Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas tyre, kjo lëvizje nuk është thjesht një protestë kundër një qeverie, por është një revoltë kundër një modeli të krijuar nga Edi Rama që u ka vjedhur të rinjve shpresën.
TIRANA- Partia Demokratike ka reaguar pas protestave masive që kanë përfshirë vendin. Përmes një deklarate zyrtare, Grupi Parlamentar i PD-së ka bërë me dije se PD qëndron krah studentëve, e cila refuzon të pranojë, sipas tyre keqqeverisjen, arrogancën, korrupsionin dhe kapjen e shtetit nga pushteti i Edi Ramës. Sipas tyre, kjo lëvizje nuk është thjesht një protestë kundër një qeverie, por është një revoltë kundër një modeli të krijuar nga Edi Rama që u ka vjedhur të rinjve shpresën.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe vetshpërndarjen e Parlamentit aktual, i cili sipas tyre, nuk mund të pretendojë se përfaqëson normalisht vullnetin e qytetarëve përballë krizës së besimit dhe kërkesës për ndryshim. Në fund, ata thanë se studentët nuk kanë nevojë për leksione arrogance, as për premtime të radhës, por meritojnë përgjigje, përgjegjësi dhe ndryshim real.
DEKLARATË E GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE.
Prej 48 orësh, Shqipëria po përjeton lëvizjen më të fuqishme studentore të 35 viteve të fundit. Kjo është përgjigjja e një brezi që refuzon të pranojë më tej keqqeverisjen, arrogancën, korrupsionin dhe kapjen e shtetit nga pushteti i Edi Ramës.
Kjo lëvizje nuk është thjesht një protestë kundër një qeverie. Është një revoltë kundër një modeli të krijuar nga Edi Rama që u ka vjedhur të rinjve shpresën, u ka cenuar qytetarëve besimin dhe po e largon Shqipërinë gjithnjë e më shumë nga e ardhmja europiane.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është dhe do të mbetet pa asnjë ekuivok në krah të studentëve, nxënësve, të rinjve dhe të rejave, si dhe të çdo qytetari që ngrihet për dinjitet, drejtësi dhe një Shqipëri më të mirë.
Ne dënojmë fuqimisht dhunën shtazarake të Edi Ramës ndaj studentëve, që kanë kulmuar me thyrje të këmbëve, koçkave, fraktura të rënda në kokë, dhe dëmtime të tjera shumë të rënda.
Në këto momente, detyra jonë politike dhe qytetare është e qartë: të jemi pranë protestuesve, të mbështesim kërkesat e tyre dhe të dëgjojmë zërin e një brezi që nuk pranon më të trajtohet me përbuzje nga pushteti.
Kur studentët janë në rrugë, kur universitetet përballen me bojkotin dhe kur kërkesat e tyre kërkojnë përgjigje politike, institucionet nuk mund të sillen sikur asgjë nuk po ndodh. Nuk mund të ketë normalitet parlamentar përballë një krize të thellë politike dhe shoqërore, ndërsa zëri i qytetarëve shpërfillet dhe kërkesat e tyre mbeten pa përgjigje.
Për ne, mesazhi është i qartë: studentët në rrugë, deputetët e opozitës në krah të tyre. Nuk mund të ketë fasadë normaliteti institucional kur qytetarët kërkojnë ndryshim dhe pushteti zgjedh të mos i dëgjojë.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike mbështet kërkesat politike për ndryshim dhe, në këtë moment vendimtar, qëndron përkrah kërkesave për:
Dorëheqje e menjëhershme e qeverisë së Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare, me mision të vetëm përgatitjen dhe garantimin e zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme.
Menjëherë më pas, vetshpërndarjen e Parlamentit aktual, i cili nuk mund të pretendojë se përfaqëson normalisht vullnetin e qytetarëve përballë krizës së besimit dhe kërkesës për ndryshim.
Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga një pushtet që e sheh çdo protestë si kërcënim dhe çdo kërkesë për llogaridhënie si sulm ndaj vetes.
Studentët nuk kanë nevojë për leksione arrogance, as për premtime të radhës. Ata meritojnë përgjigje, përgjegjësi dhe ndryshim real.
Sot, përgjegjësia është e qartë: të dëgjohet zëri i qytetarëve dhe t’i hapet rrugë një zgjidhjeje politike që i kthen vendit legjitimitetin demokratik.
Grupi Parlamentar i Partise Demokratike do të jetë në krah të qytetarëve që kërkojnë ndryshim. Sepse Shqipëria nuk mund të jetë pronë e një njeriu, e një qeverie apo e një pushteti. Shqipëria u përket qytetarëve të saj./Dosja.al
SPAK TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar telefonin e Ermal Gjinajt, bashkëshortit t...
Foto ilustruse TIRANA- Protestat e studentëve në Tiranë kanë sjellë zhvillime të reja edhe në aktivitetin parlamentar, pasi...
Diella TIRANA- Shqipëria po tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare për përdorimin e inteligjencës artificiale në...
Pamje TIRANA- Kuvendi zhvillon sot në orën 10:00 seancën plenare të radhës, ndërsa studentët priten të zhvillojnë...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar për protestat dhe incidentet e regjistruara në Tiranë. Përmes një video t...
TIRANË- “Ultimatum. Rama, nesër deri në orën 13:00 duhet të japë dorëheqjen”, ky është paralajmër...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se PD-ja do të vijojë të mbështesë studentë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se studentët kanë arsye të forta për të pr...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar për protestat studentore në Tiranë, duke deklaruar se situat...
TIRANË- Situata është përshkallëzuar edhe te Komisariati nr 3, ku disa deputetë të opozitës nuk janë lejuar të...