31 October 2026, 18:04
Nga E.d
Autori i vrasjes, Daniele Sartini
ITALI- Gjykata e Forlit në Itali ka konfirmuar arrestimin e Daniele Sartinit, 29-vjeçarit nga Longiano, i akuzuar për vrasjen e shqiptarit Denaldo Maxhalaku, 31 vjeç. Sipas mediave italiane, Sartini është i vetmi person nën hetim për vrasjen e 31-vjeçarit shqiptar, trupi i të cilit u gjet në fund të një pusi në zonën Felloniche, në Longiano, pas 21 ditësh nga momenti i krimit.
Gjatë daljes para gjyqtarit hetues, 29-vjeçari ka pranuar sërish autorësinë e vrasjes, duke pretenduar se kishte vepruar nga frika për jetën e tij dhe të familjarëve. Hetuesit dyshojnë se ngjarja ka ndodhur më 7 tetor, pas një konflikti mes dy personave për një borxh prej 1,500 eurosh, që lidhej me shitjen e kokainës.
Sipas dëshmisë së dhënë nga Sartini, Denaldo kishte shkuar në banesën e tij për të kërkuar paratë. Pas një debati mes tyre, i dyshuari ka marrë një armë zjarri dhe, pasi shqiptari ishte futur në automjetin e tij, e ka qëlluar tri herë përmes xhamit të makinës.
Më pas, ai dyshohet se ka transportuar trupin e viktimës dhe e ka hedhur në një pus pranë banesës, ndërsa më vonë ka djegur automjetin e shqiptarit në përpjekje për të zhdukur gjurmët.
Një nga elementet kryesore që çoi në identifikimin e autorit të dyshuar ishin të dhënat e telefonit të tij celular. Përmes regjistrimeve telefonike dhe analizimit të lëvizjeve, hetuesit arritën të rindërtonin itinerarin e 29-vjeçarit para dhe pas ngjarjes.
Prokurori i Forlì-t, Enrico Cieri, deklaroi se nga hetimet paraprake dyshohet që Sartini ka vepruar i vetëm, pa ndihmën e personave të tjerë. Ai theksoi gjithashtu se përgjegjësia penale mbetet për t'u përcaktuar nga procesi gjyqësor. Ndërkohë, autoritetet italiane po përgatiten për zhvillimin e një gjykimi të përshpejtuar, ndërsa autopsia e trupit të 31-vjeçarit është planifikuar të kryhet të hënën.
Denaldo Maxhalaku ishte me origjinë shqiptare, jetonte në Gatteo dhe punonte si piktor. Ai la pas bashkëshorten e tij 20-vjeçare dhe vajzën e vogël vetëm një vjeçe. Gruaja e tij kishte denoncuar më herët zhdukjen, duke treguar se e priste bashkë me vajzën në shtëpi dhe se Denaldo ishte një bashkëshort i përkushtuar dhe baba i dashur./Dosja.al
itali Daniele Sartini Denaldo Maxhalaku
Aktualitet
31 October 2026, 17:45
E.M
TIRANË- Pas tensioneve para Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në rrugën “Myslym Shyri”, ku kanë bllokuar q...
Aktualitet
31 October 2026, 17:44
E.d
Pamje
TIRANA- Situata në rrugët e Tiranës është përshkallëzuar, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe forcave t&...
Aktualitet
31 October 2026, 17:35
E.d
Pamje
TIRANA- Tubimi para Kryeministrisë, është shoqëruar me tensione, pasi pas incidenteve të regjistruara gjatë protest&e...
Aktualitet
31 October 2026, 17:30
E.M
TIRANË- Situata gjatë protestës në Tiranë është përshkallëzuar pranë godinës së Kryeministris&...
Aktualitet
31 October 2026, 17:20
E.d
Thomas Qirjaj
ITALI- Një aksident tragjik në Itali i ka marrë jetën 20-vjeçarit shqiptar Thomas Qirjaj, i cili ndërroi j...
Aktualitet
31 October 2026, 17:15
E.M
TIRANË- Tensionet e protestës janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të ...
Aktualitet
31 October 2026, 16:59
E.M
TIRANË- Një protestues që ndodhej para Kryeministrisë ka bërë deklarata të forta kundër qeverisë Rama dhe opozit&e...
Aktualitet
31 October 2026, 16:53
E.M
TIRANË- Në Kryeministri aty ku janë zhvendosur edhe protestuesit disa qytetarë kanë gjuajtur me llastiqe drejt godinës.
Nd&...
Aktualitet
31 October 2026, 16:41
E.d
Pandeli Dervishi
ANGLI- Një 24-vjeçar shqiptar është dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Kurorës në Leicester, ...
Aktualitet
31 October 2026, 16:28
E.M
TIRANË- Në Kryeministri janë vendosur autobotë me ujë me presion, forca policie të shtuara, gaz lotsjellës, dhe persona v&eu...