13 October 2026, 21:08
Nga E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dënuar dhunën policore gjatë protestës së studentëve në Tiranë. Përmes një reagimi zyrtar ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të personave të ndaluar dhe ndëshkimin e përgjegjësve.
Bardhi e cilësoi ndërhyrjen e policisë si të papranueshme dhe theksoi se studentët po ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për protestë. Bardhi pretendon se ndryshe nga deklarimet e qeverisë, në spital nuk kishte punonjës policie të shtruar, ndërsa të paktën tre qytetarë po merrnin trajtim mjekësor për dëmtime serioze.
Reagimi i plotë:
Dënojmë me forcën më të madhe dhunën e egër të policisë së narkoshtetit kundër studentëve, të cilët janë duke ushtruar të drejtën kushtetuese për protestë.
Aktualisht në Spitalin e Traumës ku ndodhen kolegët deputetë Jorida Tabaku dhe Tritan Shehu, ndryshe ngasa mashtroi Qeveria, nuk ka asnjë punonjës policie të shtruar në spital, ndërkohe që ka të paktën 3 qytetarë me dëmtime serioze që po marrin trajtim mjekësor.
I bëjmë thirrje çdo studenti dhe studenteje, çdo qytetari të lirë, të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, pa dallim partie dhe ideologjie, që ashtu si në vitin 1991, t’i bashkohet rinisë studentore.
Theksojmë se kërkesat e studentëve dhe të pedagogëve dhe qytetarve janë të drejta dhe ne i mbështesim plotësisht. Gjithashtu, për këto kërkesa dhe për shumë të tjera, të fermerëve, minatorëve, fasonëve, profesioneve të lira, ka vetëm një zgjidhje: largim i menjëhershëm i Edi Ramës, kreut të narkoshtetit.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve në mënyrë të paligjshme dhe dënimin e autorëve dhe urdhëruesve të dhunës shtazore!/Dosja.al
Gazment Bardhi
Politike
13 October 2026, 19:11
Edi Rama
LUKSEMBURG- Shqipëria ka mbyllur përkohësisht një tjetër kapitull të negociatave të anëtarësimit në...
Politike
13 October 2026, 18:40
G.M
Thomas Byrne
TIRANË- Ministri i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Mbrojtjen i Irlandës Thomas Byrne, deklaroi se Shqipëria du...
Politike
13 October 2026, 18:31
E.d
Edi Rama
LUKSEMBURG- Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për projektin e Jared Kushner në Zvërnec dhe procesin e integrimit europian, gjat&eum...
Politike
13 October 2026, 18:18
E.d
Marta Kos
LUKSENBURG- Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos përgëzoi Shqipërinë për përparimin në procesin e...
Politike
13 October 2026, 18:14
E.d
Edi Rama
LUKSEMBURG- Shqipëria hap grupkapitullin e katërt të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, atë ...
Politike
13 October 2026, 18:05
G.M
Ervin Demo
TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Demo, ka reaguar pas përplasjeve mes policisë dhe studentëve gjatë protestës ...
Politike
13 October 2026, 17:59
E.d
Edi Rama
LUKSENBURG- Shqipëria mbyll sot negociatat për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, në kuadër...
Politike
13 October 2026, 17:50
G.M
Edi Rama dhe Luc Frieden
LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama është takuar në Luksemburg me homologun e tij Luc Frieden, ku diskutuan p&eum...
Politike
13 October 2026, 17:50
G.M
Edi Rama dhe Luc Frieden
LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama është takuar në Luksemburg me homologun e tij Luc Frieden, ku diskutua...
Politike
13 October 2026, 17:22
E.d
Pamje
TIRANA- Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar për protestën e zhvilluar përpara ministrisë së Ar...