17 October 2026, 08:22
Nga E. D

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka njoftuar se po monitoron situatën e krijuar gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, me fokus evidentimin dhe verifikimin e çdo rasti të dyshuar për shkelje ligjore nga punonjësit e Policisë së Shtetit gjatë ushtrimit të detyrës.
Në kuadër të këtij procesi, punonjës të AMP-së kanë qenë të pranishëm në terren gjatë zhvillimit të protestave, duke evidentuar raste konkrete. Me anë të një njoftimi, AMP thekson se ka administruar materiale filmike të transmetuara nga mediat audiovizive, si dhe pamje të publikuara në rrjetet sociale.
Të gjitha materialet e administruara do t’i nënshtrohen analizës dhe verifikimit përkatës, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të çdo rasti dhe përcaktimin e përgjegjësive, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Për rastet e evidentuara, AMP po vijon veprimet në përputhje me kompetencat e saj ligjore, në bashkëpunim dhe koordinim me strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, për shkëmbimin e informacionit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjeve, pa cenuar pavarësinë e procesit të verifikimit dhe hetimit.
Njoftimi i AMP:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka monitoruar situatën e krijuar gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, me fokus evidentimin dhe verifikimin e çdo rasti të dyshuar për shkelje ligjore nga punonjësit e Policisë së Shtetit gjatë ushtrimit të detyrës. Në kuadër të këtij procesi, punonjës të AMP-së kanë qenë të pranishëm në terren gjatë zhvillimit të protestave, duke evidentuar raste konkrete.
Gjithashtu, AMP ka administruar materiale filmike të transmetuara nga mediat audiovizive, si dhe pamje të publikuara në rrjetet sociale. Të gjitha materialet e administruara do t’i nënshtrohen analizës dhe verifikimit përkatës, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të çdo rasti dhe përcaktimin e përgjegjësive, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Për rastet e evidentuara, AMP po vijon veprimet në përputhje me kompetencat e saj ligjore, në bashkëpunim dhe koordinim me strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, për shkëmbimin e informacionit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjeve, pa cenuar pavarësinë e procesit të verifikimit dhe hetimit. Për rastet kur janë evidentuar të dhëna që përmbajnë elemente të veprave penale, veprimet procedurale vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
AMP mbetet e angazhuar në përmbushjen me përgjegjësi të misionit të saj ligjor, përmes pranisë aktive në terren, monitorimit të vazhdueshëm dhe verifikimit të çdo rasti që lidhet me ushtrimin e detyrës nga punonjësit e Policisë së Shtetit. Agjencia do të vijojë të bashkëpunojë me institucionet përgjegjëse, duke garantuar paanshmërinë, llogaridhënien dhe zbatimin e ligjit, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve./Dosja.al
AMP protesta studentore
Aktualitet
17 October 2026, 08:14
E. D
pamjet nga protesta
TIRANË- Agjencia spanjolle e lajmeve EFE i ka kushtuar një artikull situatës në vend, duke raportuar për k&e...
Aktualitet
17 October 2026, 07:32
E. D
Këtë vit ardhja e turistëve të huaj ka ndryshuar peshën e konsumit për produktet e shportës ushqimore. Makaronat dhe orizi z...
Aktualitet
17 October 2026, 07:20
E. D
TIRANË- Për dekada, pasuritë minerale të Shqipërisë janë parë kryesisht përmes sasisë së nxjerrë ng...
Aktualitet
17 October 2026, 07:15
E. D
Vendi ynë do të ndikohet gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të ...
Aktualitet
16 October 2026, 22:57
E. D
pamjet nga protesta
TIRANË- Protesta e studentëve në Tiranë, në ditën e katërt të tubimeve kundër qeverisë R...
Aktualitet
16 October 2026, 22:40
G.M
foto ilustruese
VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në bulevardin 'Lef Sallata', në qytetin e Vlo...
Aktualitet
16 October 2026, 22:26
G.M
Ambasada Amerikane
TIRANË- Ambasada Amerikane ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në kryeqytet, duke u bërë thirrje ...
Aktualitet
16 October 2026, 22:20
E. D
pamjet
TIRANË- Protestuesi, Muhamet Skana, i cili u godit nga një efektiv policie dhe u përplas me kokë në asfalt ndodhet n&eum...
Aktualitet
16 October 2026, 22:09
E. D
protestuesit
TIRANË- Të rinjtë kanë rrëfyer atë që ndodhi në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku pro...
Aktualitet
16 October 2026, 22:02
G.M
pamje
TIRANË- Protestuesit janë rikthyer pranë godinës së Kryeministrisë, duke u afruar deri te dera e saj, pasi a...