Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Gjyqi për Ilir Metën, Kryemadhi mbërrin në GJKKO, batuta me gazetarët: Dielli shkëlqen(VIDEO)
Seanca e mëparshme, e parashikuar për më 22 tetor u shty fillimisht për shkak të bojkotit të avokatëve. Gjykata caktoi një seancë të re më 29 tetor, e cila gjithashtu nuk u zhvillua, duke bërë që procesi të shtyhej për sot, më 5 nëntor.
5 November 2026, 10:11Nga E. D
TIRANË- Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku zhvillohet seanca e radhës e gjykimit në themel ndaj saj dhe ish-presidentit Ilir Meta. Në mbërritje, Kryemadhi nuk i ka kursyer batutat për gazetarët, duke u shprehur shkurt: “Dielli shkëlqen”.
Seanca e mëparshme, e parashikuar për më 22 tetor u shty fillimisht për shkak të bojkotit të avokatëve. Gjykata caktoi një seancë të re më 29 tetor, e cila gjithashtu nuk u zhvillua, duke bërë që procesi të shtyhej për sot, më 5 nëntor. Dosja ndaj çiftit Meta-Kryemadhi përfshin tre hetime, çështjen CEZ-DIA, kontratat e lobimit të LSI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe hetimin pasuror.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al