5 November 2026, 17:40
Nga G.M
foto ilustruese
AUSTRALI- Shefi i kuzhinës, Davide Tamburella, u përball me një konflikt me drejtuesit e restorantit La Costa në Brisbane, pasi refuzoi disa herë të përgatiste pica me proshutë dhe ananas, duke argumentuar se ky kombinim ishte fyes për kulturën italiane.
Sipas raportimve nga mediat e huaja, ngjarja u bë objekt diskutimi pasi restoranti kishte marrë një porosi për një aktivitet me vlerë mbi 15 mijë dollarë australianë, ku klienti kishte kërkuar pikërisht pica me ananas. Pronari i restorantit, Elliot Ingram, tha se kjo nuk ishte hera e parë që kuzhinieri kundërshtonte një kërkesë të tillë, pasi kishte refuzuar ta përgatiste këtë picë edhe në dy raste të mëparshme. Pas një takimi me drejtuesit, Tamburella u pushua nga puna më 20 maj.
Ai kundërshtoi vendimin përmes një ankese pranë Komisionit Australian të Marrëdhënieve të Punës, por kërkesa e tij u rrëzua për shkak se ishte paraqitur jashtë afatit ligjor. Në vendimin për pushimin nga puna ishin përmendur edhe shqetësime të tjera lidhur me sjelljen e tij në ambientin e punës. Rasti riktheu në vëmendje debatin e vjetër mbi vendin që duhet të ketë ananasi në picë, një kombinim që vazhdon të ndajë opinionet mes adhuruesve të kësaj recete dhe mbështetësve të traditës italiane./Dosja.al
itali
Bota
5 November 2026, 17:24
G.M
SHBA- Një festë ditëlindjeje në Kaliforni të SHBA-së u kthye në një ngjarje të trishtë, pasi një 97-vje&...
Bota
5 November 2026, 16:53
G.M
IZRAEL- Partitë arabe me 19 mandate mund të bëhen vendimtare për ndryshimin e pushtetit në Izrael-Eisenkoti përballet me kund&eum...
Bota
5 November 2026, 16:47
G.M
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për kalimin në administrim të përkohshëm...
Bota
5 November 2026, 15:55
E.M
POLONI- Një mbështetëse në luftën e Ukrainës, fqinje në luftën e saj kundër Rusisë, pohoi këtë t&eu...
Bota
5 November 2026, 15:32
G.M
Elpidoforos
SHBA- Një shumë rekord prej 700 mijë dollarësh u mblodh në Nju Jork gjatë darkës së organizuar p&eu...
Bota
5 November 2026, 15:28
E.M
SHBA- Astronauti i NASA-s, Anil Menon, ka bërë të ditur se ai dhe kolegët e tij, Luke Delaney dhe Jessica Watkins, kanë votuar n...
Bota
5 November 2026, 15:27
G.M
foto ilustruese
BRUKSEL- Serbia dhe Kosova kanë shënuar stanjacion dhe regres në rrugën e tyre drejt integrimit evropian, sipas vle...
Bota
5 November 2026, 15:27
E.d
Foto ilustruse
UKRAINA- Shtatë persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur nga sulmet ukrainase në rajonin e Luhanskut...
Bota
5 November 2026, 15:07
G.M
pamje
BRAZIL- Një tornado e fuqishme ka përfshirë jugun e Brazilit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastruktu...
Bota
5 November 2026, 15:04
E.d
Foto ilustruse
Një plan për dëbimin e dhjetëra shtetasve afganë nga Shtetet e Bashkuara është pezulluar përkohësi...