5 November 2026, 16:47
Nga G.M
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për kalimin në administrim të përkohshëm të aseteve të kompanisë japoneze Japan Tobacco International (JTI) në Rusi. Sipas vendimit, aksionet e katër kompanive ruse të lidhura me grupin JTI, konkretisht JTI Donskoy Tabak, Petro, JTI Yelets dhe Kres Neva, do të kalojnë nën administrimin e kompanisë ruse Promyshlennye Aktivy.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, dekreti përfshin 100% të aksioneve të kompanisë Petro, e cila është në pronësi të JTI Investments Sarl. Arsyeja e këtij vendimi nuk është bërë e ditur zyrtarisht. Japan Tobacco është e pranishme në tregun rus që prej vitit 1999 dhe ka zgjeruar aktivitetin e saj ndër vite përmes investimeve dhe blerjeve të kompanive vendase. Katër kompanitë e përfshira në dekret mbulojnë prodhimin e produkteve të duhanit dhe përpunimin e lëndëve të para.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur Moska ka vendosur nën administrim të përkohshëm edhe asetet e disa kompanive të tjera të huaja, mes tyre Nestlé, Metro dhe Auchan. Ndërkohë, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Japonisë vijojnë të jenë të tensionuara, veçanërisht pas mbështetjes së Tokios ndaj Ukrainës. Vendimi i ri shton pasigurinë për aktivitetin e kompanive të huaja në tregun rus./Dosja.al
vladimir putin
Bota
5 November 2026, 15:55
E.M
POLONI- Një mbështetëse në luftën e Ukrainës, fqinje në luftën e saj kundër Rusisë, pohoi këtë t&eu...
Bota
5 November 2026, 15:32
G.M
Elpidoforos
SHBA- Një shumë rekord prej 700 mijë dollarësh u mblodh në Nju Jork gjatë darkës së organizuar p&eu...
Bota
5 November 2026, 15:28
E.M
SHBA- Astronauti i NASA-s, Anil Menon, ka bërë të ditur se ai dhe kolegët e tij, Luke Delaney dhe Jessica Watkins, kanë votuar n...
Bota
5 November 2026, 15:27
G.M
foto ilustruese
BRUKSEL- Serbia dhe Kosova kanë shënuar stanjacion dhe regres në rrugën e tyre drejt integrimit evropian, sipas vle...
Bota
5 November 2026, 15:27
E.d
Foto ilustruse
UKRAINA- Shtatë persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur nga sulmet ukrainase në rajonin e Luhanskut...
Bota
5 November 2026, 15:07
G.M
pamje
BRAZIL- Një tornado e fuqishme ka përfshirë jugun e Brazilit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastruktu...
Bota
5 November 2026, 15:04
E.d
Foto ilustruse
Një plan për dëbimin e dhjetëra shtetasve afganë nga Shtetet e Bashkuara është pezulluar përkohësi...
Bota
5 November 2026, 15:01
E.M
TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA duke pohuar se këto zgjedhje do të...
Bota
5 November 2026, 14:49
E.M
DUBLIN- Rreth 18 fluturime në disa vende të Evropës janë prekur nga kërcënime me bomba gjatë ditës së sotme, duke ...
Bota
5 November 2026, 14:01
E. D
IRAN- Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë shkëmbyer kërcënime për javë të tëra, ani pse po vazhdojnë përpjekje...