundit. Disa zyrtarë i përshkruan këto operacione si masa mbrojtëse, që synojnë të dobësojnë aftësinë e Iranit për të kërcënuar anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit.

Një zyrtar amerikan i tha gazetës se administrata kishte vendosur qëllimisht që të mos i bënte publike këto operacione, për të shmangur përshtypjen se SHBA-ja po përgatitej të rifillonte një fushatë të gjerë ushtarake. Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA, raportoi se më 2 nëntor ishin dëgjuar shpërthime në ishullin Keshm.

Pentagoni i ridrejtoi pyetjet e Radios Evropa e Lirë te Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM), por as ajo nuk iu përgjigj kërkesës për koment. Një zyrtar amerikan tha se administrata po ndërmerr vazhdimisht masa për t’iu përgjigjur kërcënimeve ndaj forcave amerikane në rajon.

Më vonë, zyrtarë të lartë amerikanë konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se forcat e SHBA-së kishin kryer sulme të kufizuara në ishullin iranian të Keshmit. Ata i cilësuan sulmet si operacione mbrojtëse, që kishin për qëllim mbrojtjen e forcave dhe mjeteve amerikane në rajon. Sipas zyrtarëve, sulmet u kryen si kundërpërgjigje ndaj të shtënave iraniane në drejtim të një avioni amerikan.

Ishulli strategjik në Ngushticën e Hormuzit

Ishulli Keshm ndodhet në hyrje të Ngushticës së Hormuzit - një prej rrugëve më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës dhe të burimeve të tjera të energjisë.

SHBA-ja sulmon ishullin iranian, por Trump minimizon mundësinë e

Sipas gazetës The Wall Street Journal, në ishull ndodhen një bazë e madhe nëntokësore raketore, një bazë detare dhe një impiant i madh për shndërrimin e ujit të detit në ujë të pijshëm. Ishulli ka qenë objektiv i sulmeve amerikane edhe gjatë përplasjeve të mëparshme ushtarake, ndërsa zyrtarët amerikanë e kanë diskutuar edhe mundësinë e marrjes së tij nën kontroll.

Jason Brodsky, drejtor për politika në organizatën jofitimprurëse “United Against Nuclear Iran”, tha për Radion Evropa e Lirë se sulmet e fundit synojnë të dobësojnë aftësinë e Teheranit për të penguar transportin detar, dhe jo domosdoshmërisht të ndryshojnë vendimet politike të udhëheqjes iraniane.

“SHBA-ja synon të dobësojë aftësitë e Iranit për të kërcënuar Ngushticën e Hormuzit”, tha Brodsky.

“Qëllimi nuk është domosdoshmërisht të ndryshohen llogaritjet e udhëheqjes iraniane, por t’i kufizohen regjimit iranian mundësitë për të vëzhguar dhe për të penguar anijet tregtare. Dhe kjo është, në thelb, në interes të sigurisë kombëtare të SHBA-së”, shtoi ai.

Operacioni në ishullin Keshm vjen pas një serie sulmesh të kufizuara amerikane ndaj objektivave ushtarake dhe detare iraniane. Më herët, forcat amerikane kanë goditur pika të lëshimit të raketave, kanë sulmuar një anije tradicionale iraniane disa ditë më parë, si dhe një anije tregtare që, disa javë më parë, ka bërë përpjekje të kalojë përmes bllokadës së vendosur nga SHBA-ja ndaj tregtisë së Iranit.

Trump zbut retorikën, diplomacia mbetet mundësi

Sulmet ndodhin në kohën kur Uashingtoni dhe Teherani janë duke dhënë sinjale për rifillimin e përpjekjeve diplomatike, ndonëse përplasja ushtarake mes tyre mbetet e pazgjidhur. Presidenti Donald Trump dhe nënpresidenti JD Vance kanë lënë të kuptohet së voni se negociatat për çmontimin e programit bërthamor të Iranit, mund të çojnë në marrëveshje. Trump shkroi gjithashtu në rrjetet sociale se rënia e çmimeve të naftës pasqyron bindjen në rritje se nuk do të ketë një luftë të re me Iranin.

Vance deklaroi se Uashingtoni ka shënuar përparim në negociata. Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, u tha gazetarëve në Teheran, më 2 nëntor, se sa i përket arritjes së një marrëveshjeje të mundshme, “topi është në fushën e SHBA-së”.

“Kërkesat tona janë paraqitur shumë qartë dhe në mënyrë transparente. Kërkesat e Iranit janë të arsyeshme dhe logjike”, tha Baghaei.

Megjithatë, zyrtarët iranianë, përfshirë udhëheqësin suprem Mojtaba Khamenei, paralajmëruan se Teherani do të kundërpërgjigjet me sulme brenda dhe jashtë Lindjes së Mesme, nëse Uashingtoni e rifillon konfliktin. Për javë të tëra, Trump paralajmëroi se SHBA-ja mund t’u kthehej operacioneve ushtarake në shkallë të gjerë, pas zgjedhjeve të mesmandatit.

Zyrtarë të lartë të administratës diskutuan mundësinë e sulmeve të tjera ajrore dhe i paraqitën presidentit disa alternativa, përfshirë ashpërsimin e sanksioneve ekonomike dhe zgjerimin e bllokadës ndaj tregtisë iraniane. Sipas gazetës The Wall Street Journal, komandanti i Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane (CENTCOM), admirali Brad Cooper, vizitoi Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar për ta informuar Trumpin mbi zhvillimet e konfliktit.

Gjatë javëve të fundit, ushtria amerikane dërgoi gjithashtu sisteme shtesë të mbrojtjes raketore dhe municione në rajon, duke krijuar kushtet për operacione ushtarake potencialisht më të gjera. Sipas gazetës The Wall Street Journal, zyrtarët amerikanë u thanë gjithashtu vendeve të Gjirit Persik të përgatiten për një fushatë të shkurtër ushtarake, por intensive, që mund të nisë menjëherë pas zgjedhjeve.

Analistët: Pak gjasa për kundërpërgjigje të ashpër nga Irani

Pavarësisht rrezikut të përshkallëzimit të konfliktit, disa analistë vlerësojnë se Irani nuk ka gjasa t’i përgjigjet me një sulm të madh goditjes së fundit amerikane. Brett Erickson, analist për Lindjen e Mesme dhe ekspert i sanksioneve në kompaninë “Obsidian Risk Advisors”, tha për Radion Evropa e Lirë se sulmet janë të rrezikshme, por nuk përbëjnë ndonjë ndryshim të madh në qasjen ushtarake të SHBA-së.

“Edhe pse me këto sulme të fundit amerikane po luhet me zjarrin, ato nuk dallojnë shumë nga operacionet e kufizuara ushtarake që kemi parë gjatë javëve të fundit”, tha Erickson.

“Irani është treguar mjaft i përmbajtur në reagimet ndaj incidenteve të ngjashme dhe nuk shoh ndonjë arsye të fortë për të besuar se ky sulm do t’i ndryshojë rrënjësisht llogaritjet strategjike të Teheranit”, shtoi ai.

Gregory Brew, ekspert i naftës dhe analist në kompaninë “Eurasia Group”, me seli në Nju Jork, tha për Radion Evropa e Lirë se sulmi i fundit dhe raportimet e tjera të kohëve të fundit tregojnë se Uashingtoni po përpiqet, në mënyrë aktive, ta sfidojë kontrollin e Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit. Sipas tij, SHBA-ja nuk kufizohet më vetëm në pengimin e raketave dhe dronëve iranianë, por godet edhe objektiva iraniane përgjatë bregdetit.

“Fakti që SHBA-ja nuk dëshiron t’i bëjë publike këto sulme, tregon se ajo po përpiqet të shmangë përshtypjen se synon përshkallëzimin e konfliktit”, tha Brew.

“Edhe më interesante është gatishmëria e Iranit për t’i pranuar këto goditje pa u kundërpërgjigjur. Duket se të dyja palët janë të vetëdijshme për rreziqet e përshkallëzimit, ndërsa përplasen për kontrollin e Ngushticës”, shtoi ai./REL

SHBA donald trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin