Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Meta dekreton Arben Ahmetajn si ministër për Rindërtim, propozimi që iu bë nga Rama (VENDIMI)
13 December 2019, 11:50Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti Ilir Meta dekreton në postin e ministrit të Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetajn. Ky i fundit u propozua sot nga kryeministri Edi Rama.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama shprehet se Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, për koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program.
“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”, shkruan Rama në në postim. Ministria e Rindërtimit tashmë do të koordinojë punën e të gjithë mekanizmave të angazhuara për rimëkëmbjen e ndërtesave që u shembën pas tërmetit.
Menjëherë ka reaguar edhe Presidenca për këtë propozim të Ramës, ku zëdhënësi Tedi Blushi ka njoftuar se presidenti do të dekretojë menjëherë Ahmetanj në pozicionin e propozuar nga kreu i qeverisë. “Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin”, shkruan Blushi.
Për të prekurit nga tërmeti janë krijuar mbledhur shumë fonde. Komisioni Europian ka vendosur të organizojë në Tiranë konferencën e donatorëve, në fund të Janarit të vitit të ardhshëm. Ndërkohë, qeveria po bën përpilimin e faturës së dëmeve të tërmetit, e cila do të jetë gati më datë 16 Janar. Më 4 Dhjetor KE u solidarizua me Shqipërinë dhe vendosi të dhurojë 15 milionë euro, për të ndihmuar në rindërtimin e mijëra ndërtesave të shembura nga tërmeti tragjik.
Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Presidenca ka njoftuar se do të organizojë të enjten, më 19 Dhjetorit ceremoninë e betimit për 8 prokurorët e emëruar në Prokurorinë e Posaç...
Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin për dhënien e 17 apartamenteve për familjarët e viktimave të tërmetit të 26 nëntorit. Përmes këtij dekreti, Met...
LIBRAZHD- Shqipëria i dorëzon Bosnjës kryesimin e Kartës së Adriatikut. Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj në aktivitetin përmbyll...
Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në disa takime që zhvilloi me banorët e prekur nga tërmeti në zonën e Durrësit, shpalosi plani me 5 pika për të...
Tiranë- Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka publikuar konkluzionet e mbledhjes së djeshme të Këshillit të Europës, ku në to theksohet se Këshilli E...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se kryeministri Edi Rama ia ka dhënë Bazën e Mbrojtjes Civile klubit ...
Tiranë- Një debat të ashpër ka pasur dje në emisionin “Opinion” mes Alfred Pezës dhe ish-deputetit Ervin Salianji për dosjen Babale.Në fjalën e tij Salianjiu sh...
TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka komentuar vendimin e Senatit të Zvicrës për hapjen e bankave në vendin e tyre. E ftuar në emisionin “Open” në...
TIRANË- Gazetari Armand Shkullaku ka reaguar kundër Edi Ramës, në lidhje me menaxhimin e situatës pas tërmetin. I ftuar sot në emisionin “Opinion”, Shkulla...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një debat me ekonomistin Besard Kadian ka folur për pasurinë e saj. Në fjalën e s...