Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Duke folur për ndërtimet në Tiranë, Rama tha se qyetarët duhet ta dijnë se nga taksat e atyre kullave, përfitimi është shumë i lartë dhe shkon për qytetin.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama foli për problemet me ndërtimin në Tiranë, ndërsa shtoi se kryeqyteti ka mbetur pa një drejtues prej dy vitesh. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, lideri i qeverisë u shpreh se ka disa persona që nxjerrin përfitime ekonomike në pallate pa leje. Sipas tij, një qytet mund të bëhet më i shtrenjtë nga zhvillimi, por nuk mund të bëhet i paarritshëm për njerëzit që jetojnë aty.
Duke folur për ndërtimet në Tiranë, Rama tha se qyetarët duhet ta dijnë se nga taksat e atyre kullave, përfitimi është shumë i lartë dhe shkon për qytetin. Më tej, Rama u ndal tek ligjin për strehimin, për të cilin tha se ndihet i lehtësuar që Parlamenti do ta kalojë ditën e sotme. Referuar kësaj, kryeministri tha se 10 mijë familje do të përfitojnë nga kjo qasje e re për strehimin. Duke folur për taksat, Rama tha se regjimi i ri i taksimit për aparamente bosh, nuk është qasje agresive ndaj pronës, por për të ndikur përdorim dhe për të ndihmuar që tregu i qerave të ketë ofertë më të gjerë.
“Kjo është beteja jonë, të rrisim ekonominë, duke vazhduar të rrisim investimet. Jam shumë i lehtësuar që parlamenti do kalojë ligjin për strehimin. Një ligj, që ne do të kemi transformim rrënjësor ndaj qasjes së strehimit. Flasim për strehimin e përballueshëm. Nuk mund ta pranojmë si normalitet, që një çift i ri, ku të dy punojnë, kontribuojnë me taksa, përpiqen ta shohin të ardhmen në Shqipëri, ta kenë gjithmonë e më vështirë të kenë një çati. Një qytet mund të bëhet më i shtrenjtë nga zhvillimi, por nuk mund të bëhet i paarritshëm për njerëzit që jetojnë aty. Prandaj duhet PS, prandaj duhemi ne në këtë mes. Këtu ka ulëritës profesionistë që bëjnë lekë në pallate pa leje. Nuk do ta bëjmë duke luftuar tregun e pasurive të paluajtshme.
Njerëzit duhet ta dinë që nga taksat e atyre kullave, përfitimi është shumë i lartë dhe shkon për qytetin. 3 përqind shkon për strehimin. Janë 1 mijë familje që përfshihen në skemat e kredimit të lehtësuar. Në total 10 mijë familje do të përfitojnë nga kjo qasje e re për strehimin. Nëse ka një proces rindërtimi për të qenë krenar, është ai i rindërtimit në Shqipëri. Kemi problem me rindërtimin në Bashkisë së Tiranës, sepse ka dy vjet pa kokë. Një shumë e madhe nuk është vënë në lëvizje. Nga ana tjetër, ne do të përfshijmë në këtë politikë, edhe zgjerimin e stokut të banesave që ndërtohet nga fondi i strehimit. Për të rritur taksën për apartamentet bosh, duke pasur parasysh ata që janë blerës të huaj. Regjimi i ri i taksimit për aparamente bosh, nuk është qasje agresive ndaj pronës, por për të ndikur përdorim dhe për të ndihmuar që tregu i qerave të ketë ofertë më të gjerë. Apartamentet e dyta janë një gjë, vilat në bregdet janë një gjë tjetër”, tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot do të miratohet ulja e TVSH-së për 54 produkte të shportës. Gjatë...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një tjetër paketë masash ekonomike, duke njoftuar ndryshime në taksimin e karburantev...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ndryshimet e reja në paketën fiskale, ndërsa ka njoftuar edhe një sërë masa...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Ram ka deklaruar ditën e sotme se me buxhetin 2027 do të ulen çmimet për produktet e shportës. Gj...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se buxheti i vitit 2027 është një buxhet historik, i cili për herë të par&eu...
Pamje TIRANA- Kryetari i Partië Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se mazhoranca nuk ka të drejtë të merret me buxhetin, pasi nuk kan&...
Edi Rama TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Partinë Demokratike gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke komentuar q&e...
Kuvendi TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në seancën plenare, por në momentin që ai ka nisur të flasë...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke e akuzuar mazhorancën për korrupsi...
Taulant Balla TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i bëri thirrje opozitës në Kuvend që t&eu...