30 October 2026, 15:35
Nga E.M

SPANJË- Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka bërë të ditur se mes të vrarë dhe të plagosur nga tragjedia hekurudhore mes dy trenave në Spanjë mund të ketë shtetas nga deri në 27 kombësi të ndryshme.
Sipas të dhënave të autoriteteve, të paktën 70 persona rezultojnë ende të zhdukur. Identifikimi i viktimave po paraqet vështirësi të mëdha, pasi deri më tani shërbimet e emergjencës kanë arritur të konfirmojnë identitetin e vetëm 13 personave.
Ndërkohë, 31 qese me mbetje trupore të pjesshme presin ende të identifikohen, duke e bërë procesin veçanërisht kompleks. Kryeministri Sanchez deklaroi se autoritetet po bashkëpunojnë ngushtë me ambasadat dhe konsullatat përkatëse, për të identifikuar shtetasit e huaj që mund të jenë prekur nga tragjedia.
Nga 110 personat që u shtruan në spital pas aksidentit, 71 janë larguar pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa 39 të tjerë vijojnë të jenë të shtruar.
Kreu i qeverisë spanjolle pranoi gjithashtu se besimi i qytetarëve te transporti hekurudhor me shpejtësi të lartë, dikur një prej burimeve të krenarisë kombëtare të Spanjës, është tronditur rëndë. Ai u zotua se qeveria do të punojë për rikthimin e besimit dhe për marrjen e masave që tragjedi të tilla të mos përsëriten.
“Detyra e qeverisë nuk është vetëm të bëjë një diagnozë të situatës, por edhe të ofrojë zgjidhje, në mënyrë që një tragjedi e kësaj përmase të mos ndodhë më kurrë. Dhe pikërisht këtë po bëjmë”, deklaroi Sanchez.
Ndërsa vijojnë operacionet e identifikimit dhe trajtimit të të plagosurve, autoritetet spanjolle po përballen me një prej tragjedive më të rënda hekurudhore, pasojat e së cilës kanë prekur qytetarë të shumë vendeve./Dosja.al
Pedro Sanchez
Bota
30 October 2026, 15:29
E.M
KINË- Kina shpreson që Gjermania të mund t’i përmbahet një politike “racionale, pragmatike dhe miqësore” ndaj K...
Bota
30 October 2026, 14:58
G.M
viktimat
BOSNJE- Një defekt teknik dyshohet se mund të ketë shkaktuar rrëzimin e helikopterit ushtarak italian në Bosnjë dhe Her...
Bota
30 October 2026, 14:45
G.M
Ushtruesja e detyrës së presidentit në Serbi, Ana Bërnabiq. Fotografi nga arkivi.
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Se...
Bota
30 October 2026, 14:42
G.M
Novaya Gazeta
RUSI- Gazeta e njohur e pavarur ruse, Novaya Gazeta, ka njoftuar ndërprerjen e aktivitetit pas presionit të vazhdueshëm nga autor...
Bota
30 October 2026, 14:40
G.M
foto ilustruese
IRAN- Lufta me Iranin po rezulton jashtëzakonisht fitimprurëse për kompanitë amerikane të naftës, pasi ato kan&e...
Bota
30 October 2026, 14:10
G.M
Óscar Puente
SPANJË- Ministri i Transportit i Spanjës, Óscar Puente, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes pas aks...
Bota
30 October 2026, 14:03
G.M
Zyrtarë Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, shtator 2024.
Lista Serbe, partia më e madh...
Bota
30 October 2026, 13:50
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se lufta me Iranin pritet të përfundojë së shpejti, pa dhënë de...
Bota
30 October 2026, 13:40
G.M
pamje
SPANJË- Hetimet për aksidentin tragjik hekurudhor në Spanjë kanë zbuluar detaje të reja shqetësuese. Një ...
Bota
30 October 2026, 12:22
G.M
Pamjet nga lart tregojnë shkatërrimet në qytetin Oleshki, të pushtuar nga Rusia.
Një mision i ndërmjetësuar nga Shtetet e B...