30 October 2026, 17:49
Nga E.M

UKRAINË- Bashkimi Evropian është i gatshëm të angazhohet në negociata paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke theksuar se është përgatitur prej kohësh për një mundësi të tillë.
Deklarata u bë të premten nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Paula Pinho, gjatë një komunikimi me gazetarët në Bruksel.
“Ne jemi të përgatitur dhe kemi qenë duke u përgatitur për një kohë të gjatë, dhe mezi presim momentin kur Rusia do të jetë e gatshme të angazhohet në diskutime të vërteta dhe në terma realë për t’i dhënë fund kësaj lufte”, deklaroi Pinho.
Qëndrimi i Brukselit erdhi pas pyetjeve nëse Komisioni Evropian po përgatitet për një fazë të re të mundshme të negociatave dhe nëse do të ishte i gatshëm të dërgonte një përfaqësues për të marrë pjesë në bisedimet e paqes.
Deklaratat vijnë në një kohë kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës, e cila nisi në shkurt të vitit 2022 me pushtimin rus të Ukrainës, kanë marrë vëmendje të re.
Kjo pason edhe telefonatat e fundit mes udhëheqësve të Finlandës dhe Norvegjisë me presidentin rus, Vladimir Putin, të cilat kanë rikthyer në fokus mundësinë e një angazhimi diplomatik për përfundimin e konfliktit./Dosja.al
Paula Pinho
Bota
30 October 2026, 17:34
E.M
INDI- Një helikopter është rrëzuar në një luginë në Himalaje, në Indi, ku kanë humbur jetën 6 perso...
Bota
30 October 2026, 17:19
E.M
ITALI- Italia është përfshirë ditën e sotme në disa protesta masive në dhjetëra qytete në një mobilizim t&eum...
Bota
30 October 2026, 17:10
E.M
ARABI SAUDITE/ Arabia Saudite ka njoftuar masa të reja parandaluese kundër përhapjes së virusit Ebola, duke përfshirë pezullimin ...
Bota
30 October 2026, 16:55
E.M
IRAN- Një anije luksoze turistike në një udhëtim njëvjeçar rreth botës ka pezulluar operacionet për shkak të kos...
Bota
30 October 2026, 16:43
E.M
RUSI- Guvernatori lokal i rajonit Samarë të Rusisë fajësoi Ukrainën për një sulm me dron herët në mëngjes q&e...
Bota
30 October 2026, 16:11
E.M
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj një gazetari të agjencisë Reuters, pasi ky i fundit e pyeti për sh&eum...
Bota
30 October 2026, 15:43
E.M
SHBA- Papa Leoni XIV ka bërë një thirrje ndaj votuesve për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara duke...
Bota
30 October 2026, 15:35
E.M
SPANJË- Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka bërë të ditur se mes të vrarë dhe të plagosur nga tragjedia hekurudhore mes...
Bota
30 October 2026, 15:29
E.M
KINË- Kina shpreson që Gjermania të mund t’i përmbahet një politike “racionale, pragmatike dhe miqësore” ndaj K...
Bota
30 October 2026, 14:58
G.M
viktimat
BOSNJE- Një defekt teknik dyshohet se mund të ketë shkaktuar rrëzimin e helikopterit ushtarak italian në Bosnjë dhe Her...