LIVE UPDATES
Bota

Projektligj në SHBA për të zbuluar operacionet e fshehta të Rusisë

Projektligji, i njohur si WATCH Russia Act (Ligji për Paralajmërimin e Aleatëve dhe Monitorimin e Veprimeve të Fshehta Armiqësore të Rusisë), vjen në kohën e shqetësimeve në rritje për aktet e sabotimit, sulmet kibernetike dhe operacionet e tjera të fshehta në Evropë.

19 November 2026, 16:02 Nga G.M
Projektligj në SHBA për të zbuluar operacionet e fshehta të
Një njoftim në një supermarket në Dublin, pas një sulmi kibernetik që preku frigoriferët e supermarketeve në disa vende evropiane.

 

Tre ligjvënës demokratë amerikanë propozuan një projektligj të ri, i cili do ta detyronte Departamentin amerikan të Shtetit ta informonte rregullisht Kongresin për aktivitetet e luftës hibride dhe operacionet e fshehta që i atribuohen Rusisë.

Projektligji, i njohur si WATCH Russia Act (Ligji për Paralajmërimin e Aleatëve dhe Monitorimin e Veprimeve të Fshehta Armiqësore të Rusisë), vjen në kohën e shqetësimeve në rritje për aktet e sabotimit, sulmet kibernetike dhe operacionet e tjera të fshehta në Evropë.

“Sulmet e Rusisë ndaj aleatëve tanë nuk zhvillohen gjithmonë në forma tradicionale të luftës”, tha kongresisti demokrat, Wesley Bell, më 18 nëntor, kur edhe u bë publik projektligji.

“Ligji WATCH Russia synon të sigurojë që Kongresi t’i njohë këto taktika dhe të jetë në gjendje të reagojë në mënyrë efektive”, shtoi ai.

Çfarë parasheh projektligji?

Projektligji kërkon që sekretari amerikan i Shtetit t’i dorëzojë Kongresit një raport brenda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit dhe më pas të raportojë çdo tre muaj.

Raportet do të përfshinin sulmet kibernetike, fushatat e dezinformimit, sabotimin e infrastrukturës kritike, ndërhyrjet në zgjedhje, presionin ekonomik, si dhe shkeljet e hapësirës ajrore apo të territorit të vendeve aleate. Ato do të duhej të përshkruanin aktivitetet e tilla, të identifikonin përgjegjësit, të shpjegonin qëllimet dhe pasojat e tyre, si dhe të dokumentonin masat e ndërmarra nga Uashingtoni, NATO-ja apo shtetet aleate.

Raportet do të ishin publike, por administrata amerikane do të mund të përfshinte edhe shtojca me informacione të klasifikuara. Sipas Bellit, presidenti rus, Vladimir Putin, po përdor taktika të luftës hibride për të përhapur frikë dhe për të destabilizuar demokracitë evropiane.

Kongresistja Sarah McBride, një nga hartueset e projektligjit, tha se kjo nismë do t’i ndihmonte Shtetet e Bashkuara që t’i identifikonin operacionet e fshehta të Moskës, të cilat po ndryshojnë vazhdimisht, dhe të reagonin ndaj tyre. Sipas saj, projektligji do të forconte gjithashtu mbikëqyrjen nga Kongresi dhe do të ndihmonte në mbrojtjen e sigurisë kombëtare amerikane.

Evropa u përball së fundmi me një sërë incidentesh, përfshirë edhe sulme kibernetike, që penguan funksionimin e frigoriferëve në supermarketet e disa vendeve, duke rrezikuar prishjen e ushqimeve. Po ashtu, kërcënimet e rreme për bomba shkaktuan anulimin e fluturimeve në disa vende evropiane. Megjithatë, nuk u vërtetua se Rusia qëndron pas këtyre incidenteve.

Në rastin e sulmeve ndaj frigoriferëve në rreth 700 dyqane në Francë, autoritetet franceze akuzuan më vonë Iranin. Por, udhëheqës politikë dhe agjenci të inteligjencës në disa vende të tjera evropiane e akuzuan Rusinë për sulme të tjera kibernetike dhe akte sabotimi - akuza që Kremlini i mohoi.

Kërcënim edhe për SHBA-në

Shelby Magid, zëvendësdrejtoreshë e Qendrës për Euroazinë në Këshillin Atlantik, tha për Radion Evropa e Lirë se projektligji është i rëndësishëm, sepse i trajton operacionet hibride ruse si kërcënim jo vetëm për Evropën, por edhe për Shtetet e Bashkuara.

“Ky është kërcënim edhe për sigurinë amerikane... Është shqetësim për të gjithë aleatët e NATO-s”, tha Magid.

Duke folur për atë që e cilësoi si shtim të madh të sulmeve ruse në Evropë, ajo tha se Rusia po teston deri ku mund të shkojë me veprimet e saj, pa u përballur me pasoja, ndërkohë që synon të dobësojë edhe mbështetjen e Perëndimit për Ukrainën. James Batchik, zëvendësdrejtor i Qendrës për Evropën në Këshillin Atlantik, tha se projektligji do të ndihmonte për të zbuluar përmasat e aktiviteteve të Rusisë kundër aleatëve evropianë.

“Identifikimi dhe monitorimi i sulmeve në ‘zonën gri’ do të mbeten gjithmonë sfidë. Megjithatë, përpjekja për t’i bërë publike veprimet e Rusisë kundër aleatëve tanë evropianë dhe përmasat e tyre, do të ishte një fillim i vlefshëm”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Termi “zonë gri” u referohet veprimeve armiqësore që nuk përbëjnë luftë të hapur, si sulmet kibernetike, sabotimi dhe dezinformimi.

Joshua Huminski, nënkryetar i lartë për siguri kombëtare dhe inteligjencë në Qendrën për Studimin e Presidencës dhe Kongresit, tha se raportimet e rregullta të Qeverisë do t’i ndihmonin ligjvënësit amerikanë të merrnin vendime më të informuara për ndarjen e fondeve, dhënien e autorizimeve dhe masat politike. Huminski paralajmëroi, gjithashtu, se jo çdo incident i dyshimtë në Evropë duhet t’i atribuohet automatikisht Rusisë.

“Rusia nuk qëndron domosdoshmërisht pas çdo incidenti”, tha ai.

Ai përmendi edhe një nismë të ngjashme ligjore, të propozuar në fund të vitit të kaluar, të quajtur DISRUPT Act. Ajo synonte krijimin e grupeve të posaçme qeveritare për të ekspozuar përçarjet mes Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut, të cilat bashkëpunojnë mes tyre.

Sipas Huminskit, ajo nismë nuk ka shënuar shumë përparim, por projektligji WATCH Russia tregon se interesi i Kongresit për këtë çështje po rritet. Megjithatë, ai paralajmëroi se nuk duhet pritur që projektligji të sjellë ndryshime rrënjësore në mënyrën se si SHBA-ja u përgjigjet operacioneve ruse.

Çfarë pritet të ndodhë tani?

Projektligji i është dërguar Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, ku duhet të shqyrtohet para se të hidhet në votim. Nëse miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve, ai duhet të marrë edhe miratimin e Senatit, përpara se t’i dërgohet presidentit për nënshkrim.

Por, mbetet e paqartë nëse projektligji do të miratohet, pasi kanë mbetur vetëm disa javë deri në përfundimin e mandatit të përbërjes aktuale të Kongresit. Sipas Magidit, edhe nëse projektligji nuk miratohet, vetë propozimi i tij përçon një mesazh politik: ligjvënësit amerikanë po i marrin seriozisht operacionet hibride të Rusisë dhe sigurinë e aleatëve të NATO-s./REL

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin