19 November 2026, 15:34
Nga E.M

BANGLADESH- Në Bangladesh këtë të enjte kanë mbetur të vrarë katër perona ndërsa shtëpisë së të parëve të fituesit të Çmimit Nobel, Muhammad Yunus, iu vu flaka, teksa mbështetësit e ish-kryeministres së rrëzuar Sheikh Hasina bënë thirrje për një bllokim në mbarë vendin. Mes viktimave ishin tre drejtues lokalë të Partisë Nacionaliste të Bangladeshit.
Dy anëtarë të BNP-së u vranë nga një sulm i personave të paidentifikuar gjatë një parakalimi me motoçikleta të organizuar nga partia në qytetin Kalia, në distriktin jugperëndimor Narail. Duke konfirmuar vrasjet, oficeri i stacionit të policisë së Kalias, Md. Idris Ali, i tha Anadolu se hetimet ishin në vazhdim. Megjithatë, ai tha se ende nuk ishte regjistruar asnjë çështje penale.
Në një incident të veçantë, BNP-ja njoftoi në një deklaratë zyrtare se një nga drejtuesit e saj lokalë ishte vrarë të martën në mbrëmje, pas sulmeve të dyshuara nga mbështetësit e Awami League në distriktin qendror Faridpur.
Ndërkohë, persona të paidentifikuar i vunë flakën shtëpisë së të parëve të ish-kreut të qeverisë së përkohshme, Yunus, në distriktin juglindor Chattogram. Yunus, i cili fitoi Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2006 për punën e tij në fushën e mikrofinancës, drejtoi administratën e përkohshme të Bangladeshit nga gushti i vitit 2024 deri në shkurt të vitit 2026, duke mbikëqyrur tranzicionin e vendit pas rrëzimit të Hasinës dhe zgjedhjet e përgjithshme që pasuan.
Gjatë qeverisjes së saj, Yunus u shkarkua nga drejtimi i bankës Grameen në vitin 2011 dhe u përball me disa çështje gjyqësore, të cilat ai dhe mbështetësit e tij i përshkruan si të motivuara politikisht. Të paktën 72 degë të bankës Grameen, institucionit të mikrofinancës të themeluar nga Yunus, u shënjestruan gjithashtu nga sulme me zjarrvënie gjatë 10 ditëve të fundit, njoftoi banka në një deklaratë.
Situata mbeti e tensionuar në Gopalganj, qytetin e lindjes së Hasinës, ku mbështetësit e saj u vunë flakën disa stacioneve lokale të policisë, përfshirë njërin prej tyre të enjten, bëri të ditur shërbimi lokal zjarrfikës.
Sipas OKB-së, të paktën 1.400 persona u vranë dhe më shumë se 20.000 të tjerë u plagosën gjatë shtypjes së protestave nën drejtimin e Hasinës, gjatë kryengritjes./Dosja.al
Muhammed Yunus
Bota
19 November 2026, 15:20
G.M
pamje
SENEGAL- Dhjetëra persona rezultojnë të zhdukur pasi një varkë që transportonte emigrantë drejt Evropës &...
Bota
19 November 2026, 15:14
G.M
Hakan Fidan
TURQI- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka deklaruar se Turqia synon të forcojë bashkëpunimin me Greqinë dhe ...
Bota
19 November 2026, 14:56
G.M
Studentë duke marrë pjesë në një ceremoni diplomimi në Shangai, Kinë. Foto ilustruese nga arkivi.
KOSOVA- Këto jan&eum...
Bota
19 November 2026, 14:52
E.d
Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin
Takimi i parë trepalësh mes presidentit amerikan, Donald Trump, presidentit kinez, Xi Jinping, dhe pres...
Bota
19 November 2026, 14:49
E.M
BERLIN- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në Berlin, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në samitin e K...
Bota
19 November 2026, 14:49
G.M
Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping
KINË- Presidentët Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping kanë publikuar një deklaratë...
Bota
19 November 2026, 14:42
G.M
Vladimir Putin
KINË- Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për forcimin e bashkëpunimit mes Rusisë, Shteteve të Bas...
Bota
19 November 2026, 14:34
G.M
Vladimir Putin, Xi Jinping dhe Presidenti amerikan Donald Trump
KINË- Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi historik takimin trepal&eum...
Bota
19 November 2026, 14:29
G.M
Xi Jinping
KINË- Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për bashkëpunim më të madh mes Kinës, Shteteve të Bas...
Bota
19 November 2026, 14:29
E.M
SIRI- Provinca Deir ez-Zor në Siri është shoqëruar me një shpërthim këtë të enjte duke nxitur marrjen e masave eme...