17 October 2026, 10:30
Nga E. D

TIRANË- 10 persona janë arrestuar dhe 22 të tjerë janë proceduar penalisht në vijim të veprimeve hetimore për protestën e zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet, ku të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama. Sipas njoftimit të policisë, personat e arrestuar janë kapur duke hedhur gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit.
Si pasojë e këtyre veprimeve, sipas Policisë, janë shkaktuar dëmtime fizike ndaj efektivëve, si dhe dëme materiale në godinën e Ministrisë së Arsimit dhe në sinjalistikën rrugore. Të arrestuarit janë: Klers Baci, Livia Losha Julien Williams, Majkell Jajaj, Romario Bodoj, Elvis Xhafa, Ezekiel Belegu, Enrik Voka, Klejdi Spaho, Klejvi Balla.
Po ashtu, policia bën të ditur se gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë janë dëmtuar gjithsej 8 punonjës të Policisë. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit, K. B., 20 vjeç; L. L., 18 vjeçe; J. W., 37 vjeç; M. J., 28 vjeç; R. B., 30 vjeç; E. Xh., 23 vjeç; E. B., 19 vjeç; E. V., 21 vjeç; K. S., 20 vjeç dhe K. B., 18 vjeç;
-u proceduan penalisht 22 shtetas.
Këta shtetas janë kapur duke qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e Policisë dhe duke shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore.
Gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar 8 punonjës Policie. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
policia e tiranes protesta studentore
Aktualitet
17 October 2026, 10:11
E. D
TIRANË- Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohen seancat për caktimin e masave të sigurisë për personat e arrestuar gjat&eum...
Aktualitet
17 October 2026, 09:47
E. D
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 24 persona kanë marrë trajtim mjekësor pas protestës së 16 tetorit...
Aktualitet
17 October 2026, 09:39
E. D
Muhamet Skana
TIRANË- Motra e të riut, Muhamet Skana, që u përplas dhunshëm nga një efektiv policie dhe më pas u godit me s...
Aktualitet
17 October 2026, 08:38
E. D
TIRANË- Gazeta franceze Le Monde i ka kushtuar një artikull protestave në vendin tonë, duke theksuar se ajo që po ndodh me tubime...
Aktualitet
17 October 2026, 08:22
E. D
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka njoftuar se po monitoron situatën e krijuar gjatë protestave të zhvilluara n&eu...
Aktualitet
17 October 2026, 08:14
E. D
pamjet nga protesta
TIRANË- Agjencia spanjolle e lajmeve EFE i ka kushtuar një artikull situatës në vend, duke raportuar për k&e...
Aktualitet
17 October 2026, 07:32
E. D
Këtë vit ardhja e turistëve të huaj ka ndryshuar peshën e konsumit për produktet e shportës ushqimore. Makaronat dhe orizi z...
Aktualitet
17 October 2026, 07:20
E. D
TIRANË- Për dekada, pasuritë minerale të Shqipërisë janë parë kryesisht përmes sasisë së nxjerrë ng...
Aktualitet
17 October 2026, 07:15
E. D
Vendi ynë do të ndikohet gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të ...
Aktualitet
16 October 2026, 22:57
E. D
pamjet nga protesta
TIRANË- Protesta e studentëve në Tiranë, në ditën e katërt të tubimeve kundër qeverisë R...