Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Të dyja lëndët janë hapur pas kallëzimeve penale të paraqitura nga avokati Ivan Niniq. Kundër Orlliqit dhe zyrtarëve të tjerë të BIA-s është dorëzuar kallëzim për veprat penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe cenimit të së drejtës së votës.
Prokuroria Publike për Krim të Organizuar e Serbisë njoftoi të enjten, më 5 nëntor, se ka hapur lëndë kundër drejtorit të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Vlladimir Orlliq, si dhe kundër ministrit të Drejtësisë, Nenad Vujiq, lidhur me cenimin e së drejtës së votës në zgjedhje.
Të dyja lëndët janë hapur pas kallëzimeve penale të paraqitura nga avokati Ivan Niniq. Kundër Orlliqit dhe zyrtarëve të tjerë të BIA-s është dorëzuar kallëzim për veprat penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe cenimit të së drejtës së votës.
Rasti ka të bëjë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare që Serbia mbajti më 25 tetor. Zgjedhjet i fitoi Lista Studentore - konfigurimi politik që doli nga protestat antiqeveritare të udhëhequra nga studentët në Serbi - duke rrëzuar nga pushteti pas 14 vjetësh ish-presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Avokati Niniq shkroi në X se ka paraqitur kallëzim penal kundër Orlliqit dhe drejtuesve të Qendrës së Katërt Rajonale të BIA-s në Kragujevc, “për shkak të imponimit të detyrimit të punës për punonjësit e BIA-s që të mbledhin vota për Partinë Përparimtare Serbe [të Vuçiqit], përmes formularëve të kësaj partie, si detyrim pune”.
Prokuroria serbe për Krim të Organizuar tha se, të mërkurën, i ka dërguar një kërkesë Shërbimit për Luftimin e Krimit të Organizuar, që është në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, për të verifikuar pretendimet e paraqitura në kallëzimin penal, si dhe për të zhvilluar intervista me personat ndaj të cilëve është paraqitur kallëzim.
Një kallëzim tjetër penal është dorëzuar kundër ministrit të Drejtësisë, Vlladimir Vujiq, drejtorit të Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Mille Jandriq, këshilltares së posaçme të ministrit të Drejtësisë, Millica Radonjiq, si dhe 60 personave të tjerë.
Në mesin e tyre ka drejtues të disa institucioneve korrektuese dhe burgjeve në territorin e Serbisë, funksionarë të lartë, përfaqësues dhe aktivistë të paidentifikuar të Partisë Përparimtare Serbe.
Në kallëzim pretendohet se ata kanë kryer veprat penale të bashkimit me qëllim të kryerjes së veprave penale, keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, dhënies dhe marrjes së ryshfetit në lidhje me votimin, mbledhjes së paautorizuar të të dhënave personale, punës së pakujdesshme në detyrë, si dhe diskriminimit racor dhe formave të tjera të diskriminimit.
Avokati Niniq publikoi fotografi për të cilat pretendon se përbëjnë “prova të pakundërshtueshme materiale, në mbështetje të kallëzimit penal dhe të veprimtarisë së grupit të ministrit Vujiq”, lidhur me votimin në burgje.
Prokuroria Publike për Krim të Organizuar tha se edhe për këtë rast i ka dërguar kërkesë Shërbimit për Luftimin e Krimit të Organizuar, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore për verifikimin e pretendimeve të paraqitura në kallëzimin penal.
Këtu përfshihet edhe mbledhja e informatave nga të gjithë personat ndaj të cilëve është paraqitur kallëzim penal, si dhe nga persona të tjerë që mund të kenë njohuri për ngjarjet e përshkruara në të./REL
Udhëheqësi kinez, Xi Jinping, ish-presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe presidenti rus, Vladimir Putin. Humbja e thellë zgjedhor...
Ueno Bank PARAGUAJ- Paraguaji po përballet me një krizë të rëndë bankare dhe politike pas ndërhyrjes së Bank&eu...
Jon Ossoff SHBA- Senatori demokrat nga Xhorxhia, Jon Ossoff, po shfaqet si një nga emrat më të fortë të mundshëm për...
foto ilustruese AUSTRALI- Shefi i kuzhinës, Davide Tamburella, u përball me një konflikt me drejtuesit e restorantit La Costa në Brisbane,...
SHBA- Një festë ditëlindjeje në Kaliforni të SHBA-së u kthye në një ngjarje të trishtë, pasi një 97-vje&...
IZRAEL- Partitë arabe me 19 mandate mund të bëhen vendimtare për ndryshimin e pushtetit në Izrael-Eisenkoti përballet me kund&eum...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për kalimin në administrim të përkohshëm...
POLONI- Një mbështetëse në luftën e Ukrainës, fqinje në luftën e saj kundër Rusisë, pohoi këtë t&eu...
Elpidoforos SHBA- Një shumë rekord prej 700 mijë dollarësh u mblodh në Nju Jork gjatë darkës së organizuar p&eu...
SHBA- Astronauti i NASA-s, Anil Menon, ka bërë të ditur se ai dhe kolegët e tij, Luke Delaney dhe Jessica Watkins, kanë votuar n...