LIVE UPDATES
Politike

VD-Presidenti i ri, Rama ende pa emër: Kategorikisht JO! Nuk negocojmë me “non grata-n”

7 May 2022, 09:02 Nga DOSJA
VD-Presidenti i ri, Rama ende pa emër: Kategorikisht JO! Nuk negocojmë

TIRANË- Socialistët nuk thonë ende asnjë emër për presidentin e ri. Sot, nga Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama tha se PS është e hapur ndaj propozimit të një emri nga PD. Por me një kusht! Emri nuk duhet të dali në asnjë moment nga ish-kryeministri Sali Berisha, apo nga mbështetësit e tij në selinë blu.


“Ne nuk e kemi ende një emër se po ta kishim do e bënim me dije. Di që kemi qenë në 2 procese kur ata nuk i kishin dhe i kishin votat. Ne nuk ishim naivë që mendonim se do merrnim presidentin. Por ne bëmë detyrën tonë. Unë kriterin e parë do e kisha që të lindur në hënë, problemi është për emra. As nuk jemi në këtë proces për konsensus. Duam një president që nuk na turpëron kur flet për malin me Gropa. Duam që të rrezatojë përtej nesh. Figurat e PS nuk janë pjesë e kësaj, nuk mund të jenë as baballarë dhe as nëna të kombit. Nuk mund të jetë figurë politike që vjen nga rrugët e qametit. Duhet të zgjedhim dhe Avokatin e Popullit. Opozitës. E përjashtoj kategorikisht “non gratën” e madhe dhe shpurën e tij. PS nuk do të njohë asnjë vendim dhe kërkesë që buron nga andej. Të hidhen përpjetë dhe të zbresin, ne nuk do njohim asgjë nga ai burim të të keqes së madhe, jo për presidentin, por as për rojen e cilësdo godinë, por as për një hu gardhi në Lanë. E kam thënë, ajo “non gratë” nuk është në qafën e Amerikës por Shqipërisë. Është gur në qafë e Shqipërisë. Ata që i shkojnë pas, thjesht tërheqin gurin për poshtë. Shqipëria do shkojë vetëm larg. Atë të keqe e shporrëm në vitin 2013 dhe nuk ka shans të kthehet më,”-shtoi kryeministri.

FJALA E PLOTË E RAMËS:

Kam dëgjuar që thonë jo do bëjmë një letër, jo do vendosim kritere, jo të mos na përdorin, unë nuk e di çfarë duan të thonë të gjitha këto. Unë di që ne kemi qenë në dy procese. Për zgjedhjen e presidentit kur ishim në opozitë. Një proces kur ata nuk i kishin votat dhe pastaj i bënë në fund dhe një proces kur ata i kishin votat, proces që nxorri në fund president presidentit më partiak, Bujar Nishanin dhe ne nuk ishim naiv që të mendonim se duke shkuar ne atje në tryezë, do merrnim president por ne bëmë detyrën tonë. Nuk vumë as nga këto barrierat jo të bëjmë letra, jo të përcaktojmë kritere se në fund të ditës mund të përcaktosh çfarë kriteresh të duash, do dalësh te emri.

Emri është problemi, se hajde po bëjmë kritere. Unë kriterin e parë, për shembull do vendosja “Të ketë lindur në Hënë, të jetë rritur në Hënë dhe të vijë me dëshmi penaliteti të pastër nga Hëna”. Ky do ishte perfekt por nuk e ke.  Kështu që, thirrja ime për të gjithë ata që janë përfshirë në anën tjetër është “Të mos humbasim kohë me këto. Ne jemi në këtë process, jo për të larë gojën, se nuk kemi ne gojë për të larë, goja jonë është e larë”. Gojë për të larë kanë ata që jashtë nxjerrin nga mëngjesi deri në darkë… As nuk jemi në këtë proces për të bërë sikur po kërkojmë konsensus. Ne nuk na duhet konsensus, në fakt. Në na duhet një President, i cili të nderojë Shqipërinë, i  cili të normalizojë institucionin, i cili të mos na turpërojë kur del në televizion apo kur flet për Malin me Gropa. Nuk jemi në kërkim të konsesusit, por jemi në kërkim të një Presidenti apo Presidenteje që t’i plotësojë disa kushte dhe që të rrezatojë përtej nesh. Ndaj e kemi thënë dhe e përsëris që, figurat politike të Partisë Socialiste, që padiskutim për ne do ishin më të mirat e mundshme, nuk janë pjesë e kësaj, nuk mund të jenë dot pjesë e kësaj. Nuk mund të jenë as baballarë apo nëna të kombit. Ndërkohë që, nëse ata do të sjellin një propozim bindës, ne menjëherë do ta pranojmë pa asnjë problem. Por natyrisht, nuk mund të jetë figurë politike që vjen nga rrugët e qametit. Dhe ndërkohë, paralelisht, duhet të zgjedhim Avokatin e Popullit, kështu që u takon atyre të na sjellin propozimet për Avokatin e Popullit apo Avokaten e Popullit, opozitës; kur them opozitës të jem shumë i qartë që e përjashtoj kategorisht si të klasifikueshëm brenda kornizës së opozitës non-gratan e madhe dhe shpurën e tij. 

Partia Socialiste nuk do të njohë në asnjë rast dhe për asnjë arsye asnjë vendim apo kërkesë që buron nga ai drejtim. Ai është drejtim me të cilin politika e Partisë Socialiste dhe politika e Shqipërisë nuk duhet të ketë asnjë lidhje, por ne, përsa na takon, as nuk kemi dhe as nuk do të kemi asnjë lidhje. Të hidhen përpjetë, të zbresin, të rihidhen përpjetë dhe të rizbresin, ne nuk do njohim asgjë që do burojë nga asnjë lloj pretendimi, vendimmarrje, kërkese të atij burimi të së keqes së madhe të vendit tonë.

Jo për Presidentin, por as për rojen e cilësdo godinë në këtë vend jo e jo, por as për një hu gardhi për ta vënë në fund të Lanës, nuk marrim opinion nga ai burim. Me shumë keqardhje për të gjithë ata që verbërisht e e ushqejnë atë burim, që verbërisht i shkojnë mbrapa asaj shpurje, që verbërisht sot i kthejnë kurrizin të ardhmes dhe u kthejnë kurrizin fëmijëve të tyre.  E kam thënë dhe e përsëris; ajo non-grata nuk është në qafën e Amerikës, është në qafën e Shqipërisë, gur në qafën e Shqipërisë dhe ata që i shkojnë mbrapa asaj shpurjeje, thjesht tërheqin gurin për teposhtë por ne nuk do t’i lejojmë. Shqipëria do vazhdojë të ngjitet lart, kjo nuk ka diskutim sepse ka kohë që historia është parashkruar, në raport me atë të keqe, të cilën ne e shporrëm në vitin 2013 dhe e cila nuk ka shans të rikthehet më.

LAJMI KRYESOR: PS mbledh Asamblenë! Miratohet axhenda për zgjedhjet e 2023-it, ndryshohet statuti

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike asambleja e ps 7 maj 2022 edi rama asambleja e ps 7 maj 2022 edi rama

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa