Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Gjatë konferencës së përbashkët me ambasadoren e Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa, Rama u shpreh se raporti i KE-së përmban dy anë të së njëjtës medalje: përparimin e madh të Shqipërisë dhe sfidat që ende kërkojnë zgjidhje. Sipas tij, problemet reale nuk duhet të zhvlerësojnë progresin e arritur, ndërsa arritjet nuk duhet të shërbejnë si arsye për të mbyllur sytë përpara problematikave.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke komentuar raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, tha se vlerësimi i progresit të vendit duhet të bëhet në mënyrë reale, duke marrë parasysh si arritjet, ashtu edhe problematikat që janë. Gjatë konferencës së përbashkët me ambasadoren e Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa, Rama u shpreh se raporti i KE-së përmban dy anë të së njëjtës medalje: përparimin e madh të Shqipërisë dhe sfidat që ende kërkojnë zgjidhje.
Sipas tij, problemet reale nuk duhet të zhvlerësojnë progresin e arritur, ndërsa arritjet nuk duhet të shërbejnë si arsye për të mbyllur sytë përpara problematikave. Kryeministri theksoi gjithashtu se një qasje e njëanshme ndaj raportit rrezikon të ushqejë ndasitë politike dhe përçarjen në vend, duke dëmtuar edhe procesin e Integrimit Europian.
"Ndërsa dialogu është jetik për bashkëjetesën demokratike dhe ne, shumica qeverisë kemi përgjegjësinë tonë të veçantë për ta mundësuar atë, sidomos me pjesë të shoqërisë që mendojnë ndryshe nga ne.Siç e shihni, nuk po flas sot vetëm për anën e ndritshme të medaljes së këtij raporti, që është në fakt më e ndritshme se asnjëherë tjetër, por edhe për anën me hije të kësaj medaljeje, jo vetëm sepse unë nuk shoh asnjë kundërshti mes faktit që Shqipëria ka bërë një përparim të madh dhe faktit që ky vend ende përballet me probleme jo të vogla. Të dyja janë të vërteta dhe të dyja përbëjnë këndvështrimin realist të Komisionit Europian për Shqipërinë, por unë po flas për të dyja sepse mendoj se kështu duhet të mësohemi ne ta shohim këtu në Shqipëri, ecurinë e vazhdueshme pozitive të vendit tonë, ku problemet reale, nuk duhet të na pengojnë të çmojmë progresin real dhe anasjelltas, progresi real nuk duhet të na mbyllë sytë përballë problemeve reale. Ndryshe, duke parë secili vetëm njërën anë të medaljes dhe duke ‘’i rënë njëri gozhdës dhe tjetri patkoit”, ushqejmë me ose pa dashje, jo vetëm ndasinë tradicionale, por edhe një përçarje që dëmton drejtpërdrejtë këtë mision të madh kombëtar të anëtarësimit në BE dhe cënon interesin tonë të përbashkët kombëtar, pikërisht sepse në këtë moment të dyja së bashku janë të lidhura me një mundësi reale historike për të kapërcyer pragun, deri dje të largët dhe të ndaluar të Europës së bashkuar.,” tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjetjet e progres-raportit për Shqipërinë, duke theksuar rëndësinë e re...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si r...
Sofia Moreira de Sousa dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me ambasadoren e Bashkimit Evropian në Tiranë, gjat&...
Ilir Meta TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta paraqiti tri kërkesa në seancën gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, ku...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa. Gjat&eum...
TIRANË- Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku zhvillohet se...
BRUKSEL- Komisioni Europian ka evidentuar një sërë problematikash në sistemin e sigurisë ushqimore në Shqipëri, duke k&...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish ftesën për dialog me studentët. Ashtu si çdo ditë tjetër...
pamjet FRANKFURT- Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga shqiptarët në Frankfurt të Gjermanisë. Siç...
BRUKSEL- Komisioni Europian ka shprehur shqetësim për mënyrën se si janë realizuar dy emërime në krye të instituci...