19 November 2026, 14:42
Nga G.M
Vladimir Putin
KINË- Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për forcimin e bashkëpunimit mes Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, duke theksuar se tri fuqitë mund të japin një kontribut të rëndësishëm në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar. Gjatë takimit trepalësh me Donald Trump dhe Xi Jinping në Shenzhen të Kinës, Putin deklaroi se bashkëpunimi mes vendeve duhet të bazohet në respektin e ndërsjellë, barazinë dhe balancimin e interesave.
"Jam i bindur se Rusia, Kina dhe SHBA-ja mund të japin një kontribut të rëndësishëm në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit global, nëse angazhohen në bashkëpunim konstruktiv dhe partneritet të bazuar në respektin e ndërsjellë", u shpreh Putin.
Kreu i Kremlinit theksoi se tri vendet nuk bashkohen vetëm nga roli i tyre si fituese të Luftës së Dytë Botërore, por edhe nga përgjegjësia e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar. Një nga temat që Putin kërkoi të diskutohej ishte edhe lufta në Ukrainë. Ai bëri të ditur se konflikti ishte trajtuar edhe gjatë takimeve të tij dypalëshe me Trump dhe Xi.
Përveç çështjeve të sigurisë, presidenti rus përmendi rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike globale dhe rajonale, si dhe sigurinë ushqimore dhe energjetike. Putin theksoi gjithashtu përgjegjësinë e tri vendeve për mbrojtjen dhe forcimin e sistemit të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Takimi në Shenzhen ishte i pari në këtë format mes liderëve të Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës./Dosja.al
Vladimir Putin
Bota
19 November 2026, 14:34
G.M
Vladimir Putin, Xi Jinping dhe Presidenti amerikan Donald Trump
KINË- Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi historik takimin trepal&eum...
Bota
19 November 2026, 14:29
G.M
Xi Jinping
KINË- Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për bashkëpunim më të madh mes Kinës, Shteteve të Bas...
Bota
19 November 2026, 14:29
E.M
SIRI- Provinca Deir ez-Zor në Siri është shoqëruar me një shpërthim këtë të enjte duke nxitur marrjen e masave eme...
Bota
19 November 2026, 14:29
E.d
Millan Radoiçiç
Millan Radoiçiqit, i dyshuar për organizimin e sulmit në Banjskë, në veri të Kosovës, iu nd...
Bota
19 November 2026, 14:15
G.M
Turqi
TURQI- Turqia po shqyrton një reformë të rëndësishme në sistemin e arsimit të lartë, duke planifikuar shk...
Bota
19 November 2026, 14:08
e.d
Sulmet në Krime
Në Shenzhen të Kinës po mbahet takimi historik mes krerëve të Kinës Xi Jinping, SHBA-së Donald Trump d...
Bota
19 November 2026, 14:08
G.M
Rohingya
MYANMAR- Deri në 10 mijë persona nga pakica myslimane Rohingya dyshohet se janë vrarë gjatë operacioneve ushtarake n&...
Bota
19 November 2026, 14:03
G.M
pamje
TANZANI- Një incident detar është regjistruar në liqenin Victoria në Tanzani, ku anija turistike MV Mwanza ësht&eum...
Bota
19 November 2026, 13:46
G.M
Aleksandar Çupiq.
Kandidati i Listës Studentore, Aleksandar Çupiq, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Serbisë me 140 vota të dep...
Bota
19 November 2026, 11:26
E.d
Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin
KINA- Takimi trepalësh mes presidentit amerikan Donald Trump, kreut të shtetit rus Vladimir Putin dhe ho...